"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Më bëj mik. Po s?më bëre mik, uji nuk më pihet, buka nuk më hahat, gjumi nuk më flihet, ëndrra nuk më çfaqet, djersët nuk më dalin, qurret nuk më bien, kolla s?më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s’më rrënqethet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumshti nuk më derdhet, jeta nuk më duhet. Po s?më bëre mik, më kryej të paktën një shërbim, më bëj një nder, më sill një pikë ujë ku të mbytem. Por pika e ujit do më duket pik loti, dhe do nis të qaj. Pas meje do qash ti dhe pas teje qo qaj unë, dhe qaj unë e qaj ti, pikat e lotëve do bëhën det ku mund të mbytemi. Më braktis në një pyll ku të humbas. Në pyll, do më hanë bishat do më lënë skeletin, kockat. Do kthehem në kërrmë. Do fluturojnë mbi mua korbat e zinj. Nuk r meritoj një dënim kaq të rëndë.
Më bëj një torturë më të lehtë. Flakmë në një pus. Ku të mbytem ngadalë duke bërtitur për ndihmë por asnjë s?do më dëgjojë. Harroje pusin. Ndiz një zjarr dhe më digj. Flakët dhe tymi do prekin qiellin. Do habitet dhe do mërzitet Zoti që më dogje për aq pak, vetëm pse nuk do të më bësh mik. S?ja vlen as djegja. Më gjej një shpellë ku t?i ngrys ditët dhe t?i gdhij netët duke u lodhur për të gjetur pse s?më bën mik. Kur të vish në shpellë për vizitë do të rrëfej gjëra tmerrësisht të bukura për miqësinë dhe armiqësinë, mistere që mund të rrëfehen vetëm në errësirë. Do mrekullohesh aq tepër nga rrëfimet e errësirës vetmitare, sa nuk do duash të dalësh më nga shpella por të rrish me mua përgjithmonë, pra do më bësh mik. Por do jetë vonë.
Se ndërkohë do jem bërë mik me shpellën dhe miqësia jote nuk do më duhet. Nëse nuk gjen dot një hon ku të më gremisësh, më hap një varr ku të më groposësh. Nëse përton ta hapësh varrin, më sill një ambulancë që të më çojë në një spital ku të më kurojnë me ilaçe të gabuara nga një sëmundje inekzistente. Ose më vendos para një televizori ku po çfaqet një soc-film, që do më mërzisi sa do më vdesi. Ose ndërro kanal. Për të ma ngordhur nervin dhe kalbur trurin më detyro të dëgjoj një bisedë televizive ku një idiot thotë ?jam artist?. Mund të provosh edhe mënyra të tjera për të më vdekur përderisa nuk më bën mik. Për shembull më trego disa foto në Internet ku budallenjtë që mbahen për seriozë kanë dalë me ushqime përpara, birra dhe bërxolla. Për të arritur të njëjtin qëllim, thuam se Roma është më e bukur se Tirana, të vij të ta ngul një sqepar në kurriz dhe të përfundoj në burg. Ose thuam se bota ka bukuri më mahnitëse se muzgu në Kepin e Rodonit, të vi të ta çaj gurrmazin me një hekur të ndryshkur.
Po deshe thuam edhe se Kalifornia është më e bukur se Myzeqeja, të t?i nxjerr sytë me pirua. Ose flakmë në një furrë ku të shkrihem ose gropë gëlqereje ku të tretem. Hidhmë në një mulli ku të coptohem. Nuk do ta refuzoj aspak një mur ku të ma përplasësh kokën. Një semafor ku të hyj me të kuqe dhe një kamion përballë të më bëjë copa, do ta di për nder deri në vdekje. Me kënaqësi do pranoj të më hedhësh nga një grataçiel. Po më godite në kokë me varre që të vdes në çast, do të falenderoj me gjithë shpirt. Një kazan me ujë të valuar ku të zjehem me gjith lecka do ishte po aq mrekulli sa edhe një tigan gjigand ku të fërgohem. Një grirëse ku të coptohem do ta paguaj me flori. Dy shina treni ku të ndahem më tresh si Anna Karenina do ishte ndihmë që s’llogaritet.
Ndonjë qiell që t’ja numuroj yjet do më kënaqte sa do më çmendëte. Ah sikur të më gjeje një luna që të më trishtojë. Apo një liqer të tharë që ta mbush me lot. Më gjej një lumë pa ujë ku të mbytem. Më trego një urë pa lumë ku të kaloj. Më hidh në Kozmos ku Big Bangu i mendjes time mbarsur me dëshirën që të më bësh mik do shpërthejë një Univers të ri. Ende nuk bindesh të më bësh mik ? Atëhere më gjej urgjent një xhami pa hoxhë ku të falem s?di se pse. Ose një kishë pa prift ku të rrëfehem për mëkate që s?i i kam bërë. Të lutem më bëj mik.
Emisioni “6 ditë pa Ermalin” i Ermal Mamaqit në DigitAlb ka ...
Nga Kastriot MyftarajKur Sali Berisha ishte President i Repu...
Një shtetas 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përleshjes me...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është nën gjurmët ...
Arroganca e kryeministrit dhe ministrit Tahiri nuk kursen as...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, sqaroi sot se publicistët d...
Në parkingun e Hotel Tirana sot u ndalën afro 4 milion euro ...
Përse mbështes vendosjen e Kullës mbi stadium? ——————–Sepse ...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka ironizuar projekt...
Deklarata e pashembullt e Sali Berishës që ftoi qytetarët ng...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Nga Mitro ÇelaSherr me gruan: -Pika burrit! Të përdori shalë...
Gazetari i madh, njeriu i lajmit nga qeveria, tashmë është i...
“Në emër të Ministres Gjermeni kemi kënaqësinë t’ju ftojmë n...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka sqaruar përmes një posti...
Fryma e Re Demokratike festoi sot 4 vjetorin e themelimit të...
Degjesa e sotme publike per stadiumin kombetar, ka perfundua...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, shkruan se sot Edi R...
Akademiku Përparim Kabo i ka bërë thirrje kryeprokurorit Adr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka denoncua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...