Ja dëshmitë e fëmijëve të abuzuar në Shkodër
Pesë edukatore përfunduan në burg, në pritje të vlerësimit t...
Si zakonisht, Shqipëria është e fundit në shumë gjëra dhe në mënyrë surprizë, e para në ca gjëra shumë të pazakonta. Një nga gjërat ku jemi, ndër të parët në planet, sipas një blogu të Bankës Botërore është prodhimi i energjisë elektrike me burime hidrike, d.m.th, me burime të rinovueshme dhe miqësore me mjedisin.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, janë pak vende në botë ku prodhimi i energjisë elektrike është 100 për qind hidro: Shqipëria, Bhutani, Lesoto, Islanda, Mozambiku, Kongo, Zambia e vende të tjera. Mes vendeve të pasura gjendet vetëm Norvegjia e Islanda ndërsa mes vendeve me të ardhura të mesme, dallimi i madh është Brazili.
Por a ka kjo ndonjë lloj domethënieje për Shqipërinë?
Pasja e 100 për qind hidro si burim energjie elektrike është njëkohësisht tregues i pasurisë dhe i varfërisë. Për disa vende të kufizuara, si Norvegjia, prodhimi 100 për qind hidro është pasojë e kombinimit të disa faktorëve fatlumë: një vend me territor të gjerë malor me numër të stërmadh lumenjsh dhe me popullsi të vogël. Kombinimi i bollëkut të ujit me popullsinë e vogël ka bërë që Norvegjia ta prodhojë të gjithë energjinë që dëshiron nga hidroenergjia, pa pasur nevojë që të ndërtojë termocentrale. Norvegjia prodhon gjithashtu sasi të stërmëdha nafte e gazi, por për energji elektrike i mjafton uji. Bhutani është në një situatë të ngjashme, ku për shkak se gjendet në një zonë malore buzë Himalajave, ka hidroenergji për konsumin e vet dhe për ta eksportuar në Indi. Por kjo nuk e ka bërë një vend të pasur, përkundrazi, Bhutani është një vend shumë i varfër. Në anën tjetër kemi disa vende të Afrikës, Mozambiku, Namibia apo Kongo. Mozambiku është një nga vendet më të varfra në botë, si për nga niveli ekonomik ashtu edhe për nga prodhimi i energjisë elektrike. Me një popullsi prej 25 milionë banorësh, (tetë herë më shumë se sa Shqipëria), Mozambiku prodhon 15 miliardë kWh energji në vit, (tre herë më shumë se sa Shqipëria).
Teknikisht, Shqipëria e ka të 100 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet. Kjo është një trashëgimi jo tërësisht e dëshiruar e dështimit politik dhe shoqëror në administrimin e sektorit të energjisë elektrike që nga koha e rënies së komunizmit.
Në fakt, sistemi elektroenergjetik shqiptar nuk është konceptuar kurrë si një sistem 100 për qind hidro. Ai është konceptuar në masën së paku 30 për qind termoenergji dhe maksimumi 70 për qind hidroenergji. Problemi qe që përgjatë viteve, qeveritë shqiptare nuk qenë në gjendje të mirëmbanin termocentralet e trashëguara nga koha e komunizmit dhe nuk qenë në gjendje të ndërtonin termocentrale të reja. Për këtë arsye, në punë mbetën vetëm hidrocentralet.
Energjia elektrike është në fund të fundit, vetëm një nga llojet e energjisë që konsumohet zakonisht. Një vend mund të konsumojë pak energji elektrike dhe shumë energji fosile.
Pasja e 100 për qind të prodhimit hidro, nuk do të thotë gjithashtu se Shqipëria nuk e ndot mjedisin. Mesatarisht çdo vit 30 për qind e konsumit të energjisë elektrike në Shqipëri importohet nga vendet e rajonit, ku energjia elektrike prodhohet më së shumti me qymyr. E çfarë vlere mund të ketë prodhimi 100 për qind hidro në Shqipëri dhe importimi i një pjese të madhe nga termocentralet e Kosovës për të mbuluar deficitin? Rrjedhimisht, ndonëse blogu i Bankës Botërore na nxjerr si një nga vendet me prodhimin e energjisë më të pastër në botë, fakti është që ky nuk përbën as tregues të pastërtisë së energjisë që konsumojmë dhe as tregues të nivelit ekonomik apo të ndërgjegjësimit tonë mjedisor./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Pesë edukatore përfunduan në burg, në pritje të vlerësimit t...
Plot 21 çështje do të trajtohen nga Këshilli Bashkiak pasdit...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar Presidentin e ...
Ilir Kulla, analisti dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, k...
Ekonomia jonë sot vuan nga sëmundja e rrezikshme e deflacion...
Zhvillimi i fuqishëm i kohëve të fundit i mediave sociale i ...
Sfidat aktuale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk mund të g...
Filma të ndryshëm përshtaten me personalitete të ndryshme.Ju...
Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashër...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka deklaruar s...
Dje Ilir Meta, kryetari i Kuvendit u zu “rob”. Në sallën e ...
Një pjesë e përfaqësuesve të bizneseve të vogla dhe të mesme...
Fati i dështimit të Ervin Salianjit në zgjedhjet për kreun e...
Platforma e kandidatit për kryetar të PDIU-së, Shpëtim Idriz...
Aktorja e njohur, Ema Andrea ka bërë apel për të ndihmuar fë...
Ish-gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tani është “Rilind...
Pas incidentit që ndodhi dje me gazetarin e citynews, ku for...
Taraca e Bashkisë që do shpëtonte Tiranën nga përmbytjet duk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se pas skanda...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...