"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë zyrtarët e korruptuar, shumë shpejt pritet që të japin llogari. Teksa me reformën në drejtësi është rritur shpresa për luftë ndaj korrupsionit, duket se mbështetja më e madhe do jetë nga amerikanët. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi buxhetin që SHBA do të shpërndajë në 2017 për vendet aleate, bashkë me planet dhe synimet e saj gjatë këtij viti. Për Shqipërinë do akordohen 14.090.000 dollarë dhe shumica do shkojnë për luftën ndaj korrupsionit, trajnime dhe pajisje. Ndërsa një pjesë tjetër do shkojë për ushtrinë, për policinë dhe për shoqërinë civile. Mes planeve të SHBA për 2017 është trajnimi dhe asistenca teknike për prokurorinë, me qëllim luftën ndaj korrupsionit deri në nivele të larta. Duke qenë se me reformën në drejtësi nuk do ketë Prokurori të Krimeve të Rënda, por do jetë ajo Speciale Antikorrupsion, fondet do shkojnë për këtë të fundit. Pra, përveçse FBI, do ndihmojë në këtë proces, prokurorët amerikanë që do zhvillojnë trajnime antikorrupsion. ?Fondet do të përdoren për të përmirësuar Shkollën e Magjistraturës. Për të edukuar gjyqtarët dhe prokurorët mbi detyrat e tyre specifike, si dhe për të mbështetur një sistem ligjor sa më transparent që lufton korrupsionin. Përmes programeve, do ofrohet asistencë teknike për të forcuar aftësitë e Prokurorisë dhe të Njësisë së Krimeve të Rënda, për të ndjekur penalisht, arrestuar dhe gjykuar rastet e krimeve të rënda dhe korrupsionit?, thuhet aty. Duke qenë se korrupsioni ushtrohet nga pushtetarë, atëherë do ketë trajnime për arrestime VIP. Nga ana tjetër thuhet se përmes USAID, do të punohet për të përmirësuar sistemin gjyqësor, sidomos në mbylljen e çështjeve sa më shpejt. Një tjetër plan i SHBA është forcimi i gazetarisë investigative me qëllim rritjen e luftës ndaj korrupsionit.
Integrimi në BE
Në dokumentin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se Shqipëria po punon fort për integrimin në BE dhe mësohet se SHBA do japë asistencë në këtë aspekt. ?Në vitin 2015, BE vuri si kusht përmbushjen e një sërë kritereve për të hapur negociatat e anëtarësimit, teksa e vuri theksin te një sërë reformash, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Kjo me qëllim rritjen e përpjekjeve për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. SHBA do mbështesë Shqipërinë në rrugën evropiane duke fuqizuar drejtësinë në vend?, theksohet më tej.
Ndihma për policinë
SHBA do të japë një ndihmë të madhe dhe për fuqizimin e policisë. Ashtu si për drejtësinë edhe këtu do të ketë asistencë teknike dhe financiare. ?Financimet do përdoren për të ndihmuar dhe trajnuar përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtuesit e policisë në zhvillimin strategjive, organizmin e strukturave dhe vlerësimin e performancës. Fondet do përdoren për të shtuar kapacitetet në polici dhe zhvillimin e një politike që prodhon rezultat dhe sjell transparencë. Fokusi do jenë të dhënat operative dhe hetimet duke përdorur mjete të teknologjisë së lartë?, thuhet ndër të tjera aty. Fondet do shkojnë dhe për zbatimin e reformës administrative dhe përmirësimin e qeverisjes./SOT
Një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të disa persona...
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ...
Kryeministri Edi Rama pas disa kohësh i është rikthyer proje...
Qeveria shqiptare miratoi një Akt Normativ të publikuar të p...
Ngjarja e ndodhur dje në burgun e Shën Kollit në Lezhë përve...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Këshilltari i Kryeparlamentarit Ilir Meta, Emiljano Aleksi k...
Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot fshatin Sofratikë të Gji...
Dje në Aeroportin Zemunik në Zarë u ulën pesë helikopterë të...
Reforma në sistemin zgjedhor pritet që të ketë fatin e asaj ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kan...
Il Giornale, i ka kushtuar një artikull Shqiperisë, duke e k...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Policia ka shpërndarë informacionin përfundimtar lidhur me a...
Authoritetet në Paraguai bastisën qelinë e burgut të një ish...
Rreth 800 punëtorë do të largohen nga EULEX-i si rezultat i ...
Arkeologët kanë parë fytyrën e një gruaje e cila ka qenë e v...
Nuk ka asnjë vend tjetër në Europe ku shteti të ketë pasë rë...
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...