web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet në port çifti nga Kamza/ 5.5 kg kanabis në makinë

15 Maj 2016, 07:51, Aktualitet CNA

Një çift është arrestuar sot nga Policia Kufitare dhe Policia e Durrësit pasi dyshohet se janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Burime zyrtare nga policia thanë se të arrestuaj janë Andi Pepnika 40 vjeç dhe gruaja e tij, Dezdimona Jahelezi, 32 vjeçe, banues në Kamëz.

Arrestimi u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin Benz me targa DW 435 TV që drejtohej nga Andi Pepnika dhe ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij Dezdimona, iu gjetën  në bagazh 5.5 kg Canabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale? Trafikimi i lëndëve narkotike, në bashkëpunim?.





Lajmet e fundit nga