web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/ Edi Rama, në ditën e varjes kokëposhtë të ndërtuesit të stadiumit të Tiranës

29 Prill 2016, 22:15, Aktualitet CNA

Edi Rama, në ditën e varjes kokëposhtë të ndërtuesit të stadiumit të Tiranës, Mussolinit dhe gruas së tij, për stadiumin e ri, në Hanin e Ram Gecit (ish-Hotel ?Tirana?)

Është një ironi në llojin e vet, që Kryeministri Rama, për të bërë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, për çështjen e ndërtimit të stadiumit të ri të Tiranës, zgjodhi pikërisht 29 prillin, ditën kur personi që dha urdhër për ndërtimin e stadiumit që do të shembet për t? u ndërtuar i riu, diktatori fashist italian, Mussolini, u var kokëposhtë, bashkë me dashnoren e tij, nga forcat antifashiste në një shesh në Milano.
Ai që ende sot është stadiumi kombëtar ?Qemal Stafa? u ndërtua në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë, me urdhër personal të ditatorit fashist italian, Mussolinit.
Ndërtimi i stadiumit të Tiranës sigurisht që nuk është ndër gjërat për të cilat diktatori fashist Mussolini e meritonte të varej kokëposhtë bashkë me gruan e tij, si sot 71 vite më parë. Ndërtimi i stadiumit është bërë me logjikë arkitektonike dhe urbanistike. Stadiumi është ndërtuar atje ku përfundonte zona urbane e qytetit, sipas planit urbanistik të kohës, madje edhe atij të mëvonshëm, të regjimit komunist. Ashtu siç ndërtohen stadiumet.
Mussolini urdhëroi që për Tiranën me rreth 40 mijë banorë të ndërtohej një stadium me kapacitet 12 mijë vende ulur, dhe me mundësi zgjerimi në perspektivë, nga të gjitha anët e tij. Prandaj përreth stadiumit ishte lënë një hapësirë boshe, e mjaftueshme për zgjerimin e tij deri në 4-5 fishin e kapacitetit. Regjimi komunist i dha stadiumit vetëm emrin e ri, që e mban edhe sot, si dhe një shtesë të shëmtuar nga njëra anë, që u bë 30 vjet pas ndërtimit të stadiumit, dhe që nuk e rriste më shumë se 25% kapacitetin e stadiumit me ulëse.
Stadiumi, për kohën kur u ndërtua ishte mëse i mjaftueshëm si kapacitet dhe ishte ndërtuar sipas standardeve më të larta të kohës. Këtu duhet pasur parasysh se ai u ndërtua në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Stadiumi ka vetëm një problem arkitektonik, atë që largësia mes dy tribunave anësore dhe fushës është shumë më e madhe se çfarë duhet të kishte qenë normalisht. Por edhe kjo ka ndodhur për një arsye që mund të quhet madhore, jo se ishte parashikuar në projekt. Për ndërtimin e stadiumit punonin edhe ushtarë të Ushtrisë Italiane. Në një moment kur këta ushtarë ishin duke bërë pushim, të shtrirë në bar, në dy anët e fushës, vijnë befasisht aeroplanët britanikë gjuajtës, të cilët mitraluan grumbujt e ushtarëve, duke vrarë shumë prej tyre. Ushtarët kërkuan që në vendet ku ishin vrarë shokët e tyre të mos ndërtoheshin shkallë të stadiumit, kështu që ndërtimi i shkallëve u bë në largësinë që është sot. Aviacioni britanik në atë kohë e bombardonte hërë pas here Tiranën.
Kur paraardhësi i z. Rama, z. Berisha tha në kohën kur ishte në pushtet, se do të ndërtohej një stadium i ri në vendin ku është stadiumi ?Qemal Stafa?, me të drejtë Rama e vuri në lojë për këtë gjë. Prandaj nuk duhej pritur që Rama të rimerrte projektin absurd të Berishës dhe të vendoste ta zbatonte atë duke i bërë disa shtesa absurde si kulla. Ndërtimi i stadiumit të ri në vendin ku gjendet ai ekzistues, është një marrëzi urbane, pikësëpari për shkak të kahjes së zgjerimit të hapësirës urbane të kryeqytetit. Askund në botë nuk ndërtohet një stadium i ri brenda zonës urbane të një qyteti, aq më pak të kryeqytetit. Askund në botë nuk ndërtohet një stadium, i cili të gjendet në vijë ajrore 100 metra larg selisë së Qeverisë. Kur u ndërtua stadiumi ekzistues, selia e Qeverisë ishte në një nga ndërtesat e bllokut të ministrive, atë që është në anë të ndërtesës së Bankës së Shtetit. Stadiumi i ri do të jetë 100-150 metra larg selive të Qeverisë, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do të thotë selive të institucioneve kryesore të shtetit. Thjesht arsyet e sigurisë e bëjnë kategorikisht të pakëshillueshme ndërtimin e stadiumit të ri në një zonë të tillë.
Sot Kryeministri Rama në një status në Facebook njoftoi për ?nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre qe publiku të mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare.?
Në fjalorin e shtetarëve të vendeve të Bashkimit Europian, ku kërkon të anëtarësohet Shqipëria, një mbledhje si kjo që thotë Kryeministri, quhet ?dëgjesë publike?.
Për atë që ndodhi me rastin e kësaj mbledhjeje, Kryeministri Rama thotë:
?Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen çfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne. Kaq eshte e gjitha.?
Publikun që u soll normalisht, sipas konceptit kryeministror për ?normalitetin? e përfaqësonte i zoti i hanit, Ramë Geci me rojet, kamerierët dhe pastrueset e tij, si dhe disa sharlatanë të sprovuar, që janë stërvitur si kritikë të rremë të Kryeministrit, ashtu siç stërviten qentë të cilët kur lehin ndaj të zotit, shprehin në mënyrën e tyre përkushtimin ndaj tij.
Rojet e të zotit të hanit, pra çerat e Ramë Gecit, krejt normalisht, në kuptimin kryeministror të ?normalitetit?, iu thanë atyre personave publikë të medias dhe shoqërisë civile, të cilët deshën të jenë të pranishëm në këtë mbledhje, se duhet të largoheshin pasi hoteli ishte pronë private. Çerat e Ram Gecit as që donin të dëgjonin arsyetimin se në këtë hotel privat ishte duke u mbajtur mbledhja e hapur e një institucioni shtetëror. Ne nuk iu ndalojmë të hyni në këtë mbledhje, thoshin rojet private të hotelit, por ju ndalojmë të shkelni në pronën private të Ram Gecit.
Ata që nuk u lejuan të hynë në mbledhje, me arsyetimin se kishin dhunuar privatësinë e Ram Gecit, ishin në fakt kritikët e vërtetë të projektit qeveritar për stadiumin e ri. A thua nuk ka Kryeministri mjaftueshëm mjedise në ndërtesat shtetërore që të bëjë mbledhje të tilla? Në fakt, ka dhe madje shumë, por Hanin e Ram Gecit, e zgjodhi në kuadrin e partneritetit publik-privat, që është politika e tij e parapëlqyer.
Sjellja e rojeve të Ram Gecit tregoi se në këtë vend duhet shkulur e keqja me rrënjë, që nga të këqijat e llojit të pronësisë së Ram Gecit mbi Hotel ?Tiranën?, që është simbol i abuzimit me pronën publike. Ram Geci u bë bashkëpronar i Hotel ?Tiranës? në kohën kur Kryeministër ishte Fatos Nano, u bë pronar i vetëm, domethënë Hanxhi, në kohën kur Kryeministër ishte Sali Berisha. Edhe sikur 15 milionë pleshta të shitej Hotel ?Tirana?, Ramë Geci nuk e blinte dot. Ramë Geci e bleu Hotel ?Tiranën?, si bashkëpronar, se pas marrëveshjes Nano-Berisha, të vitit 2002, mori disa tendera për punë publike. Të tjerë tendera fitoi Geci në mandatin e parë të Berishës si kryeministër. Pastaj Geci u bë mik me Edi Ramën. Sot që Kryeministër është Edi Rama, Ram Geci merr nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tenderin për ndërtimin e unazës së vogël të Tiranës, përreth hanit të tij. Nëse shtetit nuk i duhej Hotel ?Tirana? në pronësi publike, mund t? ia kishte dhënë Akademisë së Shkencave dhe Rektoratit të Universitetit Publik, për t? i përdorur si zyra, duke përdorur sallat për mbledhje shkencore. Sa për hotelet, ato mund t? i ndërtojnë privatët.
Kryeministri Rama e di shumë mirë se Tirana e sotme ka nevojë për një stadium me së paku 40-50 mijë ulëse, se ky stadium duhet të jetë jashtë zonës urbane, se ndërtimi i disa segmenteve të unazës së madhe të Tiranës, e ka bërë të mundur që stadiumi të ndërtohet jashtë qytetit, duke pasur qasje të shpejtë dhe masive njerëzit që do të shkojnë në stadium. Kryeministri Rama e di se nëse iu ofrohet investuesve privatë trualli i stadiumit për ndërtim, në tender të hapur publik, duke iu garantuar edhe leja e ndërtimit, mund të sigurohen të ardhura për të mbuluar një pjesë të kostos së ndërtimit të stadiumit jashtë qytetit, ku përsëri truallin do ta ofrojë falas shteti. Të tjera të ardhura mund të sigurohen duke krijuar një partneritet publik-privat për ndërtimin e stadiumit të ri, ku mund të nxitet krijimi i një konsorciumi investuesish privatë, duke ofruar në trajtë bonusi zgjerimin e projektit të stadiumit me objekte biznisi etj.
Megjithatë, Kryeministri Rama ka zgjedhur projektin më të keq të mundshëm. Bëma e Kryeministrit Rama me stadiumin si dhe ajo që ndodhi sot në Hanin e Ram Gecit, ku rojet e tij private ishin në rolin e Titushka-ve (banditë që qëndroninnë mbështetje të Policisë shtetërore gjatë Revolucionit në Ukrainë që rrëzoi Presidentin Janukoviç) para Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, tregojnë se Rama është për Shqipërinë shumë më i keq se diktatori fashist Mussolini. Nëse italianët e varën kokëposhtë një herë Mussolinin dhe të dashurën e tij, aq më tepër kanë të drejtë ta bëjnë këtë me Ramën për ato që është duke bërë ai.





Lajmet e fundit nga