Sulmi në Turqi/ Basha: Opozita solidarizohet me autoritetet turke
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se opozit...
Për të dalë nga Tirana që të shkosh drejt Durrësit, Malit të Robit, Golemit apo Spillesë duhet të përballesh me disa beteja. Unaza e madhe është ende në ndërtim, ndaj kalimi nëpërmjet saj është një farë vizite në një kantier të zhurmshëm, gjithë pluhur dhe herë-herë me mendjen në mësim në vërrat e rrugës. Por, nëse vjen nga shtigje të tjera, tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi është një farë loje kukafshehtasi. Ti je derdhur në këtë pikë, pasi ke kaluar Rrugën e Durrësit me një mijë e një halle, ose më keq akoma nga unaza si duke ardhur nga Treni, si duke ardhur nga 21-shi. Rrugës të shkathtit të kanë parakaluar, ta kanë bërë gjakun ujë duke të ndalur me frena gozhdë, por edhe të kanë dhënë atë shfaqjen gjithë edukatë, kur kanë çelur derën e makinës në ecje e sipër dhe kanë lëshuar sekrecionet drejt e në rrugë të madhe.
Nëse ia del ta çash Zogun e Zi të pret një alamet udhe me korsi për të tërë, por pikërisht nga këta birat e kumbullës edhe atje bëhet trafik i madh. Të gjithë të parakalojnë majtas-djathtas, ndërsa më trimat hyjnë pa çarë kokë në korsinë e kalimit të urbanëve, taksive apo ambulancave. Të gjithë nxitojnë, të gjithë rendin. Në semaforin e Laprakës janë dy-tre djem që shesin muzikë tallava dhe jo vetëm. Aty bëhet furnizimi kulturor i ndonjë tipi që e ka futur gishtin në hundë deri tek kyçi.
Pas Laprakës të pret Shqiponja, e cila është një vepër arti për të ngritur lart ndjenjën kombëtare. Sak me këtë frymëzim të llojit ?o sa mirë me ken? shqiptar? ti nisesh për të hyrë në autostradën që të çon në Durrës. Këtu duhet të bësh kujdes se mjetet 8+1 të udhëtarëve ndalojnë befas, pa lajmërim, për t?i dhënë rrugëtimit tënd një tjetër shpirt aventure, sepse ti gëzohesh që nuk u përplase apo nuk ja more jetën aksh pasagjeri që nxiton të hipë apo të zbresë. Në këtë vend ka viza të bardha që flenë mbi qilim të kuq, por nuk ka shfaqje më komike të shohësh këmbësorët, tek hidhen si karkalecë, sepse makinat kanë nxitim dhe nuk e vrasin mendjen që të bëjnë pak durim.
Pasi zgjidh një nyje të dilemës ekzistenciale mes autostradës dhe bulevardit blu të Kamzës, mund të shkosh drejt. Këtu, falë inxhinierëve tanë është menduar një formë hinke. Ti hyn në një rrugë me tre korsi dhe duhet të dalësh në një rrugë me dy. Ata që e kanë bërë janë nisur për mirë që mos të krijojnë radhë, por ata që e përdorin nuk janë hutaqë, ndaj ja fusin sho-shoqit duke rendur drejt hinkës sa tek njëra korsi, sa tek tjetra, thua se po merr pjesë në një lojë elektronike. Gjithsesi, më në fund ke dalë në xhade dhe përgatitesh të vozisësh deri diku pa kokëdhimbje, sepse je në autostradë. Por, sa ke marrë disi shpejtësinë që të lejon tabela, një kokërruar, pallavesh, hundëplloçë, të rri nga pas makinës me 10 centimetër largësi. Ta bën me drita që t?i hapësh krahun se do kalojë ai. Po ku të shkosh? Në krahun tjetër ke një kamion sa tre kate pallat, të paktën ta parakalosh. As kjo nuk bëhet, sepse një tjetër kokëtullë, të cilit t?i i sheh vetëm çaçkën që vozit një makinë mbi 100 mijë euro ka vendosur të qëndrojë përpara në korsinë e shpejtësisë, me 60 kilometra në orë, sepse kështu hapet më mirë dhe shet gazra, meqë ka dhe një pjeshkë afër, e cila është bërë e re fringo në ndonjë klinikë që bën reklamë me tabela të mëdha buzë autostradës. Dikur ia del, kap korsinë e shpejtësisë së ulët, atje ku autostrada është plot gropa, vraga të hapura nga makinat e tonazhit të rëndë, të cilat nuk ka kohë kush t?i riparojë, sepse reforma në drejtësi na ka përthithur. E ndan udhën tënde me makina të mëdha, fugonë, qerre, motoçikla me kosha përpara. Por, dikur guxon, rigjen dhe patriotizmin që të mëkoi Shqiponja dhe rifutesh në korsinë e shpejtësisë. Të vjen lala me çadër prapa dhe të parakalon në krahun e kundërt, pastaj të rifutet para surratit dhe pjeshka përkatëse ta bën me gishtin e mesit. Futesh më mirë atje tek vendi i qerres, duron plagët e rrugës, asfaltin e kafshuar, sheh se si të kalojnë eskorta qeverie me tërsllëmë, por ama shpëton nga gishti i asaj çikës, sepse e ka edhe thoin të gjatë shumë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se opozit...
Një shtetas është arrestuar për shkak të drejtimit të automj...
Policia e Vlorës ka përfunduar me sukses 3 operacione të ndr...
Në vijim të aksionit kundër bimëve narkotike, Policia e Fier...
Komisioni parlamentar për Reformën në Drejtësi ka vendosur t...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka ven...
Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës p...
Në vitin 1982 kësmeti trokiti në portën e shtëpisë. U martov...
Policia e Skraparit ka asgjësuar sot 13082 rrënjë kanabis n...
Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kr...
Policia e Përmetit ka asgjësuar 4085 rrënjë kanabis. Burime ...
Atentati i ndodhur në Stamboll mbrëmjen e djeshme ka bërë që...
Afërsisht 100 % e bizneseve mendojnë se forcimi i masave sht...
Ndodhi e paimagjinueshmja të dashur lexues. Një ngjarje e rr...
Gjyshja ime me tregon se prinderit e saj, ndonese ajo ka lin...
Gjykata e Apelit ka liruar dy zyrtarët e policisë, të cilët ...
Tre ligjvënëse të Parlamentit Shqiptar kërkojnë ndryshimin e...
Një nga shqiptarët e rrëmbyer pak ditë më parë nga një shtet...
Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën pasi ra në kanalin e ujit ...
Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona të dyshuar si kulti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...