Skandali në jetimoren e Shkodrës/ Ema Andrea bën apel: Të paktën këtu të jemi të gjithë bashkë!
Aktorja e njohur, Ema Andrea ka bërë apel për të ndihmuar fë...
Platforma e kandidatit për kryetar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi
Të dashur miq,
Sot po fillojmë një proces unik në mesin e partive parlamentare shqiptare, në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Ne do të zhvillojmë një debat platformash me kandidatin tjetër për kryetar të PDIU-së. Ju do të bindeni nga gjithë zhvillimet e sotme se çfarë pasurie përfaqëson ky debat, jo thjesht për PDIU-në, por për skenën politike shqiptare, për mendimin tonë politik. Profili i lartë i rivalit tim do ta demonstrojë qartësisht çfarë po ju pohoj.
Unë e kam quajtur aksionin tim të sotëm dhe të ardhshëm politik: Beteja ndaj statusquosë.
Statusquoja është gjendja e sendeve, e gjërave, e marrëdhënieve, e interesave, ashtu si janë sot, pa lëvizur, pa ndryshuar, pa u rritur, pa u përmirësuar, madje duke u përkeqësuar. Me fjalë të tjera, statusquoja është kënetë. Në kënetë uji, nuk lëviz, nuk qarkullon, nuk është i pastër përgjithësisht.
Beteja e PDIU-së, nën drejtimin tim, prej themelimit deri më sot, e tash e tutje, është betejë kundër statusquosë, kundër kënetës.
A nuk e kemi ndryshuar ne, peshën e partive kryesore politike shqiptare, duke u afirmuar me forcë në gjirin e tyre? Pa ne, skena ishte përgjithësisht e palëvizshme. Statusquo!
A nuk e kemi ndryshuar ne me fluksin e ideve, qëndrimeve, betejave, debateve, tematikën e patriotizmit shqiptar, në të gjitha viset ku jetojnë ata? A nuk e kemi pasuruar ne këtë tematikë në mënyrë të veçantë, atë që lidhet me bashkimin kombëtar, me Çështjen Çame, me identitetin tonë kombëtar? Them se po. Pa ne, në hapësirën brenda Republikës sonë, por dhe jashtë, kjo tematikë ishte ngërthyer në palëvizshmëri, në pandryshueshmëri, në inerci.
Në statusquo!
Mjetet e zgjidhjes gjithashtu ishin të parashikueshëm. Ne i kemi dhënë kreativitet, ne i kemi dhënë energji.
A nuk e kemi ndryshuar ne dhe vetë komunitetin çam? E kemi bërë më të hapur ndaj komuniteteve të tjera, më besues, më komunikues, më solidar me të tjerët?
A nuk e ndërtuam ne paradigmën e tragjedisë kosovare si të ngjashme me tragjedinë çame, e cila gjithashtu pritet të zgjidhet njësoj, me mjete të ligjshmërisë ndërkombëtare, ama, me fuqi diplomatike, me lobim të mençur, me kohezion kombëtar?
Para nesh ky komunitet, subjektet që e përfaqësonin kishin bërë shumë beteja, disa prej tyre periodike, por dukej se perspektiva e kësaj zgjidhje po tretej në peshën e kohës. Më duhet të ripohoj: Po, Ne e kemi fituar betejën me Kohën e Harresën. Sot ajo është një çështje që nuk ka më kthim pas dhe për këtë Ju siguroj ju në këtë sallë, politikën shqiptare, shtetin grek dhe partnerët ndërkombëtare. Sepse ajo është çështje e të drejtave themelore të njeriut. Duhet zgjidhur si e tillë. Ne besojmë thellësisht tek demokracia europiane, institucionet e saj e do luftojmë si të tillë deri në fund, me Shpëtim Idrizin apo Halil Hysenin si kryetar. Sot, ne i kemi dhënë dinamikë të re perspektivës së zgjidhjes. Kemi dhënë horizont ndërkombëtar, kemi fuqizuar përmasën e ligjshmërisë, kemi depërtuar shumë më thellë se më parë në ndërgjegjen e brezave të rinj në të gjithë kombin tonë.
Unë po e shpreh, edhe sot, këtu para jush, që zgjidhja e Çështjes Çame është afër, shumë afër, aq sa punojmë ne çdo ditë. Ky nuk është sllogan elektoral, por për herë të parë zgjidhja e Çështjes Çame është në dorën tonë. Ajo na ka ne që i dalim për Zot. Ne kemi detyrimin, përgjegjësisë, privilegjin dhe barrën qe të ketë më në fund drejtësi.
Dhe kjo nuk është më statusquo!
A nuk kemi fuqizuar zërin e diasporës sonë, nëpërmjet përpjekjeve për të krijuar një ministri të saj, nëpërmjet institucionalizimit të fuqisë së saj politike, kulturore, ekonomike ?
A nuk kemi lançuar ne në tregun e ideve politike, platforma, studime për modelin ekonomik të zhvillimit, për prioritetet tona kombëtare, për dhënien fund të mbështetjes së ekonomisë tek tatimet dhe doganat, pa kurrfarë strategjie zhvillimore?
Ne kemi tentuar ta godasim modelin e palëvizshëm, statusquo-në në modelin tonë zhvillimor që e ka karakterizuar të majtën dhe të djathtën në qeverisje.
Ne do të luftojmë deri në fund, sa të afirmohet ky model i ri.
Modeli që ne kemi propozuar është njerëzor, social, mendon për brezat e vjetër që kanë kontribuar dhe që duan nderim në vitet e fundit të jetës. Ai thyen skemat e vjetra, ai godet statusquo-në në sistemin tonë asistencial.
Ne jemi partia që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si parti e pjekur në ndryshimin e hartës administrative të vendit, duke goditur ndarjen e dikurshme të pandryshuar, të kooperativave. Ne dhamë një dorë për ta goditur kënetën që ekzistonte në këtë hartë, me ndarjen e vjetër.
Kjo ka qenë një tjetër fitore e jona ndaj statusquo-së!
Ne jemi parti e reformës në drejtësi. Ajo do duhej të ishte bërë. Mjaft me teatrin e shëmtuar të partive të mëdha që ja hedhin fajin njera tjetrës!
Mjaft me statusquo-në e gjyqtarëve, prokurorëve që mbajnë peng vendin!
Mjaft me dilemat se kush është e para për të ndryshuar, për tu reformuar, veza, apo pula!
Pas dekriminalizimit minimal të politikës dhe administratës, duhet filluar nga drejtësia.
Duhet plugim, duhet plugim i thellë, duhet luftë e pandalshme ndaj statusquo-së që po bllokon modernizimin e vendit!
Ne jemi parti e brezit të ri, e Klubi të Patriotëve të rinj, e grave të fuqishme të Forumit të grave me Vjollcën, me Mesilën, si kurrë më parë!
Ne jemi parti ku vijnë eksponentë të spikatur të partive të mëdha. Kjo do të thotë se ne ekzistojmë, se ne kemi perspektivë rritje elektorale, se ne kemi të ardhme.
Ne pra, jemi partia që e luftojmë dhe do ta luftojmë statusquo-në kudo!
I.LUFTA NDAJ STATUSQUOSË, NË ORGANIZIM, NË MARRËDHËNIET ME ALEATËT, E MË GJERË
Arritje:
Kemi arritur te shndërrohemi në një nga forcat politike më të qënësishme të vendit, duke rritur elektoratin tonë nga zgjedhjet në zgjedhje prej vitit 2011, kur jemi krijuar.
Jemi konfirmuar si një parti me objektiva dhe qëllime të patundura. Jo pragmatizëm tipik të partive të mëdha, apo atyre më të voglave. Nuk kemi pasur drojë të përplasemi me aleatët tanë, sa herë ka qenë në pikëpyetje çështjet programore.
Përballja me ministrat e jashtëm Haxhinasto dhe Bushati për Çështjen Çame, me qeveritë shqiptare për censusin e reformën territoriale rrëfen këtë të vërtetë.
Jemi konfirmuar si parti ekzistente dhe e madhe, duke marrë mbi 60 mijë vota në zgjedhje, vota që janë të PDIU-së dhe jo të kanalizuara nga partitë e mëdha.
Jemi konfirmuar si parti mbarëkombëtare, me shtrirje kapilare në të gjithë vendin, me prezencë të fortë nga Tropoja e Devolli në Durrës e Konispol.
PDIU ka qenë forcë e dytë në Tropojë dhe e treta në Devoll.
Kjo rrëfen se PDIU nuk është parti vetëm e çamëve, nuk jemi parti komunitare, apo rajonale, por partia e çështjes kombëtare dhe partia e Çështjes Çame dhe ka mbështetës çdo shqiptar që beson në këto kauza.
Kemi 31 mijë anëtarë, duke u renditur partia e katërt për nga anëtarësimet, çka tregon forcën dhe peshën tonë specifike dhe dyfishimin e votave në zgjedhjet e ardhshme.
Të gjithë në një regjistër elektronik.
Do të kryejmë të shtunën, më 21 maj zgjedhje me anë të parimit një anëtar një votë, në të gjithë vendin, për të gjithë hierarkinë drejtuese të PDIU-së.
I kemi bërë të gjitha këto, sepse jemi një parti, e cila nuk ka frikë të hapet.
Nuk kemi asnjë lloj paragjykimi, sepse mendojmë që në politikat tona kombëtare, ekonomike, bujqësore, fiskale gjejnë veten të gjithë shqiptarët.
PDIU nuk ka frikë të hapet, sepse nuk ka frikë garën, konkurencën. Kjo nuk është parti-kryetar-pronar. Kjo është parti e patriotëve, ndaj kudo ka patur zgjedhje, kudo ka patur garë, kudo ka patur mirëkuptim, sepse është parti që ka rregullat e lojës së ndershme.
Objektiva:
Ngritja e departamenteve dhe sekretariateve që do të administrojnë vazhdimisht pjesët organizative dhe programore të jetës sonë publike.
Krijimi i seksioneve në çdo fshat e lagje të vendit dhe i grupseksioneve në çdo degë të PDIU-së.
Fuqizimi i rolit të gruas, me përfshirjen në pozicione të fituese në listat zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme.
Fuqizimi i rolit të rinisë, duke e bërë KPR-në, pjesë të pandashme të procesit të kandidimit (30% e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja).
Ngritja e degëve në diasporë, në Greqi, Itali, SHBA e kudo që ka prani të fortë shqiptarësh.
Arritja e marrëveshjeve për integrimin, në formën e një partie shumëpolare, me parti simotra në Kosovë dhe Maqedoni.
II.LUFTA KUNDËR STATUSQUOSË NË HARTËN POLITIKE DHE EKONOMIKE TË KOMBIT
Pjesa programore (vizion)
Qëllimi ynë është i qartë: Bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Ky është detyrim kushtetues, të cilin në kushtet e sotme ne nuk mund ta arrijmë. Janë rrethanat gjeopolitike, ato të cilat duhet ta mundësojnë këtë qëllim. Ky qëllim mund të realizohet vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha pa luftë, në mënyrë paqësore dhe me tolerimin e të gjitha shteteve fqinje.
Mirëpo, kjo që sot nuk mund të realizohet, nuk do të thotë se në një të ardhme, kur rrethanat të ndryshojnë, nuk do të jetë e mundur.
Në vetëm një shekull, bota ka ndryshuar tre sisteme të mëdha gjeopolitike dhe pa dyshim që sistemet evoluojnë dhe ndryshojnë vazhdimisht.
Ajo që ne kemi në dorë sot, është të krijojmë parakushtet e bashkimit kombëtar, sepse bashkimi kombëtarështë një proces.
Ne duhet të jemi të gatshëm, që në momentin e duhur, të kryejmë aktin sublim, të realizimit të detyrës kushtetuese. Kjo nuk bëhet me fjalë, por me punë dhe me vepra.
Ndaj bashkimi kombëtar bëhet duke filluar nga ekonomia.
Kemi njohur, kemi ndërgjegjësuar faktorin politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për nevojshmërinë e njëKomunuellthi Ekonomik Kombëtar dhe kemi arritur në njëmendësi me Kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Kosovës dhe liderët politikë në rajon. Kjo ide është zbatim i doktrinës së patriotizmit modern të Arben Xhaferit të ndjerë.
Dua të ndalem pak këtu, sepse këtë platformë, këtë bashkim, këtë fuqizim kombëtar, e quaj si parakusht të rritjes së ndikimit të shqiptarëve në rajon, që shqiptarët të bëjnë ligjin në rajon, që shqiptarët të imponojnë axhendën e zgjidhjes së Çështjes Çame, si çështja e fundit e pazgjidhur në rajon.
Kush është armiku i këtij bashkimi ekonomik ?
Është statusquo-ja e interesave ekonomike të fqinjit, në lidhje me operatorë të caktuar të hapësirës sonë kombëtare.
Kjo statusquo, këto interesa, këto plane ogurzeza bëjnë që shqiptarët të jenë kombi i vetëm, me dy shtete që nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike.
Nuk ka modernizim të kombit pa energji. Ne sot nuk kemi pavarësi energjitike. Është e kotë pavarësia politike pa pavarësi energjitike që nga ana tjetër është parakusht dhe për zhvillim tërësor ekonomik. Ja pse interkonjeksioni me Kosovën është vonuar, dhe ja pse ai është shpëtim kombëtar.
Por, do të ishte më i plotë nëse ne do të shkonim kah ndërtimi i gjeneratorëve të përbashkët të energjisë: në Kosovë me thëngjill dhe në Shqipëri me ujë. Ka projekte në këtë drejtim.
Kundër hapësirës sonë kombëtare të përbashkët, janë ajo pjesë e elitës ekonomike që në Kosovë ka lidhjet me Serbinë dhe në Shqipëri ka lidhje me Serbinë, me Greqinë, apo fqinj të tjerë.
Kjo pjesë e elitës nuk do shfaqjen në skenë, të operatorëve të përbashkët ekonomikë.
Shqipëria me Kosovën janë komplementare në ekonomi dhe Zoti ka dashur që ato të jenë të vendosura kështu si janë.
Kundër kësaj hapësire janë pjesë të caktuara të elitës administrative, burokracitë që i bien shkurt duke planifikuar buxhete mbi të ardhurat doganore që përftohen kryesisht në kurriz të vëllezërve tanë kosovarë apo e anasjellta.
Ne duhet të riorganizojmë tregjet, operatorët, duke krijuar energji të reja.
Në 3 qershor do të bëhet mbledhja e radhës e dy qeverive. Por, ne duhet të heqim dorë nga tavolinat e bukura me flamuj të këtyre mbledhjeve. Ne duhet të thërrasim në skenë biznesin e kësaj hapësire. Ne duhet të dëgjojmë nevojat e tij, dhe pastaj t?i shndërrojmë ato në politika përbashkuese. Përndryshe mbledhja e radhës do të jetë një formalitet.
Ky vizion përbashkues kombëtar na ka udhëhequr vazhdimisht.
Po ju ftoj të reflektoni pak për lidhjen e bashkimit me hartën administrative.
Nëse çasti i bashkimit do të vinte nesër, ne nuk do të ishim të gatshëm. Ne nuk kemi as parakushtin minimal në këtë drejtim. Prandaj, ne në çdo nismë kemi parasysh këtë detyrim.
Ndërhyrja e PDIU në reformën territoriale kishte edhe këtë qëllim për bazë: krijimin e bashkive të të njëjtave madhësi dhe kompetenca me komunat e Kosovës dhe komunat shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.
Kjo mundësonte, veç të tjerash, bashkëpunimin e njësive të pushtetit vendor. Dhe kjo arritje e jona është pjesë e procesit të gjatë të bashkimit kombëtar.
Këtë sens ka programi ynë, mbi çështjen kombëtare, të cilin do ta analizoj më vonë, si për nga arritjet, ashtu edhe për objektivat.
Pjesë e pandashme e çështjes kombëtare, është Çështja Çame, ndaj dua ta nis me të.
III.PRISHJA E STATUSQUOSË NË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES ÇAME
Për Çështjen Çame:
Bilanci ynë:
Për Çështjen kombëtare/diasporën/arsimin dhe administratën:
Aktorja e njohur, Ema Andrea ka bërë apel për të ndihmuar fë...
Ish-gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tani është “Rilind...
Pas incidentit që ndodhi dje me gazetarin e citynews, ku for...
Taraca e Bashkisë që do shpëtonte Tiranën nga përmbytjet duk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se pas skanda...
“I kemi të dhënat! I kemi informacionet! Është përgjuar! Jan...
Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka reaguar lidhur ...
Katër javë pasi banditë të maskuar shkatërruan me ekskavator...
Kërkesa e bizneseve tregtare për kredi në Tiranë ka shënuar ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Presidentit ...
Mesditën e sotme u zvhilloi takimi i 10-të i Komitetit Parl...
Ish-Gurvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka ...
Ndoshta askush nuk e ka parë këto tre vite të jetës parlamen...
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, shkruan në një postim n...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas dekla...
Deputeti Ben Blushi lexoi nga Kuvendi një sms kërcënuese ng...
Dy të parët i kapa duke ikur mbi biçikleta drejt Divjakës.-A...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2.4 vite burg prokur...
DESHMIAPara rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të ...
Ish-kryeministri i vendit u shpreh se Reformën në Drejtësi p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...