Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Automjeti del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Vjeshta e këtij viti mund të jetë edhe më e nxehtë përsa i takon temperaturave politike nëse përgjatë muajit Gusht tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, apo partive që ato drejtojnë, respektivisht PS dhe LSI nuk do të ulen.
Që pas deklaratës së bërë nga Ilir Meta për krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke e lidhur këtë me miratimin e reformës në drejtësi, Kreu i Qeverisë ka intensifikuar takimet me deputetët për krijimin, ndoshta të një mazhorance të re parlamentare, pa përfshirë këtu LSI-në e Metës.
Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit, po e bën gjithmonë e më të qartë se rrugët mes tij dhe Edi Ramës, janë të ndara, megjithëse zyrtarë të LSI-së kanë nxituar të pohojnë se forca e tyre politike ka treguar se respekton marrëveshjet.
Citynews ka mësuar se me këtë skenar, pra të respektimit të marrëveshjeve, LSI po synon të shtyjë edhe për pak muaj koalicionin me socialistët, ndërsa në pranverën e 2017-ës, të deklarojë daljen prej saj, duke respektuar në këtë mënyrë edhe përfundimin e marrëveshjes që u firmos më 1 Prill.
Burimet theksojnë se pak a shumë do të përdoret e njëjta skemë si me Partinë Demokratike, ku 3-4 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013, Meta njoftoi Berishën për prishjen e koalicionit, dhe ofrimin e LSI në të njëjtin koalicion me PS-në.
Në këtë rast, duket se LSI ka bërë llogaritë që me kalimin e ditëve, do të shtohen përplasjet brenda PS-së, por njëkohësisht Ramës do t?i minimizohen shanset për të ofruar deputetë nga parti të tjera, për të mbajtur në këmbë një qeveri për 2 apo 3 muajt e fundit para zgjedhjeve.
Burimet pohojnë për Citynews se përgjatë këtyre muajve LSI do të vijojë të mbajë nën presion Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama, të cilët nëse nuk do të mund të sigurojnë votat në Kuvend për një qeveri pas partinë e drejtuar nga Meta, nuk kanë zgjidhje tjetër, veç asaj të pranimit të një Qeverie teknike.
Po kështu duket se LSI me formulën që do të përdorë po i jep kohë vetes për t?u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, sikundër edhe Kuvendi do të ketë shtysën për Reformën Zgjedhore, një kërkesë kjo e vazhdueshme qoftë e partisë së drejtuar nga Meta, ashtu edhe e opozitës.
Burimet theksojnë se po kështu i jepet kohë institucioneve të zbatojnë ligjin për dekriminalizimin, sikundër vihet në zbatim edhe reforma në drejtësi, e cila me shumë gjasë do të ketë institucionet e reja të saja, në fund të 2016 ose në Janar të 2017.
Ndërkohë, skenari i dytë, është ai që nëse Rama dorëzohet, atëherë që në vjeshtën e 2016, krijohet një Qeveri teknike, e cila do të garantojë zgjedhjet, por njëkohësisht do t?I japë kohë Kuvendit të vijojë punën me reformën zgjedhore.
Nisur nga këto, duket se Meta ka kalkuluar lëvizjet jo vetëm për të mbajtur nën presion të vazhdueshëm Kryeministrin Rama, që ka të bëjë me kërkesa për largimin e disa ministrave socialist, si Sajmir Tahiri apo Damian Gjiknuri, por edhe duke u shfaqur si forca që respekton marrëveshjet dhe që jep dakordësinë për zbatimin e dy prej reformave kryesore, atë në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.
Por të dy skenarët, të cilët duket se ka nisur të vërë në lojë Ilir Meta, mund të dështojnë, nëse Rama do të arrijë të sigurojë një shumicë të re parlamentare, qoftë edhe me vota të trafikuara, pa pasur nevojën e mbështetjen së LSI-së. /citynews/
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po f...
Mosmarrëveshjet mes dy partive kryesore në qeverisjen e vend...
Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 1.2 tonësh kan...
Qameti thrret nga Tegu te tuneli Doktorit, ku autostrada nuk...
Vera është sezoni më i përshtatshëm për të shikuar filma, si...
Politikanët dhe gazetarët janë shfaqur këto ditë në plazhet ...
Nga data 1 gusht, Ministria e Financave dhe Administrata Tat...
Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, shprehet se k...
Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nu...
Një rrjet restorantesh të “Byron Hamburger” në Britani është...
Kryeministri francez do ta kufizojë influencën nga jashtë nd...
Data 31 Korrik është afati i fundit për dorëzimin online të ...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 17400 rrënjë të dyshuara si ka...
Periudha e viteve 1980-1985, njihet në Shqipëri si një ndër ...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi dje he...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 39-vjeçar pasi u k...
Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë kanë mbetur t...
Ligji i dekriminalizimit po rezulton një dështim total, pava...
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”,...
Dy të rinj kanë përfunduar në pranga pasi u kapën duke shpër...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...