web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia thirrje shoferëve: Përplasuni me çdo kampion që shikoni në rrugë

13 Qershor 2016, 16:21, Aktualitet CNA

Pas zbulimit rastësor të nje kampioni me 16.800 kilogram kafe kontrabandë, për të cilën u ndaluan edhe kater doganierë dhe që u kap pasi u përplas me nje mjet tjetër, strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, u mblodhën per analizimin e ngjarjes dhe masave që duhet të merren për mospërsëritjen e fenomenit të kontrabandës.

Pasi u shqyrtua rasti, u ra dakord që t’iu bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla, si autovetura, motorcikleta, bicikleta, madje edhe karroca me kuzhinieta, apo karrocave me kuaj, të përplasen me cdo kampion që shohin në rrugë. Policia garanton se nuk do ndëshkoje asnjë drejtues mjeti që përplaset me kamionët.

Madje cdo drejtues mjeti që do bejë këtë veprim, do shpërblehet direkt në vendngjarje, me 1 thes me kafe. Në rast se drejtuesi i mjetit të vogël do humbasë jetën, thesi me kafe do i dhurohet familjarëve të viktimës. Kjo pra është Policia që Duam, e bërë e mundur, e nga kush tjetër, vecse nga Rilindja./ Informoi për Citynews:Andreas Stefanis





Lajmet e fundit nga