LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet e reja/Ekspertët që shpëtuan Metën nga burgu, drejtorë të Rilindjes

17 Maj 2016, 11:24, Aktualitet CNA

Historia fillon me një video skandal transmetuar me zë dhe figurë nga emisioni investigativ Fiks Fare. Një skandal ku ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti, fliste për pazare dhe merte urdhra nga zv/kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe kreu i LSI në atë kohë Ilir Meta.

Skandali çoi në dorëheqjen e Metës, nga posti i Ministrit të Ekonomisë, post të cilin e rëmbeu pasi kishte larguar më parë Dritan Priftin sapo ky i fundit kishte çuar një video tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta dha dorëheqjen dhe sulmoi Edi Ramën, tha, ?Edi Rama kryetari i sektit të spiunëve?, por më pas kryetari i sektit u bë kryeministër me suportin dhe mbështetjen e Metës, sot vazhdojnë një betejë të pandalshme skandalesh, ku opozita vështron si ?luftojnë? gladiatorët e majtë.

Video më pas çoi në një protestë, ku pati katër viktima. PS-ja shkoi të protestonte për bllokun e Ilir Metës në video, por më pas i harroi viktimat, bllokun dhe Iliri bashkë me LSI-në përfunduan në gjirin e madh të Rilindjes.meta prifti 700

Por Ilir Meta nuk iku nga PD pa siguaruar më parë ?pafajësinë?, e cila erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Vendim që nuk gjykohet, por në analizën që i bën koha del që ishte po aq skandal sa vetë video Meta-Prifti, ku 700 mijë eurot ishin si bakshish për lypsat.

?Pafajësia? u sigurua pas ekspertizës së videos nga tre eskpetë të marrë nga gjykata, Artur Rahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, dy prej tyre punonjës të universitetit ?Kristal? mbyllur nga Edi Rama në vitin 2014, mbyllje që u quajt në fakt ?reformë?. Prokuroria për çështjen përdori ekspertë të huaj, por ?mjeshtrat? shqiptarë deklaruan se video nuk ishte autentike dhe ajo që panë shqiptarët me zë dhe figurë nuk ishte prove. Ilir Meta i pafajshëm, më vrap ha ngjala me Ramën dhe sot të dy bashkë shijojnë sherrnajen e skandaleve që prodhojnë çdo ditë.

Po eksperët ku janë sot?

Po e fillojmë nga i fundit, Ermal Beqiri, sot është drejtor i IT, në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive Paluajtshme. Pra nga eksperti i videos, drejtor në një institucion të drejtuar nga LSI. Shpërblim, Pazar i mëparshëm apo çfarë?

Ermal Beqiri emërohet drejtor sapo ?Rilindja? merr pushtetin në një prej pjesëve të ?tortës? që përfitoi

Por Ermal Beqiri nuk është kaq pak, nuk është thjesht një drejtor IT. Ai shfaqet çuditërisht në pamjet kur Kryetari i Komisionit të Sigurisë, miku i Ilir Metës, Spartak Braho hyn në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ermal Beqiri ende nuk dihet se me çfarë statusi ka hyrë në atë institucion, si këshilltar i Brahos, i Metës, apo si ekspert për të siguruar diçka nga baza e të dhënave, kopje të të cilave kishin ndërkohe PS-ja dhe PD-ja.

Ermal Beqiri është një nga ekspertët që tha se video e Ilir Metës nu

k ekzistonte? Ishte firmëtar i një eskpertize që e çoi të pafajshëm, detyra e sotme, provat dhe faktet se ku punon, si del gjithmonë në krah të njerzve kryesorë të LSI-së, bizneset, veprimtaria gjatë gjykimit (kujtojmë fotografimin me avokatët e Metës) dhe gjithçka tjetër tregojnë se ky ?ekspert? në fakt ishte një instrument në lojën politike për pafajësinë e Metës. Sot Ermal Beqiri po mer shpërblimet e tij, jo vetëm me pozicione pune. Dhe jo vetëm kaq po i shkakton shtetit shqiptar miliona euro dëne, që citynews do i sjellë në ditët në vijim.

Nuk fillon dhe nuk mbaron me Ermal Beqirin, ditë pas dite do sjellim të tjera fakte për Drejtorin IT të Ilir Metës tek Hipoteka, por edhe për ekspertët e tjerë të cilët me ?profesionalizmin? e tyre i dhanë pafajësinë Ilir Metës dhe sot janë Drejtorë të ?Rilindjes?. Blloku nuk dihet ku shkoi dhe ende ska drejtësi, pa harruar edhe katër viktimat e këtij Blloku. (VIJON)/citynews

Lajmet e fundit nga