Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Dy të parët i kapa duke ikur mbi biçikleta drejt Divjakës.
-A jeni në Fejsbuk ?
-Po.
-Nga sa miq keni ?
-Unë kam pak, nja 400. Ky ka më tepër, mbi 700.
-A ka të tjerë që janë në Fejsbuk ?
-Nga 13 vjeç e lart të gjithë janë në Fejsbuk.
Në Dushk shitësi i sharqinjve, një karrocier, një djalosh me BMV, mburren me të madhe që janë në Fejsbuk ku kanë me qindra mikesha njëra më e bukur se tjetra.
Në një restorant drejt Fierit shtatë a tetë myzeqarë hanë e pinë duke treguar hollësira nga fejsbuqet e tyre. Në një tavoline po shajnë qeverinë. Pranë pjatave male me 10 mijë lekësha lidhur me llastik.
-Hani e pini si derrat, keni pare, toka, prona, makina, udhëtoni, fëmijët të gjithë në Fejsbuk, dhe shani qeverinë ?!
-Qeverinë e shajmë se ka filluar të mos na ngrihet.
Krutje, Zhym, Mërtish, Ngurrëz, Bubullimë, Goriçaj, Këmishtaj, të gjithë fshatrat kanë Internet Kafera me nga 6 deri në dhjetë kompjutera.
Ndanë një are një bujk me të birin nja 20 vjeç.
-A je në Fejsbuk ? i them të birit.
-Po. Kam 394 miq, 17 të dashura, mbi 800 fotografi, 440 selfie, marr pjesë në 23 forume, 54 interesime, 37 aktivitete…
-Hë mo, i drejtohem të jatit, ç’ke që rri turivarur ? Shtëpi të re po, arë për të punuar po, djali në Fejsbuk po, ç’kërkon më nga jeta ti ?
-Halli im është që s’kam asnjë hall.
Diku afër Kolonjës, në një kioskë pranë një restoranti, një mesoburrë me kafe dhe raki përpara.
-Ç’më rri ashtu sikur të janë mbytur vaporrët o Lal Myzeqeje që s’kishe bukë të haje ?!
-Më ka zënë një taksirat. Nuk mund të fle më tepër se 3 orë në 24 orë. Dhe nuk do fle më tepër se aq deri sa të bëj milionin e parë të Euros.
Në një tjetër lokal një tip rreth të tridhjetave që s’duket si myzeqar, as si shqiptar, por si parizien, londinez, milanez, me kafe ujë përpara, thotë se ka mbaruar dy fakultete, bujqësor dhe juridik, dhe natyrisht është në Fejsbuk. Llafoset shtruar për Tiranën, Lushnjen, ekonominë, politikën, Fejsbukun, etj. I them milanezit myzeqar, se mund ta kuptoj prezencën në Fejsbuk të ndonjë hallexhiu të ngeshëm në emigracion, a një studenteje të vetmuar shqiptare në një vend skandinav. Mirkuptoj dhe mëshiroj edhe një emigrant mitoman që i shtyn ditët e netët në ndonjë bodrum, por s’mund ta kuptoj kurrsesi Fejsbukun e kaq shumë myzeqarëve.
Pak më tutje më ndal pronari i një restoranti ku veç mishit të derrit aq i preferuar në këto anë, ka dhe mish pate, rose, bibe, dhe mish zhabe. Ky, që me sa duket më pat’ parë në distancë tek bëja muhabet me parizienin myzeqar, më thotë;
Ai me të cilin sapo u ndave ra në dashuri në Fejsbuk me një Fierake. Familja e saj nuk deshi. Ai lojti. Tani pi kafe dhe bën muhabet. I kanë ngritur këngë;
Ç’ësht ajo që rri te porta
E vështron e tërë bota
Po vajton të vetmin djalë
Që Fejsbuku ia ka marrë
Me rradhë disa zhabaxhinj që zhabat e kanaleve ua shesin restoranteve. Zhabaxhinjtë Ndoni, Mondi, Sergei, Sokoli, Fatmiri, Loni, Kristi, edhe ata janë në Fejsbuk. Më tregojnë me rradhë numurin e miqve, fotografive, dashnoreve.
Ku ta gjej një myzeqar pa Fejsbuk ?
Nisem nga “Pushimi i Shoferit” drejt Divjakës.
Nja dhjetë a pesëmbëdhjetë që takova deri prapa kodrave ku nis e duket Karavastaja, të gjithë janë në Fejsbuk.
Takova një prift. Kishte qënë 17 vite kuzhinier në diktaturë prifti. Me urdhër të Perëndisë u kishte dhënë për të ngrënë të internuarve dhe të uriturve.
Pak përtej kodrave rruga kalon përmes një fshati. Në një qoshe pranë një muri, dy policë, një civil i moshur me qylaf, dhe disa djem të rinj.
Si quhet ky fshat ?
-Guri i Gomares.
-A ka në Gur të Gomares që janë në Fejsbuk ?
-Te Guri i Gomares të gjithë janë në Fejsbuk.
Në kafene dy Policat në një qoshe, djemtë pranë banakut, me birra dhe kafe përpara. Vetëm unë dhe ai i moshuari me qylaf më këmbë. Djemtë, pasi rradhitën numrin e miqve, të dashnoreve, të fotografive, thanë edhe me se merren. Njëri me drogë, tjetri me trafik, tjetri me kurva, me hashash, me kanabis. Treguan raste kur djemtë venë foto vajzash në Fejsbuk dhe e kundërta, kur vajzat venë foto djemsh, si dhe plot ndërlikime të tjera me sfond seksual.
Një çapkën tha; Unë nuk e di se ku jam tjetër veçse në Fejsbuk.
Fejsbuku e kishte përdhunuar keqas Gurin e Gomares. U mbaj gurgomarasve një fjalim moralistik;
-Fshati juaj është i madh. Mos e bëni sa Fejsbuku. Ju jeni të shëndetshëm, mos u sëmurni. Ju jeni të pasur, mos u varfëroni. Duke shtuar numurin e miqve dhe mikeshave virtuale humbni miqtë dhe mikeshat reale. Shiheni fjalën Mik në fjalorin e Gjuhës së bukur Shqipe, dhe përmbajuni. Kalifornia nuk është më e bukur se Myzeqeja, Shqipëria aspak më e varfër se Amerika. Ju jeni shkaba që nuk duhet të lejoni të ktheheni në harabela. Dilni nga internet kafenerat. Mos e zëvendësoni perëndimin e zjarrtë të magjishëm të diellit të Karavastasë që e ka falur Perëndia me vizatimet e uollpejpërave.
U u ktheva nga Pushimi i Shoferit.
Në Maminas u përmbysa me gjithë makinë në një kanal. E pata hak përderisa s’vajta të shoh ç’bëhet me Fejsbukun përtej Gurit të Gomares, tek Rrasa e Derrit, Plasa e Ariut, Çuka e Maçokut.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2.4 vite burg prokur...
DESHMIAPara rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të ...
Ish-kryeministri i vendit u shpreh se Reformën në Drejtësi p...
Interforca italiane i ka dërguar një letër kryeprokurorit Ad...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka folur në lidhje me deb...
Nga Artan Fuga – Akademik————————– “Cdo institucion që nuk m...
Një nga 3 vajzat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenci...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbrojtur sot kryebashkia...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha gjatë seancës s...
Kryabshkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka raguar pas publikim...
Pasi denoncoi nga foltorja e parlamentit kërcënimin me sms ...
Pas denoncimit të deputetit Ben Blushi se është kërcënuar ng...
Ish-kryeparlamentarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi q...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, tha sot në parlam...
Deputeti Ben Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në par...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar ...
Ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se ku ndodhet pajisja e p...
PER PARTIZANIN!! MIRNJOHJE PER DJEMTE NE FUSHE DHE KARSHINE ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25 vite burg shtetas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...