Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Miriem Musollarin, nga fshati Lozhan i Maliqit është dënuar me 3 vjet burg për vjedhjen e një farmacie. 29 vjeç është i sëmurë nga një sëmundje vdekjeprurëse. Të dy prindërit, motra dhe vëllai i kanë vdekur. I mbetur i vetëm dhe në gjendje të keqe ekonomike, Musollari ka mësuar se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe tani i duhet të përballet njëkohësisht me drejtësinë dhe me vdekjen. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shpresë, Miriem Musollari kërkon të lihet i lirë, ndonëse i kanë mbetur edhe 20 muaj për të përfunduar dënimin. Në një intervistë dhënë për ?Gazeta Shqiptare?, i dënuari tregon me detaje historinë e tij rrëqethëse.
Miriem, për çfarë jeni dënuar dhe sa vite?
Jam dënuar me 3 vjet heqje lirie për veprën penale të ?Vjedhjes?. Tani më kanë mbetur edhe 20 muaj dënim. Në kohën kur shkela ligjin, isha i dërrmuar si njeri dhe nuk dija se çfarë të bëja. Ishte një moment dobësie, pasi nuk kontrolloja dot veten për hallet që kisha. Isha pa bukë dhe pa ujë. Po ecja në rrugë dhe pashë një farmaci hapur, dhe pa u menduar dy herë shkova dhe vodha gjithë lekët që ishin në arkë. Më kapi policia, ndërsa gjykata më dënoi me 3 vjet burg. E meritoj dënimin, por në këtë gjendje që jam tani, s?kam fuqi të qëndroj në këto ambiente kaq të ftohta dhe të zeza. Jam shumë i sëmurë.
Nga çfarë sëmundje vuani dhe prej sa kohësh?
Kam më se një vit që e kam mësuar se vuaj nga një sëmundje prej së cilës nuk kam shpëtim. Shpesh kisha dhimbje, këputje dhe lodhje. Ndihesha i pafuqishëm. Gjendja ime shëndetësore u përkeqësua, ndaj më dërguan me urgjencë në spitalin e burgjeve në Tiranë. Pasi kam bërë të gjitha analizat, më thanë se isha prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse. U shtanga. Atë moment doja vetëm të hidhesha nga kati i dytë dhe të mbyllja sytë. (qan) Nuk dua ta bëj publike sëmundjen time, pasi kjo do të ishte një traumë tjetër për mua. Kam arsye të forta për të mos e bërë publike, sepse përveç meje preken edhe dy persona të tjerë, të pafajshëm. Pastaj askush nuk do të qëndronte këtu me mua. Sidomos këtu, ku jeta është luftë.
Po familja juaj, e di se ju vuani nga një sëmundje vdekjeprurëse?
Familja ime? Ah sikur ta kisha familjen! Dy prindërit e mi kanë vdekur nga një sëmundje e rëndë. Edhe motra e vëllai u ndanë nga jeta po nga një sëmundje e rëndë. Unë s?kam askënd. Të afërmit e tjerë më kanë braktisur. Shokët më sjellin ushqime dhe veshmbathje këtu.
Si është jeta këtu në burg?
Ferr. Një ferr i vërtetë. Askush nuk do t?ia dijë për të burgosurit. Ilaçe nuk ka. Mjeku vjen një herë në javë. Nëse kërkojmë diçka, na trajtojnë si kafshë. Unë kam nevojë të pi ilaçe rregullisht, në të kundërt mund të vdes nga momenti në moment. Ilaçe s?ka. Po tretem dita-ditës.
Çfarë kërkoni?
Unë kam kërkuar në gjykatë lirim me kusht për shkak të gjendjes sime të rënduar shëndetësore. Dy herë ma kanë refuzuar kërkesën, pasi sipas ekspertit mjekoligjor nga Tirana, nuk është e rrezikshme sëmundja ime. Kjo është vërtet qesharake, sepse nëse unë do e them publikisht sëmundjen nga e cila vuaj, do të shokohen të gjithë me këtë që thotë mjeku. Unë i kam ditët të numëruara. Do të luftoj deri në fund për të fituar lirinë, pasi nuk kam lekë të paguaj mjekun që më kërkoi të jepte firmën në gjykatë. Kam besim te ministri i Drejtësisë se do ta pranojë kërkesën time. I përgjërohem ministrit që të më plotësojnë dëshirën e fundit, që të shkoj dhe të jap shpirt në shtëpi e të prehem pranë prindërve të mi.
Mustafa Nano ka komentuar në studion e tij në Zululand Refor...
8291 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Kolonjë dhe Mallakastë...
Më poshtë po sjellim një bisedë që ka pasur Agron Prebibaj, ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar hetimet për for...
utoritetet në Kosovë thonë se janë duke punuar në deradikali...
Stina e dimrit kaloi dhe tani është koha të merrni frymë! Nu...
Dy muaj më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Përfshirja e ministrit Saimir Tahiri në skandalin e përgjime...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi u kapën ...
Një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vi...
Shoqata e Avokateve Penaliste te Shqiperise ne nje publikim ...
Me ne fund Xhaxha Semit iu sos durimi dhe vendosi ta ndaje s...
Gazeta Koha Jone ka “zbulua” ate qe ne PD mund ta quajne “gr...
Dy persona të armatosur hapën zjarr të mërkurën mbrëma mbi b...
Moti i keq po vazhdon të godase disa pjesë të Evropës, më të...
Ajo i kishte kaluar dy javët e para pa vetëdije, pas së cila...
Mjerimi kosovar. Mbijetesa me një ndihmë sociale.Familja Dib...
Ndërkohë që shumica e Popujve të Deteve vinin nga Egjeu ose ...
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka nisur ...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...