Pushimet verore jashtë/ Alternativat ku mund t’i kaloni sa më lirë
Turqia dhe Greqia do të jenë zgjedhjet kryesore të shqiptarë...
Avokati i Popullit, i ka bërë thirrje shoqërisë të tregojë maturi dhe mençuri dhe të mos bëhet palë me homofobë që nxisin urrejtjen ndaj komunitetit LGBTI. Përmes një deklarate për shtyp, Totozani shprehet se nuk duhet të tolerojmë pseudolirinë që fyen, ofendon, dhe nxit urrejtjen ndaj një individi, apo ndaj një komuniteti të tërë siç është ai i LGBTI-së.
“Dita ditës, po konstatojmë me shqetësim se gjuha e urrejtjes kundër komunitetit LGBTI është intensifikuar. Gjendemi përballë një fushate denigruese, fyese dhe diskriminuese, e cila po i bën shërbimin më të keq garantimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Respektojmë dhe vlerësojmë maksimalisht lirinë e shprehjes, por në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerojmë pseudolirinë që fyen, ofendon, dhe nxit urrejtjen ndaj një individi, apo ndaj një komuniteti të tërë siç është ai i LGBTI-së. Të gjithë kanë të drejtën të debatojnë, por ky lloj debati me përmbajtje fyerjesh dhe sharjesh denigruese nuk është i shëndetshëm, nuk i shërben shoqerisë shqiptare, nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben të drejtave dhe lirive të njeriut, nuk i shërben integrimit, përvecse është i gabuar dhe i dënueshëm.
Nuk ka shoqëri të qetë, kur një grupimi apo qoftë edhe një individi të vetëm i mohohen të drejtat që i gëzon shumica e popullsisë. Për këtë arsye të gjithë kemi detyrimin të kërkojmë të drejta të barabarta për çdo individ, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor. Askush nuk ka të drejtë, pavarësisht statusit social, politik, profesional apo intelektual, të paragjykojë, të ndërhyjë në jetën e tjetrit, të propogandojë mënyrën e jetesës apo ca më keq të pengojë zhvillimin social të çdo individi.“, shprehet ai
Më tej, Totozani shprehet se çdo anëtar i komunitetit LGBTI janë pjesë e familjeve tona, janë motrat dhe vëllezërit tanë dhe si të tillë meritojnë të trajtohen me dinjitet, dhe të gëzojnë të drejta si çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë.
“Shqipëria nuk po i mbron të drejtat e komunitetit LGBTI thjesht dhe vetëm për të qenë pjesë e Europës së qytetëruar, ne duhet t?i mbrojmë këta individë nga dhuna, diskriminimi, nga fyerjet dhe abuzimet, dhe duhet të garantojmë një jetë normale për ta njëlloj si për çdo qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë.
Anëtarët e komunitetit LGBTI janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, si gjithë ne të tjerët. Ata janë pjesë e familjeve tona, janë motrat dhe vëllezërit tanë dhe si të tillë meritojnë të trajtohen me dinjitet, dhe të gëzojnë të drejta si çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë.
Gjuha e urrejtjes dhe qëndrimet diskriminuese të adresuara së fundmi ndaj personave LGBTI dhe të drejtave të tyre nuk e ndihmojnë shoqërinë shqiptare për të ecur përpara. Ju kujtojmë të gjithëve, se Shqipëria ka ratifikuar Konventën dhe Aktet e tjera të të drejtave të Njeriut për mbrojtjen nga diskriminimi, legjislacion ky që duhet të jetë në fuqi jo thejsht simbolikisht, por për t?u zbatuar.“, thekson Totozani
Avokati i Popullit ka ftuar shoqërinë shqiptare të tregojë maturi dhe të mos bëhet pjesë e homofobisë. Sipas tij, sot më shumë se kurrë, të gjithë kemi nevoje të distancohemi dhe të dënojmë pa asnjë justifikim cdo lloj fyerje, trajtimi denigrues, diskriminim, stereotipizimin negativ, stigmatizmin dhe kërcënimin që i bëhet cdo personi që i përket komunitetit LGBTI.
“Ftoj të gjithë shoqërinë shqiptare të tregojë maturi dhe mençuri dhe të mos bëhet palë me homofobë që nxisin urrejtejn ndaj komunitetit LGBTI, por të debatojmë në mënyrë qytetare dhe të kulturuar. Të mos harrojmë se nxitja e urrejtjes është një akt i dënueshëm i parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ju bëjmë thirrje Institucioneve shtetërore në zbatim dhe të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni ndërkombëtar I ratifikuar nga Republika e Shqipërisë të jenë proaktivë në marrjen e masave të nevojshme ndaj të gjithë atyre që e përdorin këtë gjuhë, apo ca më keq që nxisin urrejtjen për grupe ose individë që i përkasin komunitetit LGBTI. Nxisim institucionet shtetërore të ofrojnë mbështetje për individët të drejtat e të cilëve dhunohen për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.
Sot më shumë se kurrë, të gjithë kemi nevoje të distancohemi dhe të dënojmë pa asnjë justifikim cdo lloj fyerje, trajtimi denigrues, diskriminim, stereotipizimin negativ, stigmatizmin dhe kërcënimin që i bëhet cdo personi që i përket komunitetit LGBTI.
Çdo person duhet të jetojë i lire dhe i respektuar në të drejtat e tij”, përfundon deklarata e Totozanit
Turqia dhe Greqia do të jenë zgjedhjet kryesore të shqiptarë...
Prokuroria ka vendosur të mos nisë hetimin për thirrjet e is...
Kreu i LDE, Arian Galdini, ka kërkuar përgënjeshtrimin e laj...
Partia Demokratiket ka denoncuar kryetarin e Bashkisë Divja...
Disa media raportuan se do të publikonin një video me skena ...
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar sot përgjigjet e...
Fahri Balliu, apo siç njihet ndryshe “Këndezi” ka ndërmarrë ...
I dashur z.Muhamet. Ti ike para kohe. Bota kishte nevoje per...
Autostrada Tiranë – Durrës ka mbetur e bllokuar për shumë mi...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako gja...
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i de...
Sot vendosa të mos udhëtoj drejt Francës për të parë ndeshje...
Kompania Apple, për herë të parë në 13 vite aktivitet në rri...
Koalicionit PS-LSI pati një krisje në këshillin bashkiak të ...
Largimi nga detyra i disa kryebashkiakëve socialistë për shk...
Gjirokastra apo qyteti i gurtë, siç njihet, është qytet muze...
Sipas urtësisë egjiptiane, një person kishte dy shpirtëra, d...
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka deklaruar se Shqipë...
Pas pak ditëve nis Euro 2016 në futboll. Zyrtarisht në të ma...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...