web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muhamed Veliu është bërë si Pëllumb Bataj i kohës kur Sali Berisha ishte President/ Nga Kastriot Myftaraj

29 Prill 2016, 20:23, Aktualitet CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Kur Sali Berisha ishte President i Republikës në vitet 1992-1997, meqënëse nuk mund të shprehej më nga foltorja e Kuvendit, mbante konferenca shtypi të cilat transmetoheshin të plota në televizionin e vetëm të vendit, atë shtetëror. Ditën kur mbahej konferenca për shtyp, në selinë e Presidentit shkonte nga dera e pasme gazetari Pëllumb Bataj dhe merrte dy pyetje të gatshme nga shefja e zyrës së shtypit të Presidentit, zonja Aida Shehu, gruaja e Ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e PD dhe më pas e kryetarit të Partisë Demokratike për kohën, Tritan Shehut. Këto dy pyetje i kishte shkruar vetë Sali Berisha me qëllim që t? i bëheshin atij në konferencën për shtyp. Z. Bataj kishte detyrë që t? i recitonte ato. Pëllumb Bataj kishte qenë gazetar në gazetën ?Bashkimi?, organ i Frontit Demokratik, që deri në 1991, kur ekzistoi kishte si kryetare Nexhmije Hoxhën, e cila zëvendësoi burrin e saj, pas vdekjes së tij në 1985.

Sali Berisha, kur ishte President kishte një obsesion për të pasur pranë gazetarë me origjinë nga Labëria, dhe prej këtej marrëdhënia e tij e posaçme me Pëllumb Batajn, me origjinë nga Armeni i Vlorës, dhe më pas me Mero Bazen. Berisha e dinte saktë se Labëria do të ishte baza e fuqisë në një revoltë të mundshme kundër tij, prandaj kërkonte që ta merrte me të mirë. Nëse ke njohuri të thella për punët e Berishës, je në gjendje të kuptosh se ai ka edhe një talent të çuditshëm për aktor komik. Kur Bataj i bënte pyetjen Berishës, ky mbështeste gishtin në tëmth, duke imituar instinktivisht Enver Hoxhën ashtu siç e kishte parë në kongrese e plenume dhe thoshte: ?Pyetje interesante zoti Bataj!? Shpejt Berisha e zhvilloi më tutje monologun me vetveten duke krijuar një bashkëpunim me Mero Bazen, të cilit i jepte paraprakisht një ide që Meroja e zhvillonte në një editorial në gazetën ?Albania?, dhe që paralajmëronte një lëvizje të Berishës.
Sa i përket opozitës, Berisha pranonte në konferencat e shtypit që mbaheshin në Presidencë, gazetarin e ?Zërit të Popullit? Hamdi Jupe, i cili bënte së paku dy pyetje në çdo rast. Jupe u bë shumë i njohur, ose më saktë Berisha e bëri shumë të njohur për shkak se bënte debat me të në konferencat e shtypit, duke iu drejtuar atij me një ton me theks të vecantë: ?Zoti Jupe!? Por edhe Jupe ishte një Bataj në llojin e vet. Jupe, me origjinë nga fshati Shalës i Sarandës, kishte qenë deri në 1990 mësues në rrethin e Dibrës, duke qenë edhe bashkëpunëtor i gazetës ?Zëri i Popullit?. Atje kishte njohur edhe Bashkim Gazideden, që në 1992 u bë kryetar i SHIK (shërbimit të fshehtë). Nëse pyetjet e Pëllumb Batajt për Sali Berishën qenë variacione mbi tekstin e fjalimeve të mëparshme të Berishës, por me një pikëpyetje secila, pyetjet e Jupes qenë diçka e tillë por me dy deri tre pikëpyetje secila. Është interesante se të dy, Bataj dhe Jupe praktikisht u zhdukën në 1997 nga ajo që mund të quhet gazetaria e lartë. Jupe arriti që të bëhet deputet për një mandat në 1997 me PS dhe këtu përfundoi edhe karriera e tij politike. Jupe nuk arriti kurrë t? u shpjegonte shokëve të partisë dyshimet se përse Berisha parapëlqente të pranonte atë në ?bunkerin? presidencial në konferencat e shtypit.
Është me të vërtetë një çështje shumë kureshtare për t? u studiuar, prirja e Edi Ramës në pushtet, për të imituar Sali Berishën, të cilin e shikon si një model të suksesshëm për shkak se e ka mbajtur pushtetin gjatë, pesë vite si President dhe tetë vite si Kryeministër. Prandaj Kryeministri Rama ka gjetur ?Pëllumb Batajn? e vet, në personin e gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu. Pyetjet që Muhamed Veliu i bën Kryeministrit Rama sot, janë të ngjashme me pyetjet që Pëllumb Bataj i bënte dikur Presidentit Berisha.
Muhamed Veliu ka paditur gjyqësisht Armand Shkullakun dhe Andi Bushatin, pronarët e portalit online ?Lapsi.al? për shkak se në një editorial të publikuar në këtë portal është thënë që Muhamed Veliut, i merr pyetjet e gatshme nga zyra e Edi Ramës, para se ta intervistojë atë. Veliu është prekur shumë nga kjo gjë dhe ka ngritur padi. Pse Veliu dorëzon një padi në Gjykatë, në 14 në shtator për një artikull që është publikuar në 8 korrik? Pse me kaq vonesë? Arsyeja është se Veliu edhe paditë, ashtu si pyetjet, i merr të gatshme nga Edi Rama. Veliu e dorëzoi padinë në gjykatë tre ditë pasi Lapsi.al publikoi raportin e OSBE, ku thuhet se Edi Rama ka 200 milion euro pasuri të depozituar në off-shores, me anë të vëllait të tij Olsit. Meqënëse Edi Rama nuk i padiste dot vetë Shkullakun dhe Bushatin, ai i paditi ata by proxy, me anë të Muhamed Veliut. Me këtë Edi Rama tregon se ai është Berisha në trajtë karikature, pasi Berishës kur ishte President as nuk do t? i shkonte në mendje të urdhëronte dikur Pëllumb Batajn të padistë atë që i thoshte se i merrte pyetjet të gatshme në Presidencë para se të shkonte në konferencat e shtypit të Berishës. Sepse, nëse Bataj do të ngrinte një padi të tillë kjo do të ishte konfirmim i zërave që qarkullonin për të.
Edi Rama po e keqpërdor Muhamed Veliun ashtu si ish-deputetin Arben Ndoka, të cilin e përdori për t? i dhënë deputetit Strazimiri grushtet dhe shpullat që nuk ia jepte dot vetë drejtpërdrejt. Në këtë episod e pati pikënisjen fundi i karrierës politike të Ndokës, të cilit Rama tani po i kërkon edhe një milion e gjysmë euro me anë të ?Gestapos? së tij speciale, Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, e gjithë kjo me qëllim që Ndoka ta mbajë gojën mbyllur dhe të mos kërkojmë shpërblime si kompensim për humbjen e mandatit si deputet. Veliu me padinë që bëri në Gjykatë u vetësakrifikua si Ndoka, por ai nuk e ka problem se nuk humbi asgjë veç dinjitetit profesional dhe njerëzor.
Muhamed Veliu mburret se ai ka fituar një gjyq në Britaninë e Madhe, në Gjykatën e Lartë Mbretërore, kur ka paditur gazetën ?Bota Sot?, e cila del në Zvicër, në gjuhën shqipe. Muhamed Veliu mburret se kjo çështje tashmë studiohet në departamentet universitare të gazetarisë, në Britaninë e Madhe. Megjithatë, Muhamed Veliu e ka edituar sot statusin e tij të djeshëm në Facebook, ku njoftoi padinë që ka ngritur. Veliu ka fshirë paragrafet ku rrëfente për çështjen që ka fituar në Gjykatën e Londrës. Pse? Veliu ngriti padi ndaj gazetës ?Bota Sot?, për shkak se në një artikull me autor Rudolf Markun, në 2005, thuhej se Muhamed Veliu kishte miqësi me Mohammed Sadikue Khan, shefin e celulës terroriste islamike që bëri atentatin në metronë e Londrës në korrik 2005, me ç? rast u vranë 52 vetë. Është e vërtetë se Veliu e fitoi gjyqin, pasi gazeta dhe autori nuk mundën të paraqesnin prova para gjykatës për faktin e mëtuar prej tyre.
Por gjërat janë më të ndërlikuara. Zoti Rudolf Marku është një njeri me lidhje shumë të mira me Policinë Britanike, për shkak se prej shumë vitesh drejton në Londër një zyrë shërbimesh për përkthim dhe veprime të tjera, që ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë Britanike. Nëse z. Marku ka marrë një informatë konfidencial nga Policia Britanike ai nuk mund ta paraqiste si provë në gjyq. Edhe miqësia me Mohammed Sadikue Khan nuk ishte a priori një provë se Veliu ishte bashkëpunëtor në atentatin terrorist. Në xhamitë e Londrës, Mohammed Sadikue Khan kishte takuar shumë njerëz, të cilët nuk ishin bashkëpunëtorët e tij.
Pyetja është: A është Muhamed Veliu një fundamentalist islamik? Në 17 gusht të këtij viti, Muhamed Veliu shkruan në një status të tij në Facebook: ?upssss prape ne vend te pare?? Fjalën e ka për një listë të publikuar në Britaninë e Madhe me dhjetë emrat më të përdorur për fëmijët e porsalindur në Londër, ku në vend të parë është emri ?Muhammad? dhe në vend të dhjetë i njëjti emër në versionin ?Mohammed?. Duket qartë se Muhamed Veliu është krenar për emrin e tij dhe për faktin që ky emër dominon te fëmijët e porsalindur sot, domethënë që është krenar se po përparon procesi i islamizimit të Londrës. Mohammed Sadikue Khan do të kishte shprehur të njëjtën krenari që muslimanët dominojnë te fëmijët e porsalindur në Londër.
Kur Muhamed Veliu lindi, në 4 korrik 1978 (ka lindur në të njëjtën ditë me Edi Ramën), emri i tij praktikisht nuk ekzistonte në listën e emrave që iu viheshin fëmijëve në Shqipërinë e kohës, pothuajse që prej një dekade. para lindjes së tij kur ishte ndaluar feja në vend. Muhamed Veliu ka lindur kur në Shqipëri ekzistonte një listë zyrtare e emrave që mund të përzgjidhnin prindërit për t? i quajtur fëmijët e tyre të porsalindur. Emri ?Muhamed?, nuk ekzistonte në këtë listë në asnjë version, madje ishte i ndaluar si emri i profetit të fesë islame, e cila ishte e ndaluar me ligj si të gjitha fetë e tjera në vend. Në 1978, zyra e Gjendjes Civile në Durrës ku ka lindur Veliu, mund të regjistronte emrin ?Muhamed? për një fëmijë të porsalindur vetëm me lejen e Sigurimit të Shtetit. Shefi i Sigurimit të Shtetit i Durrësit, për kohën, më pas u arrestua dhe u dënua me burg nga regjimi i Enver Hoxhës, dhe një nga akuzat kryesore ishte se e shpërdoronte postin duke krijuar një rrjet kurvërie.
Në Shqipëri, emri i Veliut shkruhet e shqiptohet ?Muhamet?, për shkak se kështu e shkruajnë dhe e thonë turqit nga të cilët kanë hyrë emrat muslimanë në Shqipëri. Vetëm në familjet me origjinë arabe, të klerikëve islamikë, me njohuri të trashëguara të posaçme për Islamin dhe arabishten, emri ?Muhamet? shkruhet dhe shqiptohet si në arabisht ?Muhamed?.
?Shqiptari? Muhamed Veliu ka një lidhje të fuqishme me Mohammed Sadikue Khan, kryeterroristin e atentatit në Londër dhe kjo është shkronja ?d? me të cilën përfundon emri i të dyve. Në Shqipërinë e kohës kur lindi Veliu tashmë edhe në fshatrat e thella kishte nisur spontanisht një proces i çrrënjosjes së kulturës osmano-islamike, që ndër të tjera shprehej në braktisjen e emrave muslimanë të njerëzve dhe zgjedhjen masivisht të emrave thjesht shqiptarë dhe përëndimorë për fëmijët e porsalindur. Prandaj Muhamed Veliu, të cilin prindërit e quajtën me këtë emër në 1978, më vonë kur u rrit dhe u shkollua duhet të kishte ndjerë bezdi me emrin e vet. Por Veliu jo vetëm që nuk ndjen bezdi por ndjen krenari. Ai jo vetëm që nuk e ka problem që prindërit e tij e kanë quajtur me emrin Muhamed në vitin 1978, por është krenar me emrin që mban. Kjo është një gjë shumë domethënëse.
Statusi i Veliut në Facebook i 17 gushtit, të cilin e kam cituar më lart, flet qartë për rrethin e njerëzve në Londër dhe Britaninë e Madhe me të cilët e identifikonte veten Veliut. Ai e identifikonte veten me emigrantët islamikë në Britaninë e Madhe, arabë, pakistanezë, muslimanë indianë etj., të tillë. Ky status flet qartë për qëllimin e vajtjes dhe veprimtarinë e Veliut në Britaninë e Madhe, ku ai shkoi në fillim të viteve 2000, si emigrant. Ky status flet qartë edhe për rrethet që parapëlqente të frekuentonte Veliu gjatë qëndrimit shumëvjeçar në Britaninë e Madhe. Ky status tradhton edhe qëndrimin e Veliut në gjyqin për të cilin mburret se e ka fituar në Londër.
Të gjitha këto janë një tregues i personalitetit të Veliut. Duke dashur të ruajë emrin ?Muhamed? (me ?d?) dhe njëkohësisht të jetë gazetar politik i pëlqyer i pushtetit, Veliu është gati për çdo lloj shërbimi, deri edhe atje sa të bëjë ?Pëllumb Batajn? e Edi Ramës, madje në trajtë karikature, duke bërë padi ndaj atyre që ia thonë rolin e tij, madje duke e bërë këtë atëherë kur do Edi Rama. Pyetja është: Përse Kryeministri Rama i cili mund të gjejë njëmijë ?Pëllumb Bataj? për të bërë monolog në intervistat në Top Channel, përdor në këtë rol pikërisht një njeri si Muhamed Veliu? Përse i duhet Edi Ramës në entourage të tij një njeri i cili në 2015 mburret se emri ?Muhamed?, që e mban edhe ai është emri i parë në listën e emrave që iu vihen fëmijëve në Londër? Është domethënëse që ?Pëllumbi? i Edi Ramës në 2015 quhet Muhamed, ndonëse ka lindur 30 vite pas Pëllumb Batajt. Duket se Edi Rama me praninë e Muhamed Veliut në entourage të tij iu jep një kumt ambasadave të vendeve islamike në Tiranë.
Që të mos i bie kot në qafë z. Veliu, më tepër se sa i takon, ndodh që ai proteston me të madhe pranë Kryeministrit Rama për çështje parimore, domethënë kur ia shkruajnë emrin ?Muhamet?, me ?t? dhe jo me ?d?. Këtë gjë nuk e duron dot Muhamed Veliu dhe këtu nuk fal as vetë idhullin e tij, Ramën. A ia shkruan ti emrin Kryeministrit ?Eti? në vend të ?Edi? dhe a e shkruan emrin tënd ?Entri? në vend të ?Endri? i ka thënë Veliu shefit të komunikimit në kabinetin e Ramës, Endri Fugës, kur ka e ka parë një herë emrin e tij të shkruar ?Muhamet? në një ftesë për një veprimtari të Kryeministrit./Kastriot Myftaraj

*Shkrim i publikuar më 15 shtator 2015





Lajmet e fundit nga