Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Gjysmë shekulli më parë, në republikat e quajtura të bananeve të Amerikës Latine, ambasadat amerikane kishin një praktikë që në pritjen e dhënë me rastin e festës kombëtare të SHBA, t? u paraqesnin të ftuarve vendas një hispaniko-amerikan, të veshur me kostum tradicional popullor, i cili mbante një fjalim për historinë e suksesit të tij në SHBA, si biri i një familjeje të varfër emigrantësh. Ky teatër bajat u braktis pasi u vu re se këta bufonë nisën të shënjestrohen rregullisht në atentate nga vendasit e indinjuar.
Duket se në Departamentin e Shtetit kanë një vlerësim të lartë për këtë farsë diplomatike, sepse nuk heqin dot dorë prej saj dhe janë duke e përdorur në Shqipëri. Por në Shqipëri, farsa arriti kulmin. Në një pritje që dha Ambasada e SHBA në Tiranë, me rastin e festës kombëtare amerikane (disa ditë para 4 korrikut), folësi i vetëm ishte Prokurori amerikan Xhon (Gjon) Junçaj, i ardhur në Shqipëri me misionin OPDAT. Ky Gjoni i Junçajve iu paraqit të ftuarve i veshur me kostum popullor shqiptar të veriperëndimit, dhe tregoi historinë e suksesit të tij në Amerikë si biri i një familjeje të varfër emigrantësh që punuan fort që fëmijët e tyre të arrinin sukses në SHBA.
Gënjeshtra më e vogël e këtij Xhonit të Junçajve ishte kur tha se ai ishte me origjinë nga Shqipëria. Në të vërtetë ai është me origjinë nga Druma e Hotit që gjendet në Mal të Zi. Prandaj ky Xhoni i Junçajve duhet të kishte thënë se ai është me origjinë nga trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Por meqënëse një thënie e tillë në një ceremoni zyrtare në Ambasadën Amerikane, do të sillte ndërlikime në marrëdhëniet e SHBA me Malin e Zi, ky Gjoni i Junçajve zgjodhi të mohojë origjinën e tij.
Tekefundit se mos ishte kjo rrena e tij më e madhe. Ai tha se i ati i tij ka punuar në fabrikat e ndërtimit të automjeteve në Detroit, kur ata që e njohin familjen e tij, e dinë se babai i tij ka punuar me vite pastrues i WC-ve nëpër hotele. Madje duke bërë këtë punë njohu dhe gruan e tij, nënën e Xhonit, për të cilën ky pohon se ka punuar pastruese, por pa e saktësuar se çfarë pastronte zonja Junçaj. Sigurisht që puna e ndershme çfarëdo qoftë ajo, nuk është turp dhe prindërit e këtij Xhonit (Gjon) janë njerëz të nderuar. Por është ky Xhoni (Gjon) që është i përlyer krejt me lëndën që pastronin prindërit e tij, në rolin e tij në farsën që e bënë të luante në pritjen e ambasadës amerikane. Ai që pas rolit që luajti në këtë farsë mjerane është një prokurhorr, jo një prokuror.
Ambasadat janë përfaqësi diplomatike të cilat funksionojnë sipas një protokolli të rreptë, të përcaktuar në ligje dhe rregulla ndërkombëtare. Mënyra se si bëhet një pritje festive në një ambasadë, tregon se sa respek ka ajo për shtetin ku gjendet dhe njerëzit e tij. Kur në pritjen e dhënë në Ambasadën Amerikane me rastin e festës kombëtare amerikane, nuk flet askush nuk stafi i ambasadës, por një person tjetër që nuk është pjestar i stafit, kjo tregon mungesë absolute respekti për shtetin ku është akredituar ambasada dhe të ftuarit në pritje.
Deri më sot nuk është saktësuar kurrë se me çfarë statusi ligjor është atashuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, prokurori amerikan Xhon Junçaj, i cili e ka bërë këtë që nga shtatori i vitit të kaluar. Qenia e tij ekspert i misionit amerikan OPDAT(Office of Oversies Prosecutorial Development Assistance and Training), nuk ia mundëson këtë gjë. Asistenca është një gjë, atashimi lejohet kur parashikohet i detajuar në Ligjin për Organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në Kodin e Procedurës Penale.
Çfarë arritjesh ka në Amerikë si prokuror (prosecutor) ky Gjoni i Junçajve që na është atashuar si i plotfuqishëm pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri për luftën kundër korrupsionit? Cilat çështje të rëndësishme të antikorrupsionit ka hetuar ai në Amerikë për të cilën të ketë dalë para gjykatës si përfaqësues i akuzës? Asgjë. Zero.
Pse nuk del ky Gjoni i Junçajve në televizion të japë intervista? Pse ka ndalime për të ku ambasadorët amerikanë në Shqipëri i pëlqejnë shumë daljet televizive? Ata që e njohin mirë thonë se ky Gjoni i Junçajve në Amerikë ka bërë karrierë në prokurori vetëm për shkak të marrëveshjeve që ka bërë mes Zyrës së Prokurorit dhe krimit të organizuar me bazë etnike. Marrëveshje të tilla janë ligjore në SHBA dhe me to zgjidhet një pjesë e madhe e çështjeve. Ky Gjoni i Junçajve është shumë injorant për të dalë në një intervistë të gjatë televizive, se shumëkush do ta kuptojë se është një nulitet juridik. Përveç të tjerave ai nuk ka dëshirë që t? ju përgjigjet pyetjeve se si dhe nga shkoi familja e tij në Amerikë.
Një pjesë e madhe e malësorëve katolikë shqiptarë të Malit të Zi kanë emigruar në SHBA me dokumente të rreme sikur kanë qenë të arratisur politikë nga Shqipëria komuniste. Dihet se kush i shiste këto dokumente të rreme, kush organizonte trafikun me pagesë për në kampet e pritjes në Itali. A ka dëgjuar ndonjë histori familjare për këto ky Gjoni i Junçajve? Apo edhe këto janë zgjidhur me marrëveshje mes familjeve dhe autoriteteve amerikane dhe kjo aftësi për marrëveshje është në themel të karrierës së Gjonit të Junçajve. Sa për vështirësitë që thotë se ka përjetuar në jetën familjare, ato më tepër kanë të bëjnë me disa gjoba që familja u detyrua të paguante te ata me të cilët kishte bashkëpunuar në biznisin ?turistik? dhe që kishin bindjen se ishin mashtruar. Kjo i detyroi prindërit e Xhonit pastaj që për të jetuar të bënin punë të cilat nuk i bënin normalisht ata që merreshin me këtë biznis.
Ardhja e këtij Gjonit të Junçajve në Shqipëri është një tjetër tregues se angazhimi amerikan për reformën në drejtësi, është një farsë totale sorosiane. Gjoni i Junçajve ka ardhur në Shqipëri për shkak të lidhjeve familjare që ka me të dërguarin e parë të Sorosit në Shqipëri, Fron Nazi (Nahzi sot). Ky Gjoni i Junçajve është pra një misionar sorosian./Kastriot Myftaraj
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sapo pa në televizionin ...
Policia e Tiranës ka publikuar sot fotot dhe skemën e grabit...
Kështu mësohet të ketë thënë Kryeministri Rama në Turqi, tek...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot n...
Nga Alban DaciKam studiuar në Perëndim, kam jetuar e jetoj n...
Kjo ka qënë deklarata me gojë, e dalë së fundmi nga zyra e M...
Shqipëria është kthyer në hambar i hashashit. Policia cdo di...
Gjykata e Kushtetuese e Austrisë ka urdhëruar ripërsëritjen ...
Ndreu thotë se në Shqipëri nuk ka një studim se pse rritet k...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni së bashku me...
Një deputet, 10 deputetë, 71 deputetë, 84 deputetë, 94 deput...
Gjykata e Apelit ka liruar ish-gjyqtaren e Lezhës, Prashqevi...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të...
Kryetari i opozitës i është përgjigjur kryeministrit Rama në...
Tre ditë më parë, citynews informoi se moderatori i emisioni...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 37-vjeçar pasi aku...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se, gjobat...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot për foton e tij me Pre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se kry...
Njëri ndër prodhimet më të suksesshme amerikane të televizio...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...