LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

16 pyetjet e Gjykatës Amerikane për Edi Ramën!

2 Korrik 2016, 17:05, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar pyetjet që Gjykata Amerikane do i drejtonte Kryeministrit Edi Rama, në përshtatje të pyetjeve që i janë drejtuar Bilal Shehut, të cilat u zbardhën një ditë më parë nga Zëri i Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan “Sipas Zërit të Amerikës këto janë pyetjet që iu bënë Shtetasit Amerikan Bilal Shehut në Gjykatën e Nju Xhersit! Atëhere ky është variant I përshtatur për pyetjet e njëjta nëse do të ishte thirrur edhe Edi Rama”

Pyetjet e publikuara nga Altin Goxhaj

Pyetje për Bilal Shehun:
1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë ?Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh?), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?
Pyetje për Edi Ramën:
1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni bashkëpunuar me shtetasin amerikan Bilal Shehu ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë ?Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh?), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?

Pyetje për Bilal Shehun:
2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (?Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh?)?
Pyetje për Edi Ramën:
2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni hartuar një plan për të marrë pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (?Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh?)?

Pyetje për Bilal Shehun:
3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t?i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?
Pyetje për Edi Ramën:
3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t?i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që ju të merrnit pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?

Pyetje për Bilal Shehun:
4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?
Pyetje për Edi Ramën:
4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?

Pyetje për Bilal Shehun:
5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?
Pyetje për Edi Ramën:
5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

Pyetje për Bilal Shehun:
6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?
Pyetje për Edi Ramën:
6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Bilal Shehun në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen tuaj në Aktivitet përmes statusit të Bilal Shehut si shtetas amerikan?

Pyetje për Bilal Shehun:
7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t?ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?
Pyetje për Edi Ramën:
7. A ratë dakord gjithashtu që të përdornit shtetasin amerikan Bilal Shehu si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra Bilal Shehu të pranonte fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t?ia jepte pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut ishte I tij personalisht?

Pyetje për Bilal Shehun:
8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t?i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?
Pyetje për Edi Ramën:
8. Jeni në dijeni se gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, shtetasi amerikan Bilal Shehu i dha një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin e tij personal si dhe atë të gruas së tij, me dijeninë se këto informacione do t?i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?

Pyetje për Bilal Shehun:
9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t?ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
Pyetje për Edi Ramën:
9. Jeni në dijeni se gjatë, se shtetasi amerikan Bilal Shehu i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë së tij bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria e tij personale, që ai kishte rënë dakord t?ia kalonte pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

Pyetje për Bilal Shehun:
10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t?ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
Pyetje për Edi Ramën:
10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mori shtetasi amerikan Bilal Shehu një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë e tij bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që i takonin Bilal Shehut dhe që ai do t?ia dorëzonte Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

Pyetje për Bilal Shehun:
11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?
Pyetje për Edi Ramën:
11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdori shtetasi amerikan Bilal Shehu dhe gruaja e tij këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin e tij dhe të gruas së tij për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?

Pyetje për Bilal Shehun:
12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?
Pyetje për Edi Ramën:
12. A ia dërgoi shtetasi amerikan Bilal Shehu më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten e tij dhe për ju?

Pyetje për Bilal Shehun:
13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?
Pyetje për Edi Ramën:
13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, bashkë me shtetasin amerikan Bilal Shehu në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?

Pyetje për Bilal Shehun:
14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?
Pyetje për Edi Ramën:
14. A iu mohua juve hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por t?u lejua të bëje fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?

Pyetje për Bilal Shehun:
15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?
Pyetje për Edi Ramën:
15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?

Pyetje për Bilal Shehun:
16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?
Pyetje për Edi Ramën:
16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?

Lajmet e fundit nga