Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Nuk jam as gazetari i parë dhe as i fundit, por ishte e para herë që më ndodhte, kur një mysafir pak para takimit në studio çon lajm se nuk vjen. Ky ishte Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Pas disa javësh që kërkoja të kisha në studion e Shih Programin në RTSH, një zë të opozitës, zyra e shtypit e PD më konfirmoi ditë më parë se Edi Paloka do të ishte të hënën në studio. U bë reklama lajmëruese si ndodh me të gjithë mysafirët dhe disa ditë me radhë kemi njoftuar në publik këtë bisedë. Pak para rregjistrimit më thonë se Paloka nuk vjen, ndaj më këshillojnë të bëj si të mundem dhe të gjej mysafirë të tjerë.
Jo këtë nuk mund ta bëj, sepse kam respekt për ata që ftoj në studio dhe askënd prej tyre si në qeveri, si në opozitë nuk i kam për gomë rezervë. Ndaj, dola para publikut dhe shpjegova ndodhinë. E gjitha kjo ngjau ditën, kur opozita sërish bojkotoi Kuvendin, reformën në drejtësi dhe me ç?duket programin e Kel Demit.
Unë e di përse nuk erdhi Paloka, e di përse nuk vjen Grida, Luli apo Ristani në studion time. Ata nuk pëlqejnë qëndrimet e mia ndaj Partisë Demokratike, meqë nuk rresht pa ju përmendur që e bënë Lulin kryetar, pasi thyen kutitë e votimit dhe sot kanë gojë e flasin për demokracinë në PS. Por, këto qëndrime, të cilat kurrë nuk kam për t?i fshehur, nuk kanë të bëjnë aspak me punën time si gazetar. Kur udhëheq një bisedë bëj pyetje dhe jo koment, pres përgjigje për publikun që më ndjek, jo për vete. Edhe me qeverinë nuk jam miqësor, por kur e kisha Ramën në studio e pyeta, m?u përgjigj. Me kreun e shtetit bëra të njëjtën gjë, me Presidentin Thaçi, ministren e Kulturës, Arben Imamin, Majlinda Bregun e kështu me radhë. Nuk di nëse kam lënë njeri pa intervistuar në Shqipëri e gjetkë, por respektoj profesionin tim, jo sepse jam nga ndonjë soj i pavarur, porse me këtë punë ushqehem, ndaj ta tradhëtoj e ta kthej në propagandë mbetem i papunë. Kaq e thjeshtë është. Qëndrimeve të mia, si dhe ky shkrim, u vë emrin poshtë dhe i botoj në portale, gazeta, por nuk i këndoj në studio. Këtë bëj unë, këtë bëjnë dhe plot kolegë të tjerë që i kanë bojkotuar para meje.
Më poshtë po publikoj disa nga pyetjet që do i bëja Edi Palokës në këtë bisedë të pamundur, duke i uruar që bëfshi hajër, se me këtë komunikim që keni zgjedhur me gazetarët e mediat fitore të reja ju presin.
Çfarë u vendos sot në mbledhjen e grupit? Si do të vazhdojë rezistenca opozitare?
Cili është komenti juaj për dënimin me dhjetë ditë mospjesmarrje në Kuvend të deputetit Sali Berisha?
Ka një reagim shumë të ashpër të medias dhe politikës në lidhje me deklaratën e Berishës për të armatosur shqiptarët. Keni një koment?
Përse ju nuk patët një distancim nga kjo deklaratë?
A e dini që vetëm tre ditë më parë në Amerikë u shua një familje prej shtatë vetësh. Si mund të propozohen armët?
A e dini që një nga zhgënjimet e mëdha ndaj Obamës është moskalimi i një ligjit që ndalon shitjen e armëve në këtë vend?
A nuk tuteni se këto deklarata mund të legjitimojnë armët pa leje që janë në qarkullim?
I qëndroni bindjes se Strazimiri kishte një këllëf celulari në brez ditën e protestës?
Jeni i sigurtë që nuk duhet të bëni një vizitë tek okulisti?
Nuk ju frikëson fakti që njerëzit kanë më shumë frikë kaosin e 1997 se sa qeverinë?
Si e shpjegoni që një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan e nxjerr opozitën shumë keq se qeverinë?
Në shtyp është shkruar se në një sondazh të bërë nga vetë ju rezulton që humbni dy mandate në Tiranë. Si është PD-ja në kryeqytet, meqë organizimi i ri ju ka lënë dhe pa kryetar dege?
Përse u zbehën gjer në zhdukje protestat e opozitës?
A premtuat në fillimvit se qeveria do të shihte ferrin me sy. Ky është ferri për qeverinë?
Përse Partia Demokratike duhet të merrej me çështjen e këndit të lojërave?
Përse nuk protestoni për pallatet që janë tek diga?
Sa ndërtues demokratë ishin atë ditë si ambjentalistë?
Përse të gjithë mendojnë se e vetmja arsye e shëndetshme që e mban Edi Ramën në pushtet është Lulzim Basha?
Përse sa herë ka debate ju përmendin kumarin?
Si ishte kjo puna që ju tha kryeministri për Milosaon?
A e kontrolloni të gjithë grupin parlamentar? Ju binden deputetët si Jozefina Topalli dhe Sali Berisha?
Në vitin 1775, kolonët anglezë të Amerikës nisën sfidën e ty...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle shprehe...
Deputeti socilalist Ben Blushi është shprehur se e ardhmja e...
Vetëm një numër i vogël zyrtarësh amerikanë e kanë lexuar do...
Informacione të ndryshme që shpërndahen në internet kanë çor...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qyteta...
Avokati Altin Goxhaj është shprehur se të shtunën, në datë 3...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se thirrja ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se në Shq...
Shefi i Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së në Shqipëri, ...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tira...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokr...
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa ...
Lura është një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë, ndaj s...
Në ditët në vijim, 300 aplikantë për Shkollën Bazë të Polici...
Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të p...
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhor Sollaku ka paraqi...
Kryeministri, Edi Rama, ka hedhur akuza indirekte drejt opoz...
Segmenti i ri i Unazës së Re është kthyer në pishinë. Shkak ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur se infor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...