Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Partia Socialiste dhe LSI janë ngërthyer në një sherrnajë fallco lidhur me përkatësinë partiake të kriminelëve të zbuluar së fundi. Të gjitha bateritë e propogandës së tyre janë vënë në punë për ti faturuar njëri – tjetrit personazhet që këtej e tutje do të jenë subjekte të drejtësisë.
Kështu, pas disa akuzave, ish deputeti i jugut Koço Kokëdhima, nxitoi të shpallë se klani familjar i ?Eskobarit të Ballkanit? i përket LSI-së. Ai deklaroi se ish shefin e transporteve të Sarandës, tashmë në kërkim, e kanë vendosur në punë se njerëzit e Ilir Metës dhe se familjarët e tij i përkasin të gjithë, që nga kryetari i bashkisë së Delvinës e deri tek kordinatorët lokalë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Zërit publik të Kokëdhimës i shtohen edhe disa zëra periferikë të socialistëve të provincës. Sipas tyre klani i madh i Balilëve që dikur kishin qenë mbështetës të PD-së, ishin të vetmit që me anë të forcës së muskujve dhe pushtetit të parave, bënë të mundur rrënjosjen e Ilir Metës në jug. Nga një parti që më parë nuk i kalonte 150 votat, LSI arriti të bëhet forcë e parë në Delvinë me një rezultat befasues.
Krejt i njëllojtë me socialistët është reagimi i LSI-tëve për skandalin e ndodhur në Dibër. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, jo vetëm e dënoi aktin e kryebashkiakut brekëgrisur të zonës së tij, por ai shkoi edhe më tej. Duke mos u mjaftuar me shkarkimin e Shukriut, ai e vuri gishtin drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, jo vetëm duke ia faturuar atij Don Zhuanin nga Dibra, por edhe duke i bërë apel që ti kërkojë falje asaj zone së cilës i imponoi në drejtim atë njeri.
Edhe në këtë rast sinjali që vjen nga LSI-a është i qartë: mëkatari nuk është i yni, por i socialistëve.
Duke parë këtë lojë kukamëshefti, me akuza për njëri ?tjetrin, ku në mënyrë të turpshme është përfshirë edhe PD-ja e cila nuk ka më, mesaduket, as guximin dhe as financat që të sulmojë LSI-në, të ngjan sikur në mes dy forcave të majta po zhvillohet beteja e radhës.
Të bindura që pushteti po diskreditohet në mënyrë marramendëse nga prodhimi i ngjarjeve kriminale, të dy partitë e koalicionit po mundohen të bëjnë minimalen: ti?a faturojnë ato njëra -tjetrës.
Por, e gjitha kjo nuk është veçse një iluzion. Një sherr i rremë për ti hedhur hi syve publikut. Një tentativë e kotë për tu fshehur pas gishtit.
Spektakli me akuza të ndërsjellta i dy partive qeverisëse, i ngjan në fakt sherrit banal të dy hajdutëve, që pasi kanë vjedhur një bankë, grinden se kush ka më shumë apo më pak merita, për shkallmimin e kasafortave në saj.
Dhe ashtu si këta banditë që harrojnë për një çast se të dy bashkë kanë vjedhur paratë e njerzve, ashtu edhe PS e LSI anashkalojnë faktin se pavarësisht nga ngjyra, janë ata sëbashku që na i kanë servirur kriminelët në pushtet.
Tashmë ky koalicion është i pandashëm në të keqen që po i bën shqiptarëve, prandaj dhe sherri banal nëse keqbërësi i radhës, qoftë ky vrasës apo gjobaxhi, baron droge apo manjak seksual, pra beteja nëse ai është i ngjyer me të kuq apo me mavi, nuk ka pikë rëndësie.
Ai mund të kish qenë i vlefshëm në fillim të mandatit.
LSI mund të distancohej nga PS, kur kësaj partie filluan ti kapen deputetët e parë kriminelë.
Rama mund ta kishte fatin të shkëputej nga Meta, atëhere kur publiku e morri vesh se raste si ai i shefes së arsimit të Lushnjes, apo metoda si ato të aferës DIA- ÇEZ nuk ishin episodike.
Por, në të kundërt, dëshira për të vazhduar grabitjen dhe ankthi se mos humbasin pushtetin, i mbajti ata të lidhur në mëkat.
Tani, pas tre vitesh në qeverisje, dhe mbështetjes së krimeve të njëri – tjetrit, ata janë thjeshtë pjesë e së njëjtës bandë.
Prandaj konflikti i shtirur i shpërthyer së fundi: se krimineli i radhës i përket aleatit është i kotë. Ai nuk bind më askënd./lapsi
Aq sa është një ngjarje e njohur, Lufta e Vlorës në vitin 19...
Avokati dhe Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela...
Shkrimtari Ismail Kadare ka deklaruar se proçesi i deklimina...
Monumenti i Skënderbeut është “zhdukur” për syrin e turistëv...
Para një jave, këngëtarja Eni Koçi na bëri me dije se do të ...
Koço Kokëdhima duket se nga dëshpërimi i thellë i humbjes së...
Citynews ka fotografuar Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj d...
Në kuadër të riorganizimit Partia Demokratike ka zhvilluar n...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me ...
Publikimi i video-skandalit të ish-Krybashkiakut të Dibrës, ...
Datën 9 maj mban urdhëri i shoqërimit prej 20 faqesh që ka s...
Bashkia e Tiranës duket se ende nuk ka gjetur zgjidhjen për ...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho p...
Ish-agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërb...
Rrjeti televiziv i përgjigjet letrës së ambasadës shqiptare ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Klement Balili...
PërshkrimiPolis është duke kërkuar për një praktikant të kom...
Një nga shkruesit më të njohur të biografive në botë, autor ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në dasmën e vajzës...
I konsideruar si “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili mëso...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...