Rroshi reagon pas arrestimit: Shtatë pashë nën dhe të më fusin, Berisha nuk e merr Kavajën
Kryebashkiaku Elvis Rroshi, ka reaguar pasi është arrestuar ...
Në tremujorin e parë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, individët që janë aktivë në tregun e punës përbëjnë 65,9 % të saj, ndërsa ata ekonomikisht jo aktivë janë 34,1 % të popullsisë. Në tremujorin e parë 2016, shkalla e papunësisë është 16,6 %, duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015. INSTAT tregon se punësimi shfaq një tendencë rritjeje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 5,2 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, punësimi u rrit me 2,1 %?
Punësimi
Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65,9 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,2 % ndërsa për meshkujt 73,4 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 46,2 %. Shkalla e punësimit së të rinjve është 32,1 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 75,4 %. Shkalla e punësimit për këtë grup-moshë është 65,7 %.
Gjatë tremujorit të parë 2016, 39,5 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24,2 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16,6 % të punësimit total të grup-moshës 15-64 vjeç. Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,8 % së të punësuarve 15-64 vjeç.
Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi gjithsej u rrit me 2,1 %. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë nga tremujori i katërt 2015 në tremujorin e parë 2016 është: 3,6 % në sektorin e bujqësisë; 2,1 % në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e industrisë ka një rënie të lehtë të numrit të të punësuarve prej 0,1 %. Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjet e lart u rrit me 15,5 % në sektorin e industrisë (industri nxjerrëse, industri përpunuese, ndërtim dhe industri të tjera); me 6 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,7 % në sektorin e bujqësisë.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, në grup-moshën 15-64 vjeç, pesha që zënë në punësimin total të punësuarit me pagë është 41,3 %. Të vetë-punësuarit (punëdhënës ose të vetë-punësuar pa të punësuar të tjerë me pagë) përbëjnë 33,5 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes përbëjnë 25,2 % të punësimit total.
Shkalla e punësimit (grup-mosha 15-64 vjeç) është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë (64,4 %) dhe ata me arsim profesional (63 %). Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional me 63 %, kjo krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 52,3 %. Pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor. Nga të punësuarit me arsim të lartë 85,3 % janë të punësuar me pagë dhe vetëm 3,1 % janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes. Tek të punësuarit me arsim të mesëm profesional përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 42,8 % ndërsa tek të punësuarit me arsim të mesëm të përgjithshëm përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 48,7 %.
Papunësia
Shkalla e papunësisë për popullsinë 15-74 vjeç është 16,6 %. Krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie prej 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 u ul me 0,7 pikë përqindje. Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 është 16,9 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshë, shkalla e papunësisë është 17,8 % dhe për femrat 15,8 %. Krahasuar me tremujorin pararendës, në tremujorin e parë 2016, pati një rënie me 1 pikë përqindje të shkallës së papunësisë për femrat e moshës 15-64 vjeç.
Gjatë tremujorit të parë 2016 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 30,4 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Edhe në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Kështu krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2016 ka rënë me 3,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë 2015 shkalla e papunësisë është 12,9 %. Krahasuar me tremujorin pararendës pati një rënie të lehtë me 0,2 pikë përqindje, ndërsa në terma vjetorë ka një rritje prej 0,9 pikë përqindje.
Popullsia ekonomikisht jo-aktive
Gjatë tremujorit të parë 2016, popullsia e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive përbën 34,1 % të popullsisë së kësaj grup-moshe. 17,2 % e popullsisë ekonomikisht jo aktive e moshës 15-64 vjeç është duke përmbushur detyrat shtëpiake. Nga ATFP rezulton se 13 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive e moshës 15-64 vjeç janë në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,4 % janë në paaftësi të përhershme. Një në dhjetë persona të moshës 15-64 vjeç të klasifikuar si ekonomikisht jo-aktivë janë të papunë të dekurajuar. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,9 % të të rinjve ekonomikisht jo aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 6,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar (nga 9,1 % që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2015). Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 15,2 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe./Monitor
Kryebashkiaku Elvis Rroshi, ka reaguar pasi është arrestuar ...
Cana nuk duhet ta lerë pa përgjigje reagimin e ish-sulmuesit...
Politologu Ylli Dylgjeri ka sulmuar Bashkinë e Tiranës, të d...
Bashkia e Korçës i ka dhënë plot 1.2 miliardë lekë atij që p...
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi është arrestuar ditën e...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar s...
Pas deklaratës së Kreut të demokratëve Lulzim Basha lidhur m...
Pas zbulimit rastësor të nje kampioni me 16.800 kilogram kaf...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar s...
Rreth 20 të dënuar për armëmbajtje pa leje në sektorit e sig...
Beteja Rama-Meta duket se po e çon çdo ditë e më shumë Shqip...
LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike po ndjek me vemen...
Në Liqenin Artificial, në mes të Tiranës një çift është film...
Pronari italian i Agon Channel, Francesco Becchetti, edhe ps...
Drafti për Reformën në Drejtësi do të shqyrtohet nesër në Ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër ngjarjen e r...
Ish deputeti socialist, Andis Harasani, ka ironizuar reklamë...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka e...
Disa produkte ushqimore me bazë qumështin nuk kanë asnjë gar...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka depozituar sot në prokurori...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...