Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Humb jetën një 45-vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot fshatin Sofratikë të Gji...
Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore si dhe në nenin 19 të Konventës së OKB-së, kundër Krimit të Organizuar Transnacional (?Konventa e Palermos?. Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet. Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave.
Institucionet
Për gjurmimin e parave të pista të fshehura në parajsat fiskale do të angazhohen, sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe shërbimet informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror. Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristët, përkthyes si dhe nga hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, raporton Shqiptarja.com.
Kontrolli
Fillimisht, prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit. Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive. Ndërkaq, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-t, për qëllimet e rivlerësimit, kërkon nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me ta, ose dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror do të hartojnë një raport për vërtetësinë e deklaratës së pasurisë për kandidatët për punonjës të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Prokurorinë e Posaçme apo në Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo procedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.
Aksesi
Po ashtu, ILDPKI mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët me kërkesën e tyre, kanë të drejtë të konsultojnë, kopjojnë ose hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.
7 strukturat
Prokuroria e Posaçme
Byroja Kombëtare e Hetimit
Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Shërbimet informative, SHISH
Ministria e Drejtësisë
Pastrimi i Parave
Sipas projektligjit për institucionet anti-korrupsion Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave informon Prokurorinë e Posaçme për instrumente, të ardhura ose pasuri, për të cilat kanë ardhur në dijeni në çfarëdo mënyre. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që ka mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryen kontrollet e nevojshme me qëllim të vërtetimit të ekzistencës së këtyre transaksioneve.
Detyrat e ndërlidhësit
Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjerë dhe organizatave ndërkombëtare;
Cakton anëtarë në organet e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshjeve për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale ose përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, ose në një ose më shumë shtete të tjerë;
Lidhur me hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimeve të Përbashkëta mbikëqyr zbatimin e rregulloreve të brendshme dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me dobësitë e identifikuara dhe çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër ose përfaqësuesit e tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente.
Merr kërkesat e shteteve të tjerë për të bërë hetime të posaçme për çështje penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale, të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale;
Në rastin e veprimeve veçanërisht urgjente, për kryerjen në mënyrë të pavarur të të cilave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të autorizuara organet kompetente të shteteve të tjerë, bazuar në marrëveshje të posaçme, mbikëqyr këtë veprimtari, duke vëzhguar që organi kompetent i shtetit tjetër të mos shkelë paprekshmërinë e banesës ose të drejtës për liri personale e dinjitet të personit. Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot fshatin Sofratikë të Gji...
Dje në Aeroportin Zemunik në Zarë u ulën pesë helikopterë të...
Reforma në sistemin zgjedhor pritet që të ketë fatin e asaj ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kan...
Il Giornale, i ka kushtuar një artikull Shqiperisë, duke e k...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Policia ka shpërndarë informacionin përfundimtar lidhur me a...
Authoritetet në Paraguai bastisën qelinë e burgut të një ish...
Rreth 800 punëtorë do të largohen nga EULEX-i si rezultat i ...
Arkeologët kanë parë fytyrën e një gruaje e cila ka qenë e v...
Nuk ka asnjë vend tjetër në Europe ku shteti të ketë pasë rë...
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se prokuor...
Ngjarjet e djeshme në burgje janë një paralajmërim jo i mirë...
...
Tesla ka hapur një fabrikë të madhe në shkretëtirën e Nevadë...
Para 12 vjetësh ajo i mahniti mjekët, duke e mundur kancerin...
Është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Zika ...
Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin ...
Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...