Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Pas mbylljes së itinerarit ballkanik, bie ndjeshëm numri i refugjatëve në Gjermani. Megjithatë ende nuk mund të flitet për prognoza të sigurta. Një valë e re refugjatësh nga Afrika është gati drejt Europës.
Në muajin mars kanë ardhur shumë më pak azilkërkues në Gjermani se në muajt e fundit të këtij viti e të vitit të kaluar. Njoftimin e dha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në Berlin duke iu referuar të dhënave nga sistemi i ashtuquajtur, EASY-System -për regjistrimin e të dhënave i Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF). Në mars kanë ardhur vetëm 20.000 refugjatë në Gjermani, krahasuar me muajin shkurt ku erdhën rreth 60.000 mijë vetë, rënia është e dukshme – në janar sistemi EASY regjistroi 90.000 vetë, ndërkohë që vetëm në dhjetorin e vitit të kaluar erdhën 120.000 vetë në Gjermani.
Policia Federale Gjermane ka regjistruar nga muaji janar deri në mars gjithsej rreth 107.000 vetë në kufirin gjerman, thotë ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere. “Edhe këtu tendenca është në rënie të dukshme. Në mesataren ditore tani qëndrojmë me rreth 200 vetë në ditë”, thotë politikani i CDU-së. Megjithatë është ende shumë herët për të dhënë një prognozë për të gjithë vitin në vazhdim. “Ne ende nuk e dimë se si do të ecë në vazhdim zbatimi i marrëveshjes së Bashkimit Europian me Turqinë e Greqinë. Po ashtu nuk mund të llogaritet me saktësi se në cilat itinerare të tjera mund të lëvizin refgjatët.” Megjithatë ministri i Brendshëm gjerman bëri një bilanc pozitiv të muajve të fundit: “Masat e marra nga ne po japin efektin e tyre”, tha ai.
Valë e re refugjatësh nga Afrika?
Numri i kërkesave të regjistruara të azilit dallon nga numri i ardhjes së refugjatëve. Që nga fillimi i vitit kanë bërë kërkesë për azil rreth 181.000 vetë, dy herë më shumë se në tre muajt e ardhshëm të vitit 2015, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane. Në janar Zyra Federale, BAMF pranoi 50.000 kërkesa, në shkurt rreth 66.000 kërkesa, ndërsa në mars 58.000 kërkesa. BAMF, një institucion që ka një mal me kërkesa të patrajtuara ka rritur ndjeshëm numrin e personelit.
Ndërkohë ministri gjerman për Zhvillimin, Gerd Müller ka deklaruar se eventualisht së shpejti mund të pritet një valë refugjatësh nga Afrika në Europë. “Sipas informacioneve tona, vetëm në Libi presin 100.000 deri në 200.000 afrikanë nga shtetet në jug të Saharasë për një mundësi kalimi në Europë”, tha ministri për gazetën e Düsseldorfit, “Rheinische Post”. Bandat e kontrabandistëve janë vënë ndërkohë “plotësisht në veprim”. Politikani i CSU-së shikon nevojë urgjente veprimi. “Qeveria libiane ka nevojë për autoritet, institucione, trajnimin e policisë dhe zgjerimin e rojes bregdetare.”/DW
Nën drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro, ka ...
Policia belge ka bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit mis...
Partia Demokratike ka dërguar nenin 5 të ligjit për Gjykatën...
Gjithësesi, përpos dhimbjes që nuk do shuhet kurrë, sot në f...
Nga Avokati Altin Goxhaj JU LUTEM REAGONI DUKE IU DREJTUAR P...
Deklarata nga Kosova e Kryeministrit Rama ku e konsideron zg...
Deputeti Ben Blushi ka folur sot në Dibër për referendumin e...
Të gjithë kemi miq shokë dhe kolegë me bindje të majta dhe t...
Idrizi kërkoi nga Bushati që të sfidojë homologun e tij grek...
Deputeti socialist Erjon Brace, nëpërmjet një postimi në rrj...
Pesë vjet më parë, pikërisht në këtë kohë, mbase janë të pak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për emision të...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka detyruar gjithë pun...
Një personazh i njohur nga mediat, por edhe në qarqet politi...
“Nëse Trump do të zgjidhej President, marrëdhëniet Shqipëri-...
Një autobus i linjës së unazës në Tiranës është përplasur me...
Është shtyrë seanca gjyqesore ndaj administratorit të kompan...
Prej 1 janarit 2016 sipas Rregullores se re per vendet e Bal...
Citynews ka siguruar një video para ceremonisë së Presidenti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...