Elvis Rroshi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë dhe rikthimin në detyrë
Kryebashkiaku Elvis Rroshi ka kërkuar sot ndryshimin e masës...
Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me këtë ?koleg? që vendosi t’i kthehet profesionit të gazetarit të pavarur, pasi nuk u zgjodh dot më as deputet (siç u përpoq në Durrës në 2009 me LSI-në), as drejtor i televizionit publik (falë Nanos) dhe as drejtori i ATSH (falë Berishës).
Kam vendosur të qesh prej një kohe të gjatë edhe kur më thonë që të mos i përgjigjem një njeriu që, për shkak të një vesi që ia njohin të gjithë, është gjithnjë në kërkim të parave.
Kam vendosur të qesh kur më thotë se unë i shërbej Edi Ramës dhe e besoj këtë fabul marroke, po aq sa i besoj trillimit të çmendur se ky paladin i vlerave kombëtare, qenkësh një bir i Skënderbeut.
Kam vendosur të qesh dhe natyrisht ta anashkaloj këtë tribun publik, që kolegët e mij më të mirë më këshillojnë që të mos i përgjigjem, pasi ai tenton të shndërrojë hallet prej pengu, në debate idesh.
Në fakt, nuk do të kishte asgjë më të lehtë sesa të çmontoje botërisht këtë obez mediatik që mashtrimet i ka në përmasat e orekseve të veta.
Mund ta bëja fare lehtë këtë, boll t’i përmendja atë mashtrimin e fundit sikur videot me seks që ai kishte parë, ia kishte treguar Mentor Kikia. Ai nuk foli asnjë fjalë, pasi kryedaktori i Top Channel e nxorri bllof duke vërtetuar edhe njëherë se gënjente për llogari të tjetërkujt.
Mund ta bëja fare lehtë, duke i kujtuar kohën e artë kur ishte drejtori i RTSH dhe kur zhduku nga fushata elektorale e 2005 edhe PD edhe LSI. Ishte ajo kohë kur drejtuesi i televizionit që i përkiste publikut, shkruante fjalimet qesharake të ?zogut vetmitar? dhe arrinte deri aty sa bënte edhe këshilltarin estetik të zonjës së vetmuar.
Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se në emër të servilizmit të theksuar ndaj Nanos, që në fakt fshihte të tjera interesa, Kontrolli i Lartë i Shtetit e bëri subjekt të abuzimeve.
Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se si pasi nuk e kishte pasqyruar fare gjatë fushatës, i çoi në selinë e PD-së autobusin e lidhjeve direkte Berishës pas fitores, aq sa RD-ja i bëri thirrje ta largonte atë gërdallë që tashmë nuk i duhej më.
Mund të qeshja pafund më këtë idhtar të shprehjes ?çmë duhet mua se çfarë kam thënë unë? kur kujtoj se kandidati i LSI-së për deputet bënte fushatë në Durrës duke akuzuar Sali Gërdecin, por ama, menjëherë pas zgjedhjeve, po i njëjti, u shndërrua në drejtor të ATSH-së me firmën e Saliut.
Mund të qesh hidhur kur kujtoj se si mbronte në 21 janar vrasjet në bulevard duke vënë shërbimin ndaj pushtetit mbi skrupujt për fytyrën e tij. Kur e kujtoj si lëshonte britma histerike kundër atyre që guxonin të preknin gardhin e kryeministrisë dhe se si i bërtiste në studio: ?spiuuuuuuun? kolegëve që mbronin ide të ndryshme nga të tijat.
Mund të qesh me neveri kur kujtoj se sa në hall qe kur i duhej të komentonte kapjen e Metës me bllok në dorë dhe shfajësohej si gjithë eunukët: ?do të flas kur të flasi drejtësia?.
Mund të qesh e të gajasem kur kujtoj se si i mbronte votat e vjedhura të Bashës, se si bëri këshilltarin okult dhe mbrojtësin e pavarur të fushatës së tij.
Mund ta bëj këtë kur kujtoj se si prodhoi ato shkrimet për ?holandezin fluturues? lulet e të cilit po çelnin në Tiranë, artikuj që në vend që të shkonin tek publiku, përfunduan të botuara të plota në Antenën humoristike të Mero Bazes.
Mund të pushoj së qeshuri dhe ta përçmoj kur kujtoj se si papritmas ky mbrojtës i flaktë i ?Doktorit të madh? dhe ?Holandezit të lulëzuar? u bë idhtar i mazhorancës së re të pas 23 qershorit.
E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si spërdridhej e s?kishte argument në debatin parazgjedhor me Shkullakun, në Zonë e Lirë, kur duhej të fiste për masakrën elektorale të Vorës.
E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja në të njëjtën përballje se si zhvlerësonte emigrimin masiv të shqiptarëve duke e shikuar si një mundësi ?për ngritjen kulturore të tyre? (fatmirësisht arkivat e emisionit të Çanit janë të ruajtura të gjitha).
E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si hakërrehej kundër Blushit duke mbrojtur tezën se Rama është fitues i 1 miljonë votave dhe prandaj nuk është e nevojshme të bëjë zgjedhje në PS.
E njëjta ndenjë më vinte kur e shihja në studion e ?Faktit? të Çim Pekës (edhe këtu arkivat janë) të mbronte ardhjen e armëve kimike në Shqipëri.
Sot thotë, pa pikë turpi, se ka luftuar që këto armë të mos vinin. Ashtu sikurse argumentat për largimin masiv të shqiptarëve (pasi ka haruar se si ka debatuar me Shkullakun) i ka kthyer nga argument në mbrojtje të Ramës, në një armë kundër tij. Ashtu sikurse Ramën që mbyt liritë në PS, sot e ka përvetësuar si tezë të tij.
Njerëzit që e njohin thonë se ky transformim i fundit i ka ardhur pas një takimi me kryeministrin, të cilit i ka kërkuar të kthehet tek thesari i jetës së tij, në Televizioni Publik, dhe vetëm pasi nuk e ka kapur peshkun e madh, ka ndryshuar përsëri qëndrim.
Por, unë besoj se ky është një thashethem, për sa kohë nuk e kam të vërtetuar. Një thashethem ndoshta aq i pabesueshëm sa edhe prejardhja e Arturit nga Skënderbeu.
Por mjafton ky parakalim i shpejtë tek piruetat e tij, për të vërtetuar se kam pasur të drejtë që kam qeshur me të dhe nuk e kam marrë seriozisht.
Ia kam kuptuar hallin, dobësitë njerëzore prezente tek të gjithë, borxhet që harbuesi i orëve të vona të natës, i ka opinionistit që shkruan ditën.
Por, ndoshta ka një moment që i duhet thënë mjaft këtij qëndrimi hokatar, kur ky pehlivan që duhej të kishte frikë të nxirrte fytyrën në publik, guxon e thotë se jam unë që po fshihem.
Kur ky sharlatan më akuzon mua se i shërbej Edi Ramës. Kur më përshkruan si dikë që militon që kryeministri të kapë drejtësinë.
Vetëm me dy fjalë, jo për të, por për ata pak njerëz që nuk e njohin ende, dua të them se unë e konsideroj Ramën një të keqe të madhe. Një prijës së bandës së kleptoktarëve që po vazhdojnë të plaçkisin këtë vend. Një njeri, që po mori në dorë drejtësinë do ta bëjë një gërmadhë më të madhe sesa PS-ja që drejton prej një dekade.
Por ama thënë këtë, nuk e kuptoj si për këto arsye mund të jesh kokë e këmbë kundër Ramës dhe të mbrosh Ilir Metën.
Si mund ta quash njërin rrezik dhe tjetrin garanci?
Si mund të quash njërin fatkeqësi dhe tjetrin shpresë, kur ata po e plaçkisin dhe rrënojnë bashkarisht këtë vend ?
Si mund të jesh kundër Ramës sot për të njëjtat arsye që ke qenë pro Nanos dikur dhe Berishës dje ?
Mua më mundojnë këto pyetje. Sepse për “paftësinë” time s?kam arritur të jem me asnjë kryeministër.
Me sa duket Artur Zhejin jo.
Ai e ka pasur aftësinë (këtu e pranoj është më i zoti se shumë të tjerët) t’i shërbejë edhe të parit dhe të dytit duke u paguar për devotshmërinë e tij me para publike. Le t’i gëzojë.
Ashtu sikurse me bëhet qejfi që i shijon edhe sot shërbimet për Ilir Metën.
Për këtë e kam lënë në rrugën e tij.
Kam qeshur me piruetat që bën dhe u jam bashkuar shpesh atyre që janë gajasur me paturpësinë që ka për të ndryshuar lëkurë. Puna e tij.
Tani ka ca kohë që ka vendosur të bëjë opozitarin. Përsëri po qesh. Se është një punë që do t’i zgjasë deri sa të strehohet në ndonjë zyrë shteti.
Zoti e ndihmoftë.
(Lapsi.al)
Kryebashkiaku Elvis Rroshi ka kërkuar sot ndryshimin e masës...
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Ank...
Gjyqtari i Gjykatës së Beratit është u pezullua pasi i ka kë...
Ilir Vrenozi, qytetari nga Korça i bërë i njohur me videot e...
Qindra hektarë tokë bujqësore me të mbjella janë dëmtuar në ...
Ka qenë kjo deklarata më e fundit e z.Donald Lu, dhënë gazet...
Pas rikonstruksionit të bordurave dhe trotuareve, rruga “Mys...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas përfun...
Motra e Anjëza Shabanit, administratores së kopshtit privat ...
Nga Fatjona MejdiniKushdo që e njeh biznesin e kanabisit në ...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i dërgoi një mesazh ngu...
Bilanci i atentatit të trefishtë vetëvrasës që goditi dje në...
Për të dalë nga Tirana që të shkosh drejt Durrësit, Malit të...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se opozit...
Një shtetas është arrestuar për shkak të drejtimit të automj...
Policia e Vlorës ka përfunduar me sukses 3 operacione të ndr...
Në vijim të aksionit kundër bimëve narkotike, Policia e Fier...
Komisioni parlamentar për Reformën në Drejtësi ka vendosur t...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka ven...
Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...