web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Betonizimi i liqenit/ Rama “lë” në baltë Veliajn (Dokumenti)

20 Prill 2016, 16:08, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama duket se ka lënë në baltë Kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me betonizimin e liqenit përmes projektit të këndit të lojrave. Avokati Altin Goxhaj shprehet se sipas lejes së ndërtimit të paraqitur, te liqeni është bërë ndërtim pa leje të paktën për 21 ditë.

Ja çfarë shkruan avokati Altin Goxhaj

PEZULLIMI I PUNIMEVE PËRFUNDON NESËR NË APEL I PËRFORCUAR NGA PROVAT E REJA TË DORËZUARA NË SALLËN E GJYQIT!
– Edi Rama për të shpëtuar veten braktis Veliajn: sipas Kryeministrit, qartas dhe prerë, tek liqeni është bërë ndërtim pa leje të paktën pëer 21 ditë!
– nesër leja e re i dorëzohet e noterizuar Prokurorisë si për ndërtim pa leje i Erit!leje ndertimi liqeni
– vërtetohet në sallën e gjyqit paligjshmëria e lejeve me 9 kushte të paplotësuara dhe 6 ligje të shkelura!
– KRYEMINISTRISË I ZBULOHET HILEJA NË LEJEN E DYTË TË NDËRTIMIT: Në Parkun e Liqenit vazhdokan ndërtimet dhe betonimi edhe pas 1 Qershorit? madhe edhe pas Zgjedhjeve të 2017? deri 1 javë pa u mandatuar qeveria e re e 2017ës!

PSE ËSHTË FITORE VENDIMI I SOTËM NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË? SEPSE TASHMË NË APEL KEMI DOSJEN E DUHUR QË FALË ARROGANCËS DHE MEGALLOMANISË NA E MBUSHI PA DASHJE VETË EDI RAMA!
Në kushtet e terrorit (siç e patë edhe në universitete) gjykatësja e shkallës së parë administrative, pavarësisht se ja la Gjykatës së Apelit vendimin për bllokimin e punimeve në Parkun e Liqenit, sot bëri shumë duke na pasuruar Dosjen e Paligjshmërisë së shkatërrimit të Parkut të Liqenit me fakte dhe prova të reja të ardhura me firmë dhe me vulë nga Edi dhe Eri! Ndaj dhe nesër dorëzohet në Gjykatën Administrative të Apelit kërkesa për masën e sigurimit të padisë me objekt Konstatimin e Pavlefshmërisë Absolute të Vendimit KKT-së, Nr 1 dt 12.02.2016 ?Për Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Objektin: Këndi i Lojërave për Fëmijë, Projekti Pilot 4, në kuadër të rehabilitimit të Liqenit, Bashkia Tiranë? me fakte dhe prova të reja shumë herë më të rënda se ato që kishim parashikuar.
KJO ËSHTË NJË FITORE EDHE MË E MADHE SE Ç?FARË E KISHIM PARASHIKUAR! Duket paradoks por Vendimi për rrëzimin në shkallën e parë është FILLIMI I FITORES KUNDËR OLIGARKISË sepse tashmë dosja jonë tashmë ËSHTË NË DREJTIMIN E DUHUR!

1 QERSHORI? = 1 PRILL! PAS 1 QERSHORIT VAZHDOKAN NDËRTIMET!
KRYEMINISTRISË I ZBULOHET HILEJA NË LEJEN E DYTË TË NDËRTIMIT: PARKU I LIQENIT VAZHDOKA NDËRTIMET DHE BETONIMIN? GJATË FUSHATËS 2017? PAS ZGJEDHJEVE TË 2017? DERI PA U MANDATUAR QEVERIUA E RE E 2017ës!
Rama sot na zbulon planin!
Është skandal të paraqesësh në gjykatë një akt shtetëror e tipit leje ndërtimi që nuk ka as Numër Lejeje (është detyrim ligjor) dhe as Numër Protokolli (detyrim autenticiteti) dhe ndërkohë është e paligjshme edhe tek përcaktimi i afateve pasi përcakton 3 afate te ndryshme në të njëjtën leje përkatësisht 6 muaj, 12 muaj dhe 18 muaj.
Gënjeshtra dhe abuzimi me fëmijët dhe 1 Qershori zbulohet sot nga dokumenti I sjellë nga Kryeministri që punimet në Park përfundokan në 3 Shtator 2017! Duke qenë se Veliaj ka premtuar se në 1 Qershor fëmijët do të kenë Këndin e Lojërave dhe asgjë tjetër, pra që në 1 Qershor 2016 punimet përfundojnë, atëhere çfarë punimesh dhe çfarë ndërtimesh do t?u bëkan për muaj të tërë më pas?
Ndërkohë është e habitshme se përse Leja e dytë e Ndërtimit që ka nxjerrë Rama skadoka vetëm 1 javë para se Parlamenti I ri I 2017 të mandatojë Qeverinë e re? Ndaj dhe sot ne e pyetëm përfaqësuesen liogjore të Kryeministrit nëse ishte lapsus por ajo pohoi në sallën e gjyqit që afati I lejes së dytë është 18 mujor dhe skadon pikërisht në 3 Shtator 2017. Pra kjo leje pa nr dhe protokoll skadoka 3 muaj pas Zgjedhjeve Parlamentare të 2017 dhe 1 javë para se të emërohet Qeveria e re, pra kur ka pështjellim total kudo dhe mpirje të institucioneve.
Pra një Leje Ndërtimi pa Numrin e Lejes dhe pa numrin e Protokollit, me afat 18 mujor, a nuk mund të zëvendësohet Brenda 18 muajve deri në 3 Shtator 2017 pa u mandatuar Qeveria që do dalë pas Zgjedhjeve të 2017 me një leje ndërtimi për një pallat apo çdo lloj objekti tjetër që ti dojë qejfi dyshes Rama-Veliaj?

NGA NDRYSHON NJË HARTË NGA NJË PITURË E EDI RAMËS?
SEPSE HARTA E KA NJË LEGJENDË NDËRSA EDI RAMA BESON SE ËSHTË AI LEGJENDA!
Shpjegim: Sot në sallën e gjyqit përfaqësuesja ligjore e Edi Ramës solli një paçavure që e quajti hartë! Në Gjeografinë e Klasës së Pestë specifikohet që një grumbull vizash apo njollash të jenë hartë duhet të kenë ndër të tjera një titull, një legjendë dhe koordinata.
Në vend që të sillnin një Hartë PlanVendosje sollën një pikturë të printuar me ngjyra (si ato qëe bën Edi Rama). Legjendari Rama solli një një paçavure me njolla dhe vija të cilës i mungonin kushtet kryesore ligjore si Legjenda e Hartës (që përcakton objektet që ndërtohen, njollat e ndërhyrjeve, cfarë lloji janë dhe me cfarë materiali), nuk kishte koordinata, s?dihet ku do të ndërtohet, nuk kishte asnjë koordinatë që të përcaktonte madhësinë dhe largësinë nga Liqeni madje nuk tregonte as Veriun dhe as Jugun të cilat të paktën vendosen te hartat memece. Pra Gjykata sot mori si provë në formën e kërkuar nga Ligji një letër bakalli që s?ka asnjë vlerë ligjore. Por në interesin tonë, kjo ishte një dhuratë e vërtetë nga Gjykata pasi tani kemi në dy dosje, si atë penale dhe administrative kemi provat me firmë dhe me vulë të Kryministrisë se nuk paskemi as GenPlan, sipas detyrimeve të ligjit, pra I bie as leje ndërtimi.

EDHE ENVERI ZBATONTE LIGJET E VETA! EDI DHE ERI JO! 9 KUSHTE TË PAPLOTËSUARA! 6 LIGJE TË SHKELURA! 14 KONSTATIME TË DËMIT TË PAKTHYESHËM NË MJEDIS!
Po ashtu sot në sallën e gjyqit u vërtetua që nuk ka as VSM (Vlerësim Strategjik Mjedisor), VNM (Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis), Leje Mjedisore, PPV (Plan i Përgjithshëm Vendor ose ndryshe MatserPlan), PDV (Plan i Detajuar Vendor), nuk ishte paguar taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk ishte marrë konformiteteti nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, nuk ishin zhvilluar konsultime me publikun sipas ligjit, dhe u vërtetua që 4 ministra anëtarë të KKT nuk kanë firmosur dhe vulosur dhe një ministër anëtar i KKT thjesht ka firmosur por pa vulosur duke rrëzuar kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimit të dt 12 Shkurt mbi të cilin është bazuar edhe Leja e sajuar sa për sallën e gjyqit e dt. 03.03.2016.

EDI DHE ERI DEKLAROJË NË SALLËN E GJYQIT SE DËMIN ?QË I BËMË PARKUT KUR TË FITONI GJYQIN DO TA PAGUAJMË ME PARATË E TAKSAPAGUESVE?, PRA ME PARATË TONA!
Ndaj dhe Gjykata Administrative e Shkallës së parë rrëzoi kërkesën për pezullim të përkohshëm të punimeve te Parku sepse sipas Qeverisë (Avokati I Shtetit) dhe Bashkisë DËMI NË PARK QENKËRKA I KTHYESHËM SEPSE ME PARATË E TAKSAPAGUESVE MUND TA PRISHIN KËNDIN E BETONIT DHE TA REHABILITOJNË TOKËN DHE PEMËT E PRERA KUR TË FITOJMË NE GJYQIN!!! Pra nuk ekzistoka rreziku I dëmit të pakthyeshëm. Sepse paguajmë ne!

EDI RAMA PËR TË SHPËTUAR VETEN BRAKTIS VELIAJN: PASKA NXJERRË NJË LEJE TË RE NDËRTIMI PËR PARKUN NË DT 3 MARS 2016!
PARADIGMA E HARDHUCËS: Të gjithë e dimë që po ti shkelësh bishtin hardhucës, ajo e këput për të shpëtuar veten dhe ncxjerr bisht të ri. Natyrisht Edi Rama ka dhënë prova që ashtu si Enveri I ka shitur dhe flijuar shokët e vet. Nuk po I hy fjalëve që qarkullojnë se vetë Eri ankohet se ?nuk kam çfarë I bëj se ma ka lënë Edi në derë liqenin?. Nuk po I kthehem as asaj që kemi thënë vjet në fushatë se kryetari I vërtetë I gjithë bashkive është Edi dhe jo Erët, sepse kjo është çështje politike. Por flas si jurist, ajo që ndodhi në sallën e gjyqit ishte dorëzimi nga Edi I kokës së Erit në një tepsi, as floriri as bakri por nga ato të byrektoreve prej alumini!
Sot Edi Rama solli një Leje të re Ndërtimi në Gjykatë që fundos Erion Veliajn për ndërtim të paligjshëm për 21 ditë nga data 10 Shkurt 2016 kur u bë ndërhyrja e Bashkisë në Parkun e Liqenit dhe deri në 3 Mars 2016 kur Edi Rama pretendon se ka dhënë një leje të dytë ndërtimi. Pork jo do të vlente sikur Leja e Ndërtimit do të qe e rregullt. PRA ERI PASKA BËRË 21 DITË NDËRTIM PA LEJE: 10 SHKURT (kur filluan punimet) ? 3 MARS 2016 (KKT nxjerr një Leje të re por kjo ?leje? sk?a as Numër Lejeje dhe as Numër Protokolli)

NDAJ DHE NESËR LEJA E RE I DORËZOHET E NOTERIZUAR PROKURORISË SI PËR NDËRTIM PA LEJE I ERIT! PO NESËR DORËZOHET NË APEL KËRKESA PËR PEZULLIM TË PUNIMEVE TE PARKU (SEANCA ZHVILLOHET BRENDA DT 30 PRILL)!

 





Lajmet e fundit nga