web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 8291 rrënjë kanabis në Kolonjë dhe Mallakastër

9 Qershor 2016, 06:55, Aktualitet CNA

8291 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Kolonjë dhe Mallakastër. Mësohet se Policia e Kolonjës ka asgjesuar 8200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Policia bën të ditur se bimët narkotike u zbuluan në fshatin Piskal dhe ishin mbjellë në kubikë me gota plastike. Lëndë narkotike u asgjesua me anë të djegies.

Ndërkohë edhe në Mallakastër u gjetën dhe asgjesuan 91 bimë kanabis të cilat ishin mbjellë në vazo plastike në fshatin Povël.

Gjithashtu, në afërsi të bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 fara të dyshuara të bimëve narkotike Cannabis Sativa. vegla pune, tesha, thikë sharrë. ? dy aparate telefoni celular.

Në të dyja rastet e zbulimit të kanabisit, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivueseve.





Lajmet e fundit nga