web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në burgun e Lezhës, përplas PS dhe LSI/Pse fshihet se çfarë ka ndodhur në Shën Koll

31 Korrik 2016, 08:23, Aktualitet CNA

Ngjarja e ndodhur dje në burgun e Shën Kollit në Lezhë përveç përmasave të saj ka shkaktuar një tjetër përplasje mes Partisë Socialiste dhe LSI-së. Tashmë po bëhet evidente që për çdo çështje dy partitë e koalicionit qeveritar  kundërshtojnë njëra-tjetrën, duke treguar se nuk ka kthim pas.

Lidhur me ngjarjen në Shën Koll, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftuan se zjarri në burgun e Shënkollit në Lezhë, ngjarje kjo ku humbi jetën një i dënuar dhe u plagosën disa të tjerë, kishte ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Por ISHTI, pas inspektimit të kryer ka rrëzuar këtë version. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial që drejtohet nga PS bëri të ditur se bombula nuk ëhstë prekur nga zjarri, çka do të thotë se gjithë ngjarja nuk ka lidhje me shpërthimin e ndonjë bombule. Kjo deklaratë e ISHTI-t u pasua nga një tjetër reagim i ministrit të Drejtësisë, sipas të cilit do të jetë Prokuroria ajo që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me atë çka ka ndodhur në Shën Koll.

Ky është debate i rradhës mes përfaqësuesve të LSI dhe PS në ekzekutiv. Javët e fundit debatet mes dy forcave politike kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv, ku duket qartazi se edhe për çështje të tilla, secila nga palët jep versione të ndryshme.

Deklaratat zyrtare për Shën Kollin

Drejtoria e Burgjeve: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33  ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime  nga prokuroria  e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.

Ministria e Drejtësisë: Ministria e Drejtesise informon se sot rreth ores 16.00 ne IEPV Lezhe eshte vene re prezence zjarri ne njeren nga qelite e ketij insitucioni. Forcat zjarrfikese dhe policia e burgjeve kane nderhyre menjehere per shuarjen e zjarrit. Ne vendngjarje eshte gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me nje zjarrvenie aksidentale si pasoje e shperthimin te nje bombule gazi per gatim.

ISHTI: Menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne burgun e Shenkollit ne Lezhe,ku u tha fillimisht se ka nje shperthim bombole gazi, disa inspektore, me urdher te kryeinspektorit te ISHTI, jane nisur drejt vendit te ngjarjes per te pare nga afer se cfare kishte ndodhur. Pasi kane verifikuar kushtet e bomboles se gazit qe perdoret per kuzhinen e burgut, ajo rezulton e paprekur nga flaket ndersa eshte e  instaluar jashte godines se burgut. Sipas inspektoreve ne vendngjarje, ngjarja nga e cila humbi jeten nje i burgosur e u plagosen 5 te tjere nuk ka ka ardhur per shkak te shpethimit te bomboles se GLN, ndersa ajo rezulton e regjistruar dhe e paprekur nga flaket.

Ylli Manjani: E vërteta për çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit. Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë





Lajmet e fundit nga