Nishani merr pjesë në betimin e Presidentit të Kosovës
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në cer...
Konsumi privat i popullsisë gjatë vitit 2015 vlerësohet se ka rënë me 1.9 për qind, rënia më e lartë e shënuar në të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Banka Botërore publikoi sot (8 prill) vlerësimin e vet periodik për ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Sipas vlerësimit, rritja ekonomike e Shqipërisë qe 2.6 për qind, afro 0.5 pikë përqindjeje më e ulët nga sa qe shpresuar, por kjo rritje ekonomike u furnizua para së gjithash nga sektori i ndërtimit dhe qe e kufizuar në shumë pak projekte, ndërkohë që konsumi total si dhe në veçanti, konsumi privat raportohet të kenë pësuar rënie.
?PBB-ja reale u rrit me 3 për qind në tremujorin e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private,? thuhet në raportin e Bankës Botërore. Ndërkohë, konsumi total në ekonomi vlerësohet se ka rënë me 2.3 për qind në krahasim me vitin 2014 ndërsa rritja ekonomike është shkaktuar nga rritja e investimeve dhe e eksporteve.
Rënia e konsiderueshme e konsumit besohet se është shkaktuar në një masë të gjerë nga emigrimi i popullsisë në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, së paku 68 mijë shqiptarë, ose mbi 2.4 për qind e të gjithë popullsisë, kërkuan azil gjatë vitit të kaluar dhe kjo është vetëm një nga rrugët e migrimit që shqiptarët përdorin zakonisht.
Rritje nga betoni
Sipas analizës së Bankës Botërore, faktori kryesor i rritjes së investimeve gjatë periudhës janar-shtator 2015, qe rritja në sektorin e ndërtimit, përgjithësisht hidrocentrale dhe objekte publike jorezidenciale ndërsa pjesë tjetër e ekonomisë nuk raportohet të ketë ecur shumë mirë. Nga sektori i betonit, bie në sy pesha disproporcionale që ka në rritjen ekonomike dhe në nivelin e investimeve private, të cilit, Banka Botërore i referohet si ?një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut?. Bëhet fjalë përhidrocentralin e Devollit, i cili është një projekt që mban investime prej 535 milionë eurosh, investime që pritet të përfundojnë në vitin 2016. Kjo është një shifër e barabartë prej rreth 5,5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto dhe ka qenë faktori kryesor pas rritjes ekonomike të tre viteve të fundit.
Faktori tjetër i rritjes vlerësohet se ka qenë programi i riparimit të qendrave të disa qyteteve të vend nga një program i qeverisë i njohur si Rilindje Urbane. Qeveria ka shpenzuar disa dhjetëramilionë euro për këto projekte, duke shtuar nominalisht shifrën e PBB-së, por pa e rritur konsumin dhe mirëqenien e popullsisë.
Iluzioni vijon
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, rritja ekonomike e kësaj natyre do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, kryesisht për shkak se për shumë vite, projekti i Devollit pritet të zëvendësohet si faktor nga projekti i Gazsjellësit TransAdriatik, një investim tjetër i konsiderueshëm për nga përmasat, por që ka pak ndikim në nivelin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Ndërkohë, për pjesën tjetër të ekonomisë, atë realen, situata nuk duket kaq e mirë.
?Perspektiva afatmesme varet nga ritmi dhe thellësia e reformave të tjera strukturore në sektorin e energjisë dhe sektorin financiar si dhe përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike në infrastrukturë. Reforma në sistemin e Drejtësisë është thelbësore për klimën e investimeve dhe rigjallërimin e kreditimit,? vlerëson Banka Botërore./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në cer...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë me dije se do të zhvillojë vi...
Ish-Kryeministri, njëherazi deputeti socialist Pandeli Majko...
Nisur nga të ardhurat e ulta në dogana në fund të vitit 2015...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një ndërrim t...
Pas mbylljes së itinerarit ballkanik, bie ndjeshëm numri i r...
Nën drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro, ka ...
Policia belge ka bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit mis...
Partia Demokratike ka dërguar nenin 5 të ligjit për Gjykatën...
Gjithësesi, përpos dhimbjes që nuk do shuhet kurrë, sot në f...
Nga Avokati Altin Goxhaj JU LUTEM REAGONI DUKE IU DREJTUAR P...
Deklarata nga Kosova e Kryeministrit Rama ku e konsideron zg...
Deputeti Ben Blushi ka folur sot në Dibër për referendumin e...
Të gjithë kemi miq shokë dhe kolegë me bindje të majta dhe t...
Idrizi kërkoi nga Bushati që të sfidojë homologun e tij grek...
Deputeti socialist Erjon Brace, nëpërmjet një postimi në rrj...
Pesë vjet më parë, pikërisht në këtë kohë, mbase janë të pak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për emision të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...