Çështja “Shullazi”/ Basha: Largimi i Saimir Tahirit, nevojë emergjente
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sot...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se investimet e huaja dhe vendase janë burimi kryesor i rritjes ekonomike, dhe se sfidë e financave publike mbetet rritja e efikasitetit të tyre. Ahmetaj evidentoi se ky konstatim është bërë nga Banka Botërore.
Deklarata e ministrit Ahmetaj u bë gjatë një takimi që zhvilloi me deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave si dhe përfaqësues të medias në vend. Kreu i financave publike komentoi treguesit ekonomik ku evidentoi se për vitin 2015 rritja ekonomike ishte 2.62 % ndërsa këtë vit pritet të jetë 3.4 %. Duke u ndalur këtu, Ahmetaj tha se rritja ekonomike llogaritet 0.5 % më e lartë se mesatarja e rajonit.
Ministri Ahmetaj renditi reformat e ndërmarra nga kjo maxhorancë, konkretisht atë të pensioneve, reformën makrofiskale, energjetike, territoriale dhe atë në drejtësi, si faktorët që çuan në stabilitetin ekonomik të vendit. Me këto reforma, nënvizoi ministri, e çojmë ekonominë në një epokë tjetër, në të gjitha dimensionet.
Ministri i konsideroi edhe si kosto politike reformat e ndërmarra, por tha ai, ky është slogani i kësaj maxhorance për të punuar në funksion të gjeneratës tjetër. Nëse nuk do të ndërmerrnim këto reforma do të shkonim drejt shkatërrimit të Shqipërisë.
?Ishim shumë afër një ?97-te në 2013-ën. Nëse nuk do të bënim asgjë në datën 23 tetor 2013 arka e shtetit do të ishte 0. Ishte harxhuar defiçiti vjetor i lejuar brenda 5 muajsh. Do frenohem ta quaj antikombëtare atë që bëri qeveria e shkuar?, deklaroi ministri i Financave, Ahmetaj.
?Borxhin e prapambetur ndaj sipërmarrjes e kontabilizuam në stokun e borxhit publik ndërsa ia paguam sipërmarrjes shërbimet dhe sot jemi krenar se atë ngjarje të rëndë, gati kancer, sot e kemi lënë pas dhe përveç kësaj ekonomia arriti të vetëkorrigjohej?, u shpreh ai.
Duke folur për konsumin, ministri Ahmetaj tha se është ulur konsumi publik, jo ai privat dhe sipas tij, kjo është ajo që ka synuar qeveria. ?Ne synuam që në konsum të mos kishim pjesën e luanit pasi jemi duke ulur borxhin përmes mbledhjes së të ardhurave dhe jo duke u hapur me shpenzime, sepse në këtë situatë borxhi do të bënim gafë duke shkatërruar financat publike?, deklaroi ministri.
Ministri u ndal edhe tek një reformë tjetër, atë kundër informalitetit për të cilën ritheksoi se ka kaluar në një fazë të dytë dhe nënvizoi se ka filluar të japë rezultatet e para. Kjo fazë, tha ai, ka të bëjë me një mënyrë tjetër të veprimtarisë së tatimeve dhe doganave në heshtje por këmbëngulëse pa prekur klimën e biznesit, përmes një platforme risku, pa shqetësuar asnjë biznes.
Sa i takon punësimit, ministri informoi se janë 173 mijë të punësuar, që siç sqaroi ai përfshihen të formalizuar dhe të punësuar të rinj në sektorin jobujqësor. ?Jemi afër objektivit tonë prej 300 mijë të punësuarish?, tha ai.
Po ashtu, duke folur me statistika ministri informoi se pranë QKB-së janë regjistruar 43 mijë biznese të reja, ndryshe nga sa akuzon opozita se bizneset kanë mbyllur aktivitetin. Më tej, ai citoi një sërë raportesh të cilat sipas tij, janë në të njëjtën linjë me qeverinë dhe që konfirmojnë një përmirësim të ekonomisë shqiptare.
Ahmetaj komentoi edhe paketën ekonomike të propozuar nga opozita. Kreu i financave publike deklaroi se nëse do të zbatohet kjo paketë, për një vit borxhi publik shkon në 80 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. ?Kush voton këtë logjikë, voton për kthimin e vendit në humnerën ku e morëm para tre vitesh?, deklaroi ai./ATA
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sot...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar sot denon...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të A...
BID Korça ka reaguar pas artikullit të citynews.al “Pranverë...
Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në sheshin e një pa...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka thënë sot se...
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka folur sot ...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në U...
Partia Demokratike ka denoncuar sot dy standartet e policisë...
Drejtori i Shërbimeve ndaj Konsumatorit në Ndërmarrjen e Ujë...
Një turiste australiane ka humbur jetën pasi ka rënë aksiden...
Më poshtë po sjellim disa foto të cilat janë shkrepur mesdit...
Urdhëri i Farmacistëve ka denoncuar dje një rast të dhunimit...
Një shtetas 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka us...
Edhe fluturat prej kompesate nuk i shpëtojnë korrupsionit. V...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima duket se është tërhequr ng...
Disa qytetarë në Lezhë kanë qenë duke hapur një gropë për të...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe presidenti Nishani kanë mu...
Studentët e Universitetit të Tiranës dolën dje për të protes...
Menjëherë pasi klienti i tij u la në masën e sigurisë “arres...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...