web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Endri Fuga dhe Alban Dudushi, anëtar bordi në Agjencinë e mbështetjes së OJF-ve

19 Maj 2016, 21:03, Aktualitet CNA

Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga dhe moderatori i emisionit “Top Show”, Alban Dudushi rezultojnë të jenë anëtar të Bordit Drejtues në Agjencinë për mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kjo faktohet në faqen zyrtare të AMSHC-së, ndërsa Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka hedhur dyshime indirekt lidhur me shpërndarjen e fondeve nga kjo agjenci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan “O popull, a e dini pse nuk ka shoqëri civile Shqipëria? Ja kush ndan miliona euro për shoqatat Po-Qeveritare (Drejtuesit e Gazetes Dita, Shekulli, Top Channel, Bashhkia Tiranës dhe e dashura Edi Ramës)”. Referuar faqes zyrtare, rezulton se në bord është edhe Albana Koçiu, drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike./citynews





Lajmet e fundit nga