Ministria e Integrimeve: Nuk ka vonim të liberalizimit të vizave për Kosovën
Lajmin se Parlamenti Evropian nuk do të marr vendim për heqj...
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck nuk dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë. Ky vendim bën që të nisë kërkimi i kandidatëve pasardhës për postin e Presidentit në vitin 2017. Po kush ka shanse?
Koha për ta zëvendësuar Presidentin e Gjermanisë ndoshta nuk është edhe aq e përshtatshme. Pasardhësi i Gauckut në post do të zgjidhet vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Kjo do të jetë një periudhë kur partitë tradicionale do të luftojnë në votime për vota në zgjedhjet më të fundit rajonale.
Megjithëse posti i Presidentit të Gjermanisë është një post jopolitik, është detyrë e zakonshme e partive në Gjermani që ose të gjejnë një kandidat të përbashkët, ose të gjejnë kandidatë të vetët. Revista Spiegel bëri të ditur në botimin e saj online se deklarata e Gauckut bën që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të nisë 15 muaj më herët. Kjo është një situatë, e cila përmban konflikte dhe Kancelarja Angela Merkel do të kishte preferuar ta kishte shmangur.
Pasardhës të mundshëm
Zyrtarisht askush në Berlin nuk dëshiron të shprehet për emra konkretë, për kandidatë për President. Por në diskutimet që bëhen, disa emra përmenden më shpesh.
Norbert Lammert është aktualisht President i Bundestagut dhe ka në këtë mënyrë postin e dytë për nga rangu në shtet. 67 vjeçari konsiderohet si kandidat i mundshëm i CDU/CSU. Përparësia e tij: ai ka përvojë të madhe politike dhe megjithëse është konservator ka prestigj të lartë edhe te opozita. Para së gjithash prestigj gëzon ai te Të Gjelbrit, parti e cila mund të ftohet si partner i mundshëm koalicioni në qeveri në vjeshtë 2017 nga CDU, në vend të SPD së dobësuar.
Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i Financave, nuk dihet nëse është i gatshëm të kandidojë për postin. Në zgjedhjet 12 vjet më parë ai nuk e pati mbështetjen e Kancelares. Dhe përsa i përket moshës, ai është vetëm pak vjet më i ri se Gaucku. Ursula von der Leyen, ministrja gjermane e Mbrojtjes dheAnnegret Kramp-Karrenbauer, kryeministrja e Landit të Zarës, konsiderohen si kandidate me më pak shanse.
Mbetet Gerda Hasselfeldt, 66 vjeç, e cila prej vitit 2005 deri në 2011 ka qenë zëvendëspresidente e Bundestagut dhe tani është kryetare e Grupit bavarez të Landit të CSU-së. Me të, Angela Merkel mund të qetësonte kryeministrin e pakënaqur të Bavarisë, Horst Seehofer.
Frank Walter Steinmeier u përmend para disa muajsh si kandidat i mundshëm i përbashkët i partive unioniste dhe i SPD. Në sondazhe ai është politikani më i preferuar socialdemokrat dhe aktualisht ministër i Jashtëm. Puna e tij e suksesshme konsiderohet përparësi e tij. Por krahu i majtë i SPD-së nuk e preferon. Kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel ua preu sot shkurt përfaqësuesve të medieve: “Për spekulimet rreth postit të Presidentit Federal të Gjermanisë unë nuk them asgjë dhe as nuk marr pjesë në to.” Gabrieli tha se Steinmeier është një ministër i shkëlqyer, “i cili dëshiron ta mbajë postin që ka, në bazë të të gjitha atyre që di unë.”
Presidentin e Gjermanisë e zgjedh një asamble e posaçme, kur është e nevojshme në tri raunde njëra pas tjetrës. Në raundin e tretë Presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë votash, pra zakonisht me votat e Partisë në pushtet, e cila ka edhe më shumë përfaqësues në mbledhje. Asambleja federale për zgjedhjen e Presidentit përbëhet nga më shumë se 1000 vetë – shumë prej tyre politikanë. Në të marrin pjesë edhe personalitete të njohura, yje të sportit dhe figura të tjera publike të zgjedhura për këtë asamble nga partitë politike.
Lajmin se Parlamenti Evropian nuk do të marr vendim për heqj...
Sipas saj, ashtu siç njofton B92, Kroacia rrugëtimin e Serbi...
Ministri i Policisë, Mitko Çavkov për herë të parë del me dë...
Zgjedhjet paraprake në Shteteve të Bashkuara po i afrohen fu...
Një bashkëbisedim me Anne ApplebaumVetëm pse diçka nuk mund...
Krerët e Bashkimit Europian nuk angazhohen në fushatën zgjed...
Tre njerëz kane humbur jetën në natën e së dielës në lindje ...
Një gazetar amerikan dhe përkthyesi i tij afgan, janë vrarë ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë dy ...
Vërtet që myslimanët e dënojnë „Shtetin Islamik“ si jo-në pë...
Apel i ish-presidentëve polakë për të mbrojtur vlerat demokr...
Të paktën 30 civilë janë vrarë nga bombardimet e regjimit si...
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84...
Njëri nga tre të dyshuarit për planifikim të atentatit terro...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi dje në Gustrow ...
“Një nga problemet më të mëdha në lidhje me zgjedhjen është ...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se akuzat p...
Ndërkohë që po afrohet data 23 qershor kur Britania do të vo...
Franca ka mbledhur sot ministrat e jashtëm të fuqive të mëdh...
Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se grupi militant, S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...