Bylykbashi: 7 ligjet e Vetting-ut nuk mund të miratohen në 11 Gusht
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën...
Nuk ka asnjë vend tjetër në Europe ku shteti të ketë pasë rënë në gjendjen që ndodhet sot shteti shqiptar. Dhe kjo sigurisht që ka arsyet e veta objektive dhe subjektive.
Demokracia nëpërmjet votës i gjeti shqiptarët të papërgatitur në vitin 1991. Ishin të shtypur, të varfër por të dhënë tërësisht pas botës perëndimore. Mëse 70 përqind të shqiptarëve tentonin të shkonin në Europe dhe Amerikë të lebetitur nga shteti i tyre armiqësor deri në fund me ta. Komunizmi shqiptar ishte krejtësisht një feudalizem ushtarak diskriminues, që vinte si pushtet politik, tërësisht nga patriarkalizmi barbar shqiptar dhe nga koncepti fisnor zonal.
Rënia e komunizmit nuk e eliminoi dot patriarkalizmin shqiptar si koncept në ndërtimin e shtetit, i cili tani nuk do mbahej më me anë të forcës së ushtrisë, policisë sekrete dhe burgut masiv, por me anë të forcës së parasë.
Por, ku do gjendej Paraja?
Sigurisht nëpërmjet korrupsionit shtetëror. Sërish, edhe parasë, i erdhi në ndihmë sëmundja e vjetër antishtet: koncepti fisnor, por tani në ndihmë të fitimit të parasë që duhet të lindë pushtetin politik. Dhe nga ky koncept fisnor korruptiv dallojnë shkoqur dy figura të errëta: Sali Berisha
dhe Ilir Meta. Të dy të anatemuar shoqërisht sot, por që të dy brenda karakterit fisnor të drejtimit dhe grabitjes së shtetit.
Kampioni i parë i korrupsionit shteteror sipas konceptit fisnor, ishte Sali Berisha. Kudo me “kreshnikët” e zonës së tij, ai e pushtoi tërësisht hapësirën administrative, financiare dhe policore të Shqipërisë gjatë gjithë kohës që ka qenë në pushtet.
E njëjta gjë edhe me Ilir Metën. Kudo ky, në administratë, ka një koncept fisnor zonal, që drejton korrupsionin. Parti fisnore zonale që grabisin popullin dhe blejnë ose grabisin votat. Dhe, brenda këtij koncepti fisnor, po ta shohësh me vëmendje, vjen dhe ngrihet e gjithë piramida e korrupsionit dhe krimit të organizuar sot në Shqipëri.
Kjo në fakt është gjendja e sotme: koncepti fisnor zonal përbën epiqendrën e dy grupeve kriminalë në drejtimin e shtetit: Berisha – Meta.
Por këta janë në fakt edhe penguest e mëdhenj të Reformës shqiptare, edhe të akuzuarit e mëdhenj për simbiozën midis krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror.
Qe te dy janë drejt eliminimit ligjor.
Reforma në thelb është kundër tyre dhe këtë e dinë edhe ata. Kjo është arsyeja e aleancës së tyre të spikatur sheshit tani, por që nuk mund të ketë sukses, sepse Reforma drejtohet nga forca amerikano – europiano-perëndimore. Dhe reforma do të kryhet, dhe nuk do të ketë asnjë lëshim për taboret e krimit te organizuar në Shqipëri. Prandaj, Berisha dhe Meta janë të likuiduar.
Por, a do të vijojë koncepti fisnor lokal në organizimin shtetëror shqiptar?
Kjo Reformë pikërisht këtë ka në substancë të saj: eliminimin tërësor të simbiozëz korrupsion – shtetëror dhe krim – i – organizuar. Triumfi i Reformës, stabilizon për here të parë shtetin shqiptar jashtë konceptit fisnor zonal në Shqipëri, i cili ka ecur sipas lidereve, nga Mati në Labëri, dhe, nga Labëria në Tropojë e në Skrapar, në ecurinë e dhimbshme të shtetit abuziv dhe të padrejtë shqiptar.
Në fakt ky fenomen, që ndërkaq po mposhtet, nuk ka qenë deri tani vetëm një fenomen subjektiv, por ka qenë më shumë edhe një fenomen objektiv. Në një artikull të spikatur, gazeta New York Times, e ka analizuar këtë fenomen të konceptit fisnor në Shqipëri, që në vitin 1911. Edhe albanologët e mëdhenj gjermane e kanë vënë në dukje këtë fenomen shqiptar fisnor në funksion të organizimit shtetëror të shqiptarëve.
Tani jemi në mposhtjen reale të këtij fenomeni. Gushti i këtij viti ngre siparin për shtetin modern dhe të drejtë shqiptar. Të gjithë duhet të bashkohemi me këtë ndërmarrje të madhe.
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se prokuor...
Ngjarjet e djeshme në burgje janë një paralajmërim jo i mirë...
...
Tesla ka hapur një fabrikë të madhe në shkretëtirën e Nevadë...
Para 12 vjetësh ajo i mahniti mjekët, duke e mundur kancerin...
Është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Zika ...
Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin ...
Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nu...
Peshikimi, si një ndër industritë e zhvilluara së fundi në v...
Zyrtarët e shtetit të Teksasit njoftuan se të paktën 16 pers...
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar dalje...
Edi Rama ka një raport të çuditshëm me pushtetin. Atij i pël...
Universiteti i Prishtinës ka rënë për 18 vende nga renditja ...
Tashmë qëndrimet e Turqisë ndaj ndërkombëtarëve janë ashpërs...
Një turiste gjermane është rrëzuar në Tropojë. Mësohet se ng...
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar pas...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një po...
“Tani nëse duan të deligjitimojnë reformën duhet të gjejnë ...
Debati për koncesionet është rikthyer sërish në qendër të vë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...