web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e PD-së për aksin fundor të rrugës Lin-Pogradec/ Reagon Autoriteti Rrugor

8 Prill 2016, 16:31, Aktualitet CNA

Nën drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me aksin fundor të rrugës Lin-Pogradec. Përmes një reagimi për mediat, Qëndro shprehet se aksi në fjalë nnuk është një segment normal. Në reagim shtohet se aksi ka një tunel të ndarë në 4 pjesë.

 Reagimi i plotë

Akuzat e Partisë Demokratike, se për këtë  segment  janë harxhuar më shumë fonde se normalja  nuk qëndrojnë, pasi s?kemi të bëjmë me një pjesë normale në këtë segment. Aksi rrugor në fjalë (aksi fundor) ka 1 tunel të ndarë në 4 pjesë, kjo shpjegon edhe arsyen pse kushton 9,7 mld lekë të vjetra. Ky aks është ndërtuar në vlera më të ulëta, krahasuar me segmente të tilla ndërtuar gjatë qeverisjes së kaluar.

Përsa I përket proçedurës së tenderit gjithcka ka qenë konform rregullave, pasi ky është një projekt I vitit 2011, dhe në projektin fillestar ishte parashikuar që futej në brëndësi të liqenit të Pogradecit. Projekti fillestar parashikonte edhe prishjen e 2 bunkerëve të hyrje të qytetit, dhe nuk merrte parasysh ndikimet në ambient. Ndërkohë projekti I rishikuar merr parasysh gjithë këta faktorë që nuk ishin përfshirë më parë dhe nuk prek  asnjë pjesë e liqenit.

Në këtë projekt jemi konsultuar edhe me banorët, pasi ka qenë një nga plazhet më të vjetër të qytetit.

Më poshtë edhe të dhënat e sakta teknike.

Sipas projektit bazë të  miratuar ne 2009 dhe të tenderuar ne vitin 2011, në këtë km rrugë parashikohej që Zgjerimi I rrugës do të bëhej nga ana e liqenit duke  :

 

Pas shkresës nr. 1476 dt. 23.04.2013  se Ministrise  se Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve drejtuar D.P.Rr dhe shkresës së D.P.Rr ?së nr. 1976/1 prot dt. 24.04.2013, me Vendimin e Këshillit teknik te dt. 26.04.2013 dhe dt. 29.05.2013 u miratua projekti I cili parashikonte :

ruajtja e bunkerave ne Km.21+592 dhe ne Km.21+960 ku rruga të realizohej nëpërmjet ndërtimit të mureve pritëse mbas gërmimit të shpatit djathtas dhe ndërtimit të trotuarit mbi një strukturë beton arme që anashkalonte bunkerat, të cilët do të mbeteshin me këtë zgjidhje ndërmjet rrugës dhe trotuarit. Në këtë zgjidhje të pranuar atëhere u modifikuan edhe  paramatrat gjeometrik të rrugës, duke zvogeluar rrezet gjeresine e saj : duke zvogëluar gjerësine e bankinave dhe duke hequr kunetat. Kjo zgjidhje nuk siguronte qëndrushmerine e skarpatave dhe rrjedhimisht sigurinë rrugore.

 

Me shkresën nr. 6760/1 Prot date 04.11.2014,  Ministria e Transportit dheInfrastruktures, ka dorëzuar prane Autoritetit Rrugor një MEMORANDUM të mbajtur ndërmjet Ministrise së Kulturës Nr.5045 Prot, dt.2.11.2014, te Mjedisit Nr.10603Prot, dt.3.11.2014, të Zhvillimit Urban dhe Turizmit Nr.4278/11Prot, dt.2.11.2014, dhe asaj të Transportit dhe Infrastrukturës Nr.6760 Prot, dt.2.11.2014, nëpërmjet të cilit për zonën e bunkerave kërkohet;

 

Me Vendim të Këshillit Teknik Nr.36 te Autoriteti Rrugor Shqiptar, datë 37/05/2015, Nr4640 Prot.?  është miratuar Projekt Zbatimi per ?Sistemim asfaltim  rruga Qafe Thane ? Lin ?  Pogradec Loti II, Masa Mbrojtese inxhinierike ne Km.21+050÷Km.22+050?.

Zgjidhja teknike, parashikon devijimin e aksit të rrugës djathtas drejtimit Lin ? Pogradec, nëpërmjet realizimit të gërmimit të shpatit dhe mbrojtjes së skarpatave me strukturë prej betoni të armuar “tunel te hapur” si dhe sistem rrjetash dhe kavo çeliku të shoqëruara me ankera.

Tuneli I përbërë nga 4 segmente, me gjatësi totale rreth 300 ml, eshte strukturë ? tunel I hapur? nga ana e liqenit. Në brëndësi të struktures së tunelit të hapur rruga do të ketë : 2 korsi kalimi 3.5 m + 2 bankina të asfaltuara 1 m +2 kuneta 0.75 m + 2 trotuare të asfaltuara 1 m sejcila.

Dhe jashtë struktures së tunelit të hapur rruga do të ketë : 2 korsi kalimi 3.5 m sejcila + 2 bankina të asfaltuara 1 m + 2 kuneta betony 0.75 m + nje brez I gjelber 1.9 m nga ana e liqenit dhe 1 m nga ana e murit + trotuar me gjeresi 3.5 m nga ana e liqenit ku do te vendosen ndricimi rrugor, linjat reserve dhe gjelberim.

Sistemi mbrojtes  I skarpatave  përbëhet nga tre tipe : rrjeta mbrojtëse, rrjeta mbuluese multimat ( të cilat bëjnë stabilizimin e skarpatave dhe zhvillimin e bimësisë në to, dhe rrjetat pritëse.

Ky projekt ka avantazhe nga ai i mëparshmi pasi  siguron zgjidhje teknikisht të qëndrueshme, nuk ndërhyhet me mure betoni në liqen, kthimi dhe rehabilitimi I plazhit në gjendjen e mëparshme,  ka kosto mirëmbajtjeje të tunelit minimale, punimet do të realizohen 100% duke mos penguar për asnjë çast qarkullimin rrugor, impakt ambjental negative do të jetë minimal duke rritur impaktin pozitiv mjedisor si dhe duke I dhënë pamje të re hyrjes se qytetit turistik të Pogradecit.

Vlera e projektit është bazuar në çmimet e manualit shtetëror në fuqi .

 





Lajmet e fundit nga