Nënkryetari i LRI flet për Spiropalin/ Nuk ka më ç'të vjedhë
Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana shprehet se Spiropali u ...
Debatet mbi reformën në drejtësi, situatat e krijuara në raportin mes PD dhe ndërkombëtarëve, qoftë edhe në nivelin e keqkuptimeve, kanë krijuar përshtypjen se partia më e madhe në opozitë, drejtohet nga 3 kryetarë.
I pari është Lulzim Basha, kryetari de-jure i PD-së, i zgjedhur në një proces me fletë votimi me numër rendor, me mbështetjen absolute të liderit historik të kësaj partie. Basha prej 3 vitesh drejton PD-në, por kur vjen puna tek vendimmarrja ka treguar se nuk mund të vendosë i vetëm. Këtu nuk bëhet fjalë për një konsultim me strukturat drejtuese apo Grupin Parlamentar. Ndoshta reforma në drejtësi dhe negociatat që ai zhvillonte me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin e treguan qartazi se Basha nuk mund të merrte një vendim aty për aty. Pasi një Po apo Jo e thënë në atë takim, mund të ndryshohej pas disa orësh, sikundër ndodhi me propozimin e bërë nga Ndihmës Sekretarja Amerikane, Victoria Nuland.
I dyti është Sali Berisha, lideri historik i kësaj partie, i cili prej 25 vitesh drejton këtë parti dhe pavarësisht se nga 2013 u dorëhoq nga posti i Kryetarit të PD-së, konsiderohet në ambientet politike si kryetari de facto i kësaj partie. Berisha ka një ndikim absolut në çdo strukturë partie, përfshi edhe Grupin Parlamentar, çka në jo pak raste zbeh edhe rolin e kryetari de jure të partisë më të madhe të opozitës.
Së fundmi, si Kryetar i PD-së po sillet edhe Ilir Meta. Nuk është një lapsus, thjesht Meta duket se ka pëlqyer që krahas LSI-së, të ketë një pjesë edhe në PD. Kryeparlamentari nisi të rol me debatet në reformën në drejtësi.
Humbi durimin, qetësinë dhe foli hapur nga salla e Parlamentit duke i kërkuar Bashës të sqarojë me Uashingtonin pozicionin që ka PD kundrejt reformës në drejtësi. Deri këtu mund të konsiderohet një veprim emocional në orët e fundit të ultimatumit të SHBA/BE për të votuar reformën.
Por ajo që mbetet pikëpyetje është se me çfarë tagri bisedimet mes Ambasadorëve dhe kreut të PD-së u zhvilluan në prani të Ilir Metës dhe pse pikërisht u zgjodhën zyrat e Kryeparlamentarit për të sqaruar Basha pozicionin e PD me SHBA?
Fare mirë nëse Basha duhej të sqaronte pozicionin e forcës politike apo të tijin kundrejt SHBA, mund ta bënte në zyrat e PD-së, në selinë diplomatike, në çdo sallë konference, dhe s?kishte pse të shkonte në zyrat e Metës për të sqaruar këtë çështje.
Së fundmi Meta ka ndërprerë vizitën në SHBA për të ardhur në Tiranë dhe për të sqaruar prishjen e konsensusit në lidhje me miratimin e 7 pr/ligjeve për reformën në drejtësi. Nëse konsensusi është prishur nga PD, Ilir Meta me pozicionin zyrtar që ka si Kryetar i LSI-së apo Kryetar i Kuvendit, nuk mund të marrë rolin edhe të kreut të opozitës, nëse dikush nuk ia kërkon. Meta mund të sqarojë pozicionin e LSI-së, mund të mbledhë Kuvendin, por duket i vendosur për të zgjidhur edhe konsensusin që mund të jetë prishur mes PD dhe PS.
Ndoshta kreut të LSI-së po i pëlqen më shumë PD sesa forca që drejton, ndoshta ai mund të ketë menduar edhe shkrirjen e partisë së tij me PD-në, ndoshta anëtarët e LSI-së që 3 vjet më parë u anëtarësuan në PD thjesht dhe vetëm sa për të votuar, ende si kanë dorëzuar teserat që morën në atë kohë, çka do të thotë se edhe shkrirja mund të jetë më e lehtë.
Por në anën tjetër ndoshta, Meta me lëvizjet e tij politike, por edhe tonin e lartë të shfaqur gjatë ditëve të fundit, mund t?i ketë hyrë në zemër kryetarit të dytë të PD-së, që për hir të ndikimit, mbetet gjithmonë i parë, më shumë sesa mund të ketë për zemër kryetarin de facto të PD-së. Nëse kjo e fundit është e vërtetë, atëherë Basha duhet të shpresojë që kryetari i 3-të i PD-së, të paktën do emërojë në një nga postet drejtuese, qoftë edhe zëvendës të tij.
/citynews/
Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana shprehet se Spiropali u ...
Policia ka arrestuar sot një ish noter pasi dyshohet se ka f...
Kandidati republikan për president Donald Trump inkurajoi Ru...
Shtëpia e lindjes e klerikut turk Fetullah Gylen që jeton në...
Vera, që prej vitesh merret me tregtinë e rrobave të përdoru...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqip...
Policia e Librazhdit ka arrestuar një shtetas 24-vjeçar pasi...
“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Dibër, ...
Policia ka arrestuar një shtetas 27-vjeçar pasi ka përplasur...
Deputetët e Partisë Demokratike janë të përçarë sa i përket ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në fshatin Mifol ...
Policia ka parandaluar një krim në familje duke prangosur nj...
Bashkëpunimi Rama-Meta në krizë totale! Afrimiteti i kreut t...
...
Shoqata “AOS-Albanian Ornithological Society” ka akuzuar Bas...
“Time” ka publikuar fotot e Hillary dhe Bill Clinton duke i ...
Ekonomia– Të rritet paga minimale në 15 dollarë për orë– Të ...
Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Barack O...
Autoritetet turke lëshuan urdhra arresti për dhjetra gazetar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...