web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përzgjedhja/Erion Veliaj si pasardhës i Edi Ramës

28 Korrik 2016, 10:18, Aktualitet CNA

Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri, njëri Kryebashkiaku i Tiranës dhe tjetri, ministër i Brendshëm, prej kohësh ndodhen në një duel të heshtur. Shkak është se cili prej tyre do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste, ose se cili do të jetë i përzgjedhuri i Edi Ramës, për të drejtuar këtë parti, pas largimit të Kreut aktual nga ky post. Si Veliaj ashtu edhe Tahiri përfshihen ndër njerëzit më të besuar dhe të bindur të Edi Ramës, ndaj dhe ato u përzgjodhën për të drejtuar dhe mbajtur poste të rëndësishme.

Tahiri prej 3 vitesh mban postin e ministrit të Brendshëm, duke sfiduar shumë nga emrat dhe figurat në PS, të cilët mund të kishin shumë më tepër eksperiencë dhe kontribute në Partinë Socialiste. Në anën tjetër Veliaj, pasi drejtoi ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe u vlerësua si ndër ministrat më të suksesshëm, pati mbështetjen absolute të Edi Ramës për të kandiduar për postin e Kryebashkiakut të Tiranës.

Si Veliaj ashtu edhe Tahiri janë marrë në mbrojtje të vazhdueshme nga Edi Rama, sulme që vijnë jo vetëm nga opozita, jo vetëm nga brenda koalicionit, por edhe nga rradhët e Partisë Socialiste. Deri këtu të dy rivalët për postin e Kryetarit të PS-së pothuajse ndodhen në të njëjtën lartësi dhe kanë pothuajse të njëjtën mbështetje nga Kryeministri, njëherëz edhe Kryetar i PS-së.

Por duket se në garën e heshtur, e cila hera herës shoqërohet me debate në distancë mes stafeve respektive, më i favorizuar si pasardhës për postin e Kreut të PS-së është Erion Veliaj.

Nëse i refereohemi disa fakteve, rezulton se kush drejton Bashkinë e Tiranës, kalon në drejtimin e një partie. Kështu ndodhi me Edi Ramën, që pas 5 vitesh si Kryebashkiak, morri drejtimin e PS-së, pas dorëheqjes së Fatos Nanos. Rama sfidoi shumë nga emrat dhe figurat e PS në ato vite, duke dalë si një kandidat mbi të gjithë, kjo falë edhe mbështetjes që i dha Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi.

Të njëjtin fat pati edhe Lulzim Basha, që në 2013, gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës, morri drejtimin e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës, e cila erdhi pas humbjes së zgjedhjeve të 2013 nga partia më e madhe në opozitë.

Referuar këtyre dy rasteve, duket se në politikën shqiptare, është instaluar një traditë, që kush drejton Bashkinë më të madhe në vend, përgatitet për të marrë drejtimin e partisë që përfaqëson.

Një tjetër avantazh që Veliaj ka përballë Tahirit është mbështetja nga Soros. Veliaj është një nga prurjet politike, i mbështetur nga George Soros, njëlloj si Edi Rama, apo edhe politikanë të tjerë që sot ndodhen në rradhët e PS dhe PD. Veliaj ishte në krye të një OJQ, më pas përmes një partie të quajtur G 99, kandidoi në krah të PS-së, derisa u përfshi në strukturat e kësaj partied he u bë një nga emrat më të rëndësishëm të saj. Ndërsa Tahiri, u shfaq në politikë si drejtues i Fondacionit ?Qemal Stafa?, por duket se organizata që ai drejtonte nuk pati atë mbështetje nga Soros, sikundër ndodhi në rastin e Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës në dallim nga ministri i Brendshëm, duket qartazi që ka mbështetjen e disa grupimeve shoqërore, përfshi këtu edhe LGBT, shfaqet më i hapur ndaj shoqërisë civile, sidomos organizatave që mbrojnë të drejtat e LGBT-së, apo disa prej Ambasadave që mbështesin me fonde, këto shoqata. Kjo nuk ndodh me Tahirin, i cili duket shumë më i distancuar nga grupe të tilla, edhe pse mund të gëzojë mbështetjen e grupeve të tjera, sikundër është akuzuar publikisht nga opozita për lidhje me elementë kriminalë apo me të shkuar kriminale.

Një tjetër avantazh mes Veliajt dhe Tahirit ka të bëjë me faktin se Kryebashkiaku paraqitet më kreativ, ngjason më shumë me sjelljen e Kryeministrit Edi Rama. Veliaj se ka patur problem që hera herës të bëjë shoë mediatikë, të cilat përfundojnë në ato pak sekonda të spoteve apo filmimeve të bëra, sidomos në prag fushatash.

Një tjetër avantazh i Kryebashkiakut përballë ministrit të Brendshëm ka të bëjë me simpatinë që gëzon Veliaj në krahasim me Tahirin në rradhët e socialistëve. Ndoshta edhe për shkak të pozicionit në Qeveri, Tahiri ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave brenda grupit parlamentar, gjë që duket se Veliaj e ka zgjidhur, jo vetëm për faktin se nuk është më pjesë e grupit, por me pozicionin që ka dhe Bashkinë më të madhe në vend që drejton, bashkon shumë interesa që lidhen që nga ato të punësimit deri tek ato me interesa ekonomike.

Referuar këtyre fakteve, duket qartazi se Veliaj ka të fituar duelin e heshtur me Tahirin, edhe për një arsye tjetër, pasi ministri i Brendshëm,  në këto 3 vjet ka dështuar qoftë në aspektin e sigurisë dhe rendit në vend, ashtu edhe përsa i takon narkotikëve. Aksioni i ndërmarrë në Lazarat i dha një suport të madh Tahirit si ministri që firmosi nisjen e  operacionit kundër kultivuesve të bimëve narkotike, por ky sukses u zbeh shumë shpejt, për faktin se sot vështirë të gjesh një territor që nuk mbillet dhe kultivohen lëndë narkotike. /citynews/

 





Lajmet e fundit nga