Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
PASHKË 2016
Pashka ? Dalje nga dëshpërimi
Krishti i Ngjallur: ?Ç?janë këto fjalë që flisni me njëri – tjetrin duke ecur, dhe pse jeni të vrenjtur?? (Llk. 24:17)
Pas arrestimit, torturave të frikshme dhe kryqëzimit të Krishtit nga kundërshtarët e fuqishëm fetarë dhe politikë, zhgënjimi dërrmoi shpirtrat e nxënësve të Tij.
Këto ngjarje tragjike e kishin mbushur zemrën e tyre me re të zeza dëshpërimi. Për më tepër, ua shkatërruan shpresën se Jisui ishte Shpëtimtari i popullit. Nxënësit kishin parë t?u imponohej padrejtësia, gënjeshtra, urrejtja për të vrarë të pafajshmin.
Por realiteti ishte ndryshe. Jisu Krishti i Ngjallur e zbuloi këtë kur iu afrua dy nxënësve, Kleopës dhe Llukait, në udhëtimin e tyre për në Emaus: ?O të marrë dhe të vonuar në zemër për të besuar të gjitha ato që thanë profetët. A nuk duhej t?i pësonte këto Krishti, dhe të hynte në lavdinë e tij?? (Llk. 24:25-26). Më pas u shpjegoi ato që ishin shkruar për Të në librat profetikë. Qëndroi me ta, kur E lutën dhe iu zbulua krejtësisht gjatë darkës, kur mori bukën, e bekoi dhe pasi e preu, e ndau. Atëherë sytë e tyre u çelën dhe ?e njohën atë?: njohën Zotin e Ngjallur.
Me Ngjalljen e Tij, Krishti hapi horizonte të reja për nxënësit e tronditur e të trembur dhe u fali fuqinë që të shkonin e të shpallnin, me paqe të palëkundur dhe guxim të pamposhtur, Ungjillin e dashurisë, i cili do të ripërtërinte jetën e njerëzimit.
Edhe në ditët tona, një dëshpërim shumëformësh dhe i papërcaktuar ka pushtuarzemrat e njerëzve. Shumë gjëra që ndodhin rreth nesh dëshmojnë se sundon padrejtësia, se urrejtja mbizotëron, se e vërteta minohet. Ata që përpiqen të jetojnë të virtytshëm bëhen pre e shpifjeve dhe përndiqen nga qarqe të errëta. Dhe kjo ndodh në jetën e secilit prej nesh, në rrafsh lokal dhe global.
E kremtja e Pashkës vjen që të shpërbëjë retë e dëshpërimit dhe të na çlirojë nga prirja për të mbetur ?të vonuar në zemër për të besuar?. Ajo vjen për t?i dhënë forcë lutjes sonë: ?Rri bashkë me ne, sepse është ndaj të ngrysur? dhe që të na ndihmojë të njohim personalisht Zotin e Ngjallur.
Besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe rrjedhojat e saj diakronike e të përbotshme, ofrojnë dritë dhe fuqi për të dalë nga kjo plogështi dhe ky shkurajim shpirtëror. Krishti, duke pranuar me vullnet pësimin e Tij të përulur, dërrmoi dinastinë e pushtetit demoniak, i cili mbështetet mbi arrogancën dhe interesin vetjak; asgjësoi fuqitë e errësirës ?dhe shfuqizoi vdekjen, duke na dhuruar jetën e amshuar?. Perëndia Atë e vendosi Birin e Tij të kryqëzuar dhe të ngjallur ?përmbi çdo autoritet e pushtet, dhe fuqi e zotërim, dhe emër, që të quhet jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atë që vjen. Edhe të gjitha i vuri nën këmbët e tij? (Efes. 1:21-22). Dhe kjo është dalja çlirimtare, të cilën na e shpall e kremtja e sotme, duke na ftuar të forcojmë besimin tonë në pushtetin e Tij.
Pushteti i Krishtit të Ngjallur lidhet me Pësimin vullnetar. Jisui mbetet Ai që bashkëvuan me vuajtjen dhe sprovën e çdo njeriu. Ai ul kryet me dhembshuri mbi të plagosurin nga mëkati. Pushteti i Tij nuk sundon mbi të tjerët, por shërben; nuk hakmerret, por fal; nuk shtyp, por çliron. Nuk imponohet me anë të zhurmës mashtruese, por vepron në heshtje, plot takt. Kryesisht, vepron si një fuqi shpëtimtare, si dhuratë faljeje dhe dashurie. Krishti i Ngjallur respekton lirinë dhe shenjtërinë e çdo personi njerëzor- madje edhe të atij që ka dyshime për Atë. Pushteti i Tij nuk shkakton frikë, por e çliron qenien njerëzore nga frika, madje edhe nga frika e vdekjes.
Vëllezërit e mi, le të mos harrojmë se Pashkë do të thotë kapërcim, kalim, dalje. Fillimisht i referohej daljes së Izraelit nga skllavëria e Egjiptit. Kjo ?e kremte e të kremteve? na fton në një dalje shumëdimensionale: Dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, vështirësive të pakapërcyeshme ekonomike, trazirave në rajonin tonë, nga konfuzioni dhe pafuqishmëria që shkaktojnë valët e refugjatëve dhe pasojat e tyre. Dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, i pakënaqësisë dhe i zemërimit për shkak të mosmirënjohjes së atyre që kemi mbështetur ose nga tradhtia e atyre që kemi dashur. Dalje nga dëshpërimi që sjell dobësimi i shëndetit, dhimbja e sëmundjes apo largimi i përhershëm i të afërmve dhe miqve. Dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet, rëniet, mëkatet, dështimet tona.
Fjala e Zotit të Ngjallur te dy nxënësit që po shkonin drejt Emausit tingëllon personale për secilin nga ne: ?O të marrë dhe të vonuar në zemër për të besuar gjithë ato që folën profetët? (Llk. 24:25-26). Dhe na rikujton me forcë sigurinë e fundit që u dha nxënësve të Tij: ?M?u dha çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé? Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës? (Matth. 28:18 – 20). Kjo është siguria që përsëritet gjatë pagëzimit të çdo të krishteri.
Sa E besojnë dhe E ndjekin me besnikëri Krishtin e Ngjallur, e dinë se nuk janë të vetmuar në realitetin e ashpër njerëzor. Nuk i anashkalojnë kushtet e vështira të jetës së përditshme, por, me fuqinë dhe hirin e Tij, përballen dhe shpesh i transformojnë ato.
Brenda dritës paskale mund të shikojmë me optimizëm dhe mendim krijues jetën tonë, me sigurinë se ecuria dhe zhvillimi i njerëzimit nuk ndodhin pa Krijuesin e botës. Dhe, për më tepër, marrim fuqi për të kryer ndërhyrje të guximshme dhe përpjekjet e duhura sociale duke filluar nga ambienti ynë i ngushtë, familja, qyteti, vendi ku jetojmë.
Le të marrim, pra, nga e kremtja e sotme e ndritshme, fuqi ngjalljeje ndaj dekadencës që na kërcënon, fuqi krijuese për një shoqëri solidariteti dhe dashurie. Fryma e Ngjalljes, le të fuqizojë ecurinë tonë për të dalë nga çdo formë dëshpërimi.
Krishti u Ngjall!
?Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Prill 2016
Hajde Shqypni hajde. Stadiume shartuar me pallate. Por dhe q...
KiE ka njoftuar dje se 3 Partite kryesore ne Maqedoni, LSDM ...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 55-vjeçar pasi u k...
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë ...
Nga Andi BushatiDje u bëra pa dëshirën time dëshmitar i fyty...
Partia Socialiste do t’i nënshtrohet një tjetër procesi zgje...
Koalicioni i qeverisjes ndodhet zyrtarisht në krizë të fortë...
Dy komentatoret e preferuar te Arian Canit tek Zone e Lire n...
Edi Rama, në ditën e varjes kokëposhtë të ndërtuesit të stad...
Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë kundër kallëzimit ...
Gara për të marrë marrë kandidaturën presidenciale të partis...
Nënpresidenti amerikan Joe Biden mori sot pjesë në një konfe...
“Kemi qenë një natë mysafirë në Velipojë, te një miku i Feço...
Financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti kërkon që të shpenzo...
Kryetari i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore (F...
Më bëj mik. Po s’më bëre mik, uji nuk më pihet, buka nuk më ...
Emisioni “6 ditë pa Ermalin” i Ermal Mamaqit në DigitAlb ka ...
Nga Kastriot MyftarajKur Sali Berisha ishte President i Repu...
Një shtetas 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përleshjes me...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është nën gjurmët ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...