web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto Dite/ Qentë “pushtojnë” Tiranën

14 Maj 2016, 17:51, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës duket se ende nuk ka gjetur zgjidhjen për qentë e rrugëve, të cilët janë kthyer në kërcënim për qytetarët. Kjo foto është shkrepur në kryqëzimin e zonës së njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet, ku duken një tufë qensh, të cilët e kanë “pushtuar” vendin. Vlen të theksohet fakti se kjo është zonë shumë e frekuentuar dhe me lëvizshmëri të madhe qytetarësh, pasi ndodhet në afërsi të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Ndërkohë, kjo nuk është zona e vetme e denoncuar nga citynews. Dy ditë më parë, citynews publikoi fotot ku dukeshin se qentë e rrugës kishin “pushtuar” Presidencën./citynews





Lajmet e fundit nga