Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Ditën e premte, në emisionin ?Zonë e Lirë? të Arian Çanit në Tv Klan, na u shfaq një vajzë 17-vjeçare, por që ishte megjithatë nxënëse e vitit të parë gjimnaz, me emrin Refxhei (?). Kjo vajzë kishte shkruar një libër, siç e pohoi vetë, në funksion të ambicjes së saj për t? u bërë prokurore, madje Prokurore e Përgjithshme, për të futur politikanët në burg. Edhe në emision Refxhei përsëriste se ajo donte të bëhej prokurore, madje prokurore e përgjithshme, për të futur politikanët në burg.
Deklarata e saj më e përmbajtur në emision ishte: ?Unë jam Refxhei Tola, mbështetem nga ambasada amerikane, dorëshkrimi i parë ka shkuar në ambasadën amerikane, mbështetem nga Donald Lu!?
Arian Çani e pyeti: ?Të njeh Donald Lu, e ke takuar??
Refxhei u përgjigj: ?Sigurisht që po. Kam marrë mbështetjen e tij, prandaj kam ardhur dhe sot këtu. Është personi i parë që ka lexuar librin tim. E ka lexuar në dorëshkrim, pa dalë.?
Nëse kjo adoleshente gënjen, atëherë ambasadori amerikan kishte detyrim të bënte një sqarim publik që të nesërmen, sepse kjo vajzë është e angazhuar në projektet rinore antikorrupsion të Ambasadës Amerikane, dhe vërtet hyn e del në ambasadë. Ajo vetë tha:
?Unë jam pjesë e strukturës rinore të antikorrupsionit. Jam kryetare e forumit rinor të Tiranës.?
Çani: ?Po këtë strukturë kush e ka krijuar??
Refxhei Tola: ?Është krijuar me mbështetjen e ambasadës amerikane.?
Edhe kjo është e vërtetë. Me mbështetjen e ambasadorit Lu kjo vajzë e vitit të parë gjimnaz, ka bërë një karrierë të çuditshme në shoqërinë civile. Ajo tha: ?Unë kam qenë një nga nxënësit që kanë dërguar rekomandime në parlament për luftën kundër korrupsionit për zonjën Vlahutin.?
Refxhei thoshte në emision pa e ditur se ishte duke folur në frazeologjinë e njerëzve të elitave të sajuara në republikat e bananeve të Amerikës Latine 40 vite më parë: ?Kam mbështetjen e atyre, prandaj sot vij kaq e sigurt këtu.?
Dialog Arian Çani Refxhei Tola:
?Ëndrra jote është të behesh prokurore të futësh në burg politikanët!?
?Sigurisht, unë do të bëhem prokurore.?
Me mbështetjen e Donald Lu. Çështja kryesore është se si ka krijuar kaq besim kjo vajzë e mitur se Donald Lu do të mbështesë pikërisht atë, përt? u bërë Prokurore e Përgjithshme dhe këtë premtim nuk ua ka bërë edhe vajzave të tjera të moshës së saj, të cilat parapëlqen t? i angazhojë në projektet antikorrupsion të Ambasadës Amerikane? Çfarë idesh mund të kenë këto vajza të mitura për luftën kundër korrupsionit, aq më tepër një nxënëse e vitit të parë të gjimnazit, si Refxhei, më e vonuar se bashkëmoshatarët e saj? Ndoshta ato, nuk do të dinin të shpjegonin sadopak as vetë fjalën ?korrupsion?, nëse do të ishte pyetur për këtë gjë, dhe po ashtu edhe Refxhei, që nuk u pyet nga Çani se çfarë ishte korrupsioni.
Që Donald Lu ka ndikuar shumë te Refxhei, kjo duket qartë, por meqënëse ata kanë një marrëdhënie personale nuk mund të mos bëhet pyetja se sa dhe si ka ndikuar Refxhei te Donald Lu që rri dhe lexon librat e saj dhe bisedon me të për ta, si dhe i ushqen ambicjet e saj për karrierë të madhe në drejtësinë shqiptare.
Ky është problemi kryesor. Sepse kur ambasadori amerikan të krijojë një marrëdhënie speciale me një vajzë të mitur pjesëmarrëse në këto projekte, duke u shtirur sikur lexon librin e saj dhe duke bërë biseda të gjata për librin, me ç? rast i ushqen ëndrrat e saj për karrierë si Prokurore e Përgjithshme, kjo të ngjan me atë aspekt të marrëdhënieve të Bill Clintonit me Monica Lewinsky-n. Dhe dihen arsyet e Billit kur i ushqente ëndrrat e saj për karrierë të madhe, duke i premtuar mbështetjen e tij për këtë gjë.
Një vajzë 17 vjeçare që thotë se unë do të fut në burg këtë ose atë politikan, në vendet me qytetërim të lartë, ku fëmijët trajtohen seriozisht dërgohet për trajtim te psikologu. Në Shqipëri dërgohet në televizion në prime time.
Në SHBA me këtë rast ndaj z. Lu do të kishte nisur një hetim për krimin e pedofilisë.
Këta ambasadorët amerikanë kanë nisur të bëhen të paturpshëm në një mënyrë të re. Arvizu, para se të ikte, tha se vinte keq që nuk e kishte takuar Olta Gixharin dhe Çani ia krijoi këtë mundësi. Donald Lu takoi këtë Refxhein. Do të ishte interesant të dihej si ia thotë emrin në anglisht. Apo ndoshta bisedojnë në shqip bashkë, një gjuhë që Lu e zotëron mjaftueshëm për biseda të tilla, gjë për të cilën ka dhënë prova se ka folur edhe për temën e mbrojtjes së zogjve. Dhe ai ka zogj për të mbrojtur e inkurajuar.
Një moment interesant në emision ishte kur Çani e pyeti Refxhein se përse është në vit të parë gjimnaz në moshën 17 vjeç:
Çani: 17 vjeç në vit të parë është e pamundur Refxhei!
Refxhei: Po sepse ashtu ka ndodhur diçka.
Çani: Ah ke hyrë në shkollë me vonesë?
Refxhei: Po. Për një problem timin.
Dhe Refxhei kërkoi ta mbyllte këtë temë të padëshirueshme për të: ?Nuk është ky problemi Çani.?
Eh, jo zonjushë, është edhe ky një problem, sepse ju jeni përfshirë në një projekt të financuar nga taksapaguesit amerikanë, dhe ky financim i llogaritet Shqipërisë si ndihmë amerikane. Dhe në këtë projekt ju keni zënë vendin e dikujt që nuk ka gjë për të fshehur në të kaluarën e vet.
Sa për librin e Refxheit, mund të thuhet se problemi më i madh që krijohet kur një nxënëse e vitit të parë gjimnaz shkruan një libër për politikën dhe ky libër promovohet në televizion në një emision me audiencë të madhe, te publiku, veçanërisht i moshës së saj, nguliten në mendje si dije e pasaktë, gabimet qesharake që bën Refxhei kur kërkon të tregojë erudicion. Kështu Refxhei tha një gjë që gjendet edhe në librin e saj: ?Dikur në Romën e lashtë perandori bënte një ritual adhurimi, dhe gjatë gjithë kohës dikush i qëndronte nga pas dhe i pëshpërsite: Mos harro që je njeri!?
Dikush i ka futur një dije të gabuar në mendjen e kësaj të miture. Në të vërtetë ky ritual në Romën e Vjetër nuk bëhej me perandorin, se ai ishte sundues i plotfuqishëm, por me gjeneralët që ktheheshin fitimtarë nga luftrat, që shpesh ishin edhe konsuj, gjatë ceremonisë së quajtur Triumf. Këtyre njerëzve u qëndronte dikush nga pas që iu thoshte? ?Mos harro që je i vdekshëm!? Vetë rituali quhej ?memento mori?, që do të thotë ?përkujtimi i vdekjes?.
Refxhei tha për Lulzim Bashën: ?Lul Basha ka një kulturë akademike anglosaksone, i formatuar në Holandë.?
Në fantazinë e Refxheit, Holanda është vend anglosakson!
Për Edi Ramën Refxhei tha: ?Edi Rama ka vetëkonfidencën?
Duket qartë se Refxhei ka dashur të përdorë fjalën shqipe ?vetëbesim?.
Çani, duke komentuar titullin e librit të së ftuarës së tij, ?Politika sot, intrig, hipokrizi dhe realitet?, tha:
?Intrig?, s? duhet të të kishin lënë ta bëje këtë gabim, shkruhet me ?ë? në fund.?
Shfajsimi i Refxheit ishte absurd: ?Këto janë vetëm tre kopjet e para të shtypura.?
Por sot, kur librat shkruhen në kompjuter, përmbajtja e librit del nga shtypshkronja ashtu siç është dërguar, nuk ndryshon në procesin e shtypshkrimit.
Me këtë gabim në titull, kjo vajzë i bëri publicitetin më të keq të mundshëm shkollës private shumë të shtrenjtë ?Wilson? ku ka mësuar deri në klasë të nëntë.
Me mbështetjen e Donald Lu, Refxhei i ka hyrë dhe studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. E pyetur nga Çani për librin e ardhshëm, ajo ktheu këtë përgjigje:
?Është shumë shpejt një libër për diplomacinë ndërkombëtare dhe Shqipërinë.?
Shumë shpejt, domethënë në vit të dytë, gjimnaz! Pasi në vit të parë gjimnaz ka botuar një libër për politikën shqiptare! Duket se paralelisht me drejtësinë ajo do të merret edhe me diplomacinë. E pse jo? Një njeri me emrin Refxhei mund të bëjë gjithçka. Hale Luja për drejtësinë, politikën dhe diplomacinë shqiptare, që do të ndreqen nën kujdesin e Donald Lu, në stilin ?Refxhei?! E gjithë kjo komedi nuk do të kishte asnjë rëndësi nëse kjo vajzë nuk do të ishte një nga personat kyç të projekteve rinore të ambasadës amerikane në Shqipëri.
Në Shqipëri është krijuar një traditë, në jo pak familje, që t? u venë fëmijëve emra të sajuar, pa asnjë kuptim. Emri ndikon në përsonalitetin e individit. Dhe këta fëmijë jo rastësisht janë të prirur për të bërë absurditete publike, sepse ata janë absurditete të mishëruara që në lindje.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Heroina kryeson sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është shprehur gjatë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shpërndarë një mes...
Partia Demokratike ka shpërndarë listën fituese të Këshillit...
Në kuadër të projektit për periudhën mars-prill-maj 2016 ISP...
Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, shp...
Premtimi i kancelares gjermane Merkel, kur vizitoi Shqipërin...
Drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, është nën hetim nga Prokur...
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi sot Konventën Zgjedhor...
Athina zyrtare ka raguar me tone të ashpra ndaj deklaratave ...
Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se zotit Ennno Bozdo,...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar disa fot...
Situata në degën e Partisë Demokratike në Durrës sa vjen dhe...
Një skelet i copëtuar është gjetur sot në zonën e Tujonit në...
Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mb...
Prokuroria e Përgjithshme ka informacione se Artur Bushi, kr...
Avokati i Popullit, i ka bërë thirrje shoqërisë të tregojë ...
Turqia dhe Greqia do të jenë zgjedhjet kryesore të shqiptarë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...