web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Saimir Tahiri: Sapo kapëm hajdutët e Rinasit...

1 Korrik 2016, 14:28, Aktualitet CNA

Kjo ka qënë deklarata me gojë, e dalë së fundmi nga zyra e Ministrit të Brendshëm. Deklaratë e cila do gëzojë cdo shqiptar dhe për më tepër cdo rilindas. Në daljen e tij jopublike bërë vetëm për Citynews, ministri na tha se janë kapur afër fushave në Rinas, tre persona. Pyetjes sonë për emrat e tyre, ministri me delikatesë pranoi që mos të pranonte t’i përgjigjej. Më pas ministri na tha se bëhej fjalë për tre persona me rrezikshmeri të madhe, pasi në momentin që u kapën, kishin kosorë në duar. Tre personat bënin gjasme sikur po korrnin bar për bagëtitë. Gjetëm gjithashtu edhe hi dhe kur i pyetëm të ndaluarit, na thansë që kishin pjekur mistra. Ne e kuptuam që këtë e bënin për të na hedhur neve hi syve. Ata e kishin hirin, se kishin djegur makinën. Pranë tyre u gjendën disa thasë, shtoi ministri. Personat thoshin se aty kishte bar, por ne nuk i besojmë se nuk hamë bar. Policët sekuestruan thasët dhe po vijnë drejt zyrës time…/Satirë Politike





Lajmet e fundit nga