IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë Gjikuria për ndotje në Palasë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Krerët e Bashkimit Europian nuk angazhohen në fushatën zgjedhore kundër Brexit, e duan me këtë të ndihmojnë proeuropianët në Britaninë e Madhe. Kjo të thotë shumë për marrëdhënien e vështirë mes ishullit e unionit.
Si ta quash këtë: Frikë nga armiku apo taktikë e mençur? Para referendumit në Britaninë e Madhe krerëve të BE-së nuk po u dëgjohet zëri. Udhëtimet në mbretërinë e përçarë evitohen. I fundit që guxoi të ishte në Londër, ka qenë eurokomisioneri britanik, Jonathan Hill, para14 ditësh.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka vënë vetë vetes detyrë të mos flasë. Ai ka thënë se ?do ta mbajë gojën mbyllur sa të jetë e mundur?. Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të trupës së BE-së. Vërtet që presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, këto ditë paralajmëroi nga një Brexit, por kjo u deklarua në një territor të sigurtë, në një konferencë ekspertësh në Bruksel.
BE? Ah, ajo gjëja nga Brukseli që të bën me turp…
BE-ja dhe veçanërisht Komisioni Europian janë aq tejet jo popullorë në mbretërinë grindavece. Prandaj edhe strategët e komunikimit në bordin e Junckerit kanë vendosur të bëhen të padukshëm. Vërtet është për turp që krerët e Brukselit nuk guxojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe për të mbrojtur kauzën e tyre. Çfarë do të thotë kjo për kulturën politike, kur një dalje publike shihet si provokim? Madje vetë të angazhuarit e fushatës për një qëndrim të Britanisë së Madhe në BE nuk duan aspak mbështetje nga Europa.
David Cameron, kryeministri britanik lufton më me dëshirë i vetëm në emisionet e planfikuara televizive. Ai paraqitet si superheroi i vetmuar, që ka bërë zap monstrën e tmerrshme europiane dhe që ka siguruar statusin më të mirë të mundshëm për Britaninë e Madhe në BE. Sigurisht për këtë marrëzi nuk do përshtateshin ata djemtë e këqinj nga Brukseli – Juncker, Tusk, dhe presidenti i Parlamentit Europian, Schulz.
Ndërkohë debati në ishullin e çuditshëm bëhet me kaq argumenta absurde, saqë, një këmbëngulje për ?Po? e BE-së vërtet këtë moment do të sillet efektin e kundërt. Faktet vetëm të bezdisin. Megjithatë e vështruar nga jashtë, të duket e çuditshme, që Bashkimi Europian ul kokën, kur në fakt në këtë votim bëhet fjalë për vetë BE-në. Nëse britanikët votojnë për daljen nga BE,-ja do të thuhet se BE është angazhuar shumë pak, ose ndoshta më shumë sa duhet. Presidenti i Komisionit Europian, Juncker, me sa duket është dorëzuar në përpjekjen për ta kuptuar këtë logjikë. Kritika për gjoja përzierje apo pak angazhim, është për atë ?kaq pa vlerë?, ka bërë të ditur europiani i lashtë. Tingëllon dëshpërim në këtë qëndrim…
Duhet të turpërohesh vërtet?
Kur të fashitet edhe vala e pluhurit pas shpërthimit të Brexit më 23 qershor, në Bruksel do shtrohet pyetja, nëse heshtja ishte vërtet strategjia e duhur. Nuk është më e ndershme, të thuash mendimin tënd, edhe pa u pyetur? Në fund të fundit bëhet fjalë për një çështje vendimtare për BE – jo për një çështje të brendshme të Britanisë së Madhe.
Të vjen t’u thërrasësh krerëve të BE: ?Kini më shumë guxim!? Pozicion të qartë, ju lutem! Komisioni është krenar që e ka reduktuar emetimin e propozimeve rregullatore që vinin prej tij, krahasuar me të mëparshmit, problemet e konfliktet stërzgjaten, shtyhen. Vendet anëtare, që momentalisht ndodhen në kursin e re-nacionalizimit, nuk dëmtohen. Veç Polonisë. Por këtu nuk kishte rrugë tjetër, sepse po vihej në lojë vetë besueshmëria e BE-së në debatin për ligjshmërinë në Poloni. Megaprojekti i Komisionit të Junckerit, programi i investimeve nuk po ecën përpara. Në Bruksel luhet loja statike, kush lëviz i pari, humb. Kjo ka të bëjë edhe me dramën e Brexit, por jo vetëm me të.
Duket se nuk është më në modë të luftosh me zë të lartë për Europën. Koha kërkon tonet të ulta. Madje vetë Jean-Claude Juncker, si thotë ai, i ka vënë vetes detyrë vetëpërmbajtjen, që nuk është e zakonshme për të. A është kjo receta e duhur për të bindur euroskeptikët? Një gjë dihet: Kush ka turp edhe pse bën gjënë e duhur, nuk entuziazmon dot askënd!/DW
Tre njerëz kane humbur jetën në natën e së dielës në lindje ...
Një gazetar amerikan dhe përkthyesi i tij afgan, janë vrarë ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë dy ...
Vërtet që myslimanët e dënojnë „Shtetin Islamik“ si jo-në pë...
Apel i ish-presidentëve polakë për të mbrojtur vlerat demokr...
Të paktën 30 civilë janë vrarë nga bombardimet e regjimit si...
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84...
Njëri nga tre të dyshuarit për planifikim të atentatit terro...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi dje në Gustrow ...
“Një nga problemet më të mëdha në lidhje me zgjedhjen është ...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se akuzat p...
Ndërkohë që po afrohet data 23 qershor kur Britania do të vo...
Franca ka mbledhur sot ministrat e jashtëm të fuqive të mëdh...
Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se grupi militant, S...
Kombet e Bashkuara e kanë vendosur koalicionin e udhëhequr n...
Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar më shumë reshje në...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha në Berlin se NATO-ja n...
Nga Dimitris PapadimoulisArdhja e presidentit rus Vladimir P...
Një konferencë dyditore e OSBE po e vështron luftën kundër t...
Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton kritikoi...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...