Ilir Kulla: Kush janë përgjegjësit e grabitjes në aeroport?
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka renditur për...
Liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të vonohet edhe më shumë, nëse parlamenti nuk ratifikon marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Të martën raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, tha se Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, vendosi të shtyjë për pesë shator votimin “për shkak të përparimit të mangët në procesin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje”, ndonëse votimi pritej javën e ardhshme.
Zonja Fajon shprehu besimin se parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje gjatë verës në mënyrë që të shmangë zvarritjen e mëtejshme të liberalizimit.
Komisioni Evropian propozoi më 4 maj heqjen e vizave për Kosovën duke vënë si kusht edhe ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, një çështje që ka ndikuar në krizën më të thellë politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Vendimi për shtyrjen e votimit u cilësua lajm i keq në Kosovë, ku ndarjet rreth kësaj çështjeje janë të thella.
Opozita pohon se marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit 2015, e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj me gjithë vlerësimet edhe ndërkombëtare se shënimi i kufirit është në pajtim më dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci tha se qeveria dhe Parlamenti duhet ta përmbyllin këtë detyrim në ditët e ardhshme dhe sipas tij, “kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike. Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri qytetarët e Kosovës do t?i mbaj të izoluar. Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston”, tha ai.
Partitë opozitare po ashtu tërheqin vërejtjen se shënimi i kufirit është kriter vetëm për Kosovën dhe nuk i ishte vënë asnjërit prej vendeve tjera të Evropës Juglindore.
Ratifikimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e votave në parlamentin e Kosovës dhe partitë në pushtet ende nuk e kanë dërguar çështjen në parlament nga droja se deputetë nga radhët e tyre mund të votojnë kundër për shkak të pakënaqësive me procesin.
Ndonëse të dyja palët bëjnë thirrje për një pajtim rreth kësaj çështjeje, deri tash nuk ka pasur asnjë përpjekje për krijimin e një konsensusi rreth saj. Analistët thonë se një shtytje mund t’i jap vizita e ndihmës sekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland këtë fundjavë në Kosovë.
Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012 dhe propozimin katër vjet më pas, por qytetarët e saj edhe më tej janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shëngen, që përfshinë pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian./VOA
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka renditur për...
Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rënd...
Shtetet e Bashkuara, për herë të parë kanë vendosur sanksion...
Presidenti Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t...
Koloneli Terry Virts ka një prej profesioneve më të kërkuara...
Grabitja e parave në Rinas ndoshta mund të çojë në një ndrys...
Blerim Skoro, është shqiptari Kosovës i cili u arrestua në s...
Nga Stephen KinzerVota e Britanisë për të dalë nga Bashkimi ...
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve janë gati t’i bëj...
Mjaftojnë vetëm pak minuta të informohesh për 40-vjeçarin t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Në shkurt të këtij viti, frekuentuesit e parkut të madh të T...
Ndoshta për herë të parë Idrizi deklaroi se nuk është anti-g...
Mund ti kene shume vete te fiksuara ne koke, pamjet kur Edi ...
Me një vendim të Këshillit Bashkiak, në mënyrë të shpejtë dh...
Sociologët kosovarë thonë se feja islame në Kosovë nuk duket...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në ...
Edi Rama ndjen se kuotat qeverisë kanë rënë shumë.Po shkohe...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se nuk ka të ndalur me qëll...
Kreu i një komisioni hetimor për rolin e Britanisë në luftën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...