Shtypi i ditës
...
Ngjarjet e djeshme në burgje janë një paralajmërim jo i mirë për atë që mund të ndodhë nesër. Brenda një dite ndodhën dy ngjarje të rënda. Burgut të Shën Kollit i është vënë flaka, ndërsa në një burg në Tiranë ka ndodhur një atentat tipik mafioz ndaj një të burgosuri, i cili është qëlluar me snajper, ndërsa ishte në dhomën e ajrimit.
Bashkë me afrimin e fushatës elektorale si për koincidencë po shtohen edhe tensionet në burgje. Dikush duket i interesuar për të krijuar një kaos në këto qeli. Aq më shumë shtohen dyshimet, duke pasur parasysh edhe situatën konfliktuale mes dy forcave në koalicionin qeverisës. Burgjet janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që është në duart e LSI, ndërsa Ministria e Brendshme në duart e ministrit të Krimit.
Ky ministër bashkë me tutorin e tij në krye të qeverisë janë të sprovuar në krijimin e këtyre skemave ku burgaxhinjtë që duan ata të lirohen dhe më pas përgjegjësinë t?ia faturojnë dikujt tjetër. E njohin dhe e studiojnë terrenin përpara se të ndërmarrin hapin konkretizues.
Kështu ndodhi edhe me grabitjen e mbi 20 milionë eurove në aeroport. Ministri ia faturoi përgjegjësinë aeroportit, pasi kishte studiuar mirë disa klauzola të marrëveshjeve me aeroportin, ndërsa dihet se ishte ai që i hapi portat grabitësve. Më pas i la të largohen të qetë grabitësit dhe ndau paratë me ta. Deri tani përgjegjësia penale ka mbetur jetime dhe asnjë nga grabitësit nuk është arrestuar.
Një skemë e ngjashme duket se po përgatitet edhe me burgjet nga të njëjtët organizatorë të krimit në qeveri. Manjani, i padëshiruar nga Rama, mund të ishte koka e turkut e preferuar e tij, nëse kjo skemë do të rezultonte e suksesshme. Ai në këtë rast do të ishte dy herë i lumtur, pasi nga njëra anë do të shkarkonte përgjegjësinë tek një ministër jo i afërt me të dhe nga ana tjetër do të nxirrte nga qelitë kriminelët që i duhen.
Mos harroni, po shkojmë drejt zgjedhjeve. Banda në qeveri është e interesuar më shumë se asnjëherë më parë që shokët e tyre të krimeve të jenë të lirë, sepse u duhen për të grabitur votat. Po si mund të fitojë Rama zgjedhjet nëse Shullazi mbetet në burg? Si mund të fitojë Pukën tani sikurse bëri në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015, kur vëllezërit Frroku janë në burg? Si mund të përballet në Mamurras kur Prenga është me një këmbë i lirë?
Fillimisht Rama do të kërkojë që kiminelët e tij që janë në qeli të lirohen përmes presioneve të forta ndaj gjykatave. Nëse kjo nuk do të rezultojë e efektshme, atëherë mos u çudisni ku të dëgjoni lajmet për arratisje nga burgu të banditëve që i duhen Ramës për të blerë vota.
Vetëm pak javë më parë, Tahiri i dha garanci Shullazit se do të ishte i lirë brenda katër muajve. Të shohim se si Tahiri do ta lirojë Shullazin. Mos harroni të njëjtën garaci i dha Rama, Delijorgjit në bisedën telefonike të zbardhur për mediat, dhe vërtet në fund Delijorgji u la i lirë.
Ngjarjet e djeshme në burgje janë një paralajmërim për atë që po përgatitet të ndodhë nesër.
...
Tesla ka hapur një fabrikë të madhe në shkretëtirën e Nevadë...
Para 12 vjetësh ajo i mahniti mjekët, duke e mundur kancerin...
Është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Zika ...
Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin ...
Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nu...
Peshikimi, si një ndër industritë e zhvilluara së fundi në v...
Zyrtarët e shtetit të Teksasit njoftuan se të paktën 16 pers...
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar dalje...
Edi Rama ka një raport të çuditshëm me pushtetin. Atij i pël...
Universiteti i Prishtinës ka rënë për 18 vende nga renditja ...
Tashmë qëndrimet e Turqisë ndaj ndërkombëtarëve janë ashpërs...
Një turiste gjermane është rrëzuar në Tropojë. Mësohet se ng...
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar pas...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një po...
“Tani nëse duan të deligjitimojnë reformën duhet të gjejnë ...
Debati për koncesionet është rikthyer sërish në qendër të vë...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj, ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Gjir...
Deputetja demokrate Albana Vokshi është shprehur se demokrat...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...