web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Nikolla pret delegacionin e nivelit të lartë të Qendrës Rajonale të Mjedisit

1 Korrik 2016, 14:44, Aktualitet CNA

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot në një takim delegacionin e nivelit të lartë të Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore , të kryesuar nga  Jari Vilen.

Në takimin e zhvilluar, në ambientet e MAS, palët diskutuan mbi rëndësinë e edukimit të qëndrueshëm për çështjet e ambientit në arsimin parauniversitar.

Ministrja Nikolla, njohu anëtarët e delegacionit me rëndësinë e veçantë që MAS i ka kushtuar paketës së gjelbër të REC, duke e integruar në arsimin e mesëm të ulet, si cross dhe extrakurrikul.

Çështja e edukimit mjedisor, merr një rëndësi të veçantë në frymën e reformës kurrikulare në arsimin parauniversitar, jo vetëm në pjesën e metodologjisë dhe mësimdhënies që u ofrohet nxënësve, por edhe në rëndësinë që duhet ti kushtohet trajnimit të mësuesve.

Ministrja Nikolla, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore në fushën e përmirësimit të kurrikulave, në çështjet e edukimit për ambientin, në arsimin e mesëm të lartë, si dhe në procesin e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm të mësuesve.

Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për çështjet e mjedisit,  Raffi V. Balian shprehu gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për trajnimin e mësuesve në lidhje me edukimin e qëndrueshëm mbi çështjet ambientale.

Gjithashtu përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Hungareze, propozuan mbështetjen me ekspertizë në çështjet e edukimit të vazhdueshëm për problematikat ambientale.





14:34 Aktualitet

Dje Republika ra!

Nga Alban DaciKam studiuar në Perëndim, kam jetuar e jetoj n...

Lajmet e fundit nga