Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Tabloja e parë
Nuk jam nga ata që mendoj se Gent Strazimiri është i marrë, kaqol apo akoma më shumë i fortë. E njoh prej më shumë se 20 vjet, është një njeri i mirëlexuar, i mirëedukuar, me kulturë gjermanike, sepse dhe një pjesë e origjinës së tij rrjedh nga familjet e Austro-Hungarisë që erdhën në Shqipëri gjatë monarkisë. Më ka qëlluar të ulem me të në biseda të gjata (këtu nuk kam parasysh studio televizive) dhe kam hasur një polemizues të mirë, energjik, i cili thellohet në argument dhe citon, nëse mund të shprehem kështu, ka bibliografi në debat. Ndaj, kur e pashë me allti të ngjeshur pas brezit, nuk e fsheh që u trondita, jo pse i njoh vetes këtë fobinë ndaj armëve, por sepse një ligjvënës si ai që me siguri para se të flerë lexon libra, nuk ka përse të jetë pushkatar. I qëmtova me kujdes fotot e tij me armë, tek bënte ecje në pyje dhe male, por i konsideroj thjesht shprehje e një pasioni a sporti që është qitja. Ajo që nuk arrij të nxë është që një njeri kaq i mirëedukuar të ketë nevojë të shprehet në këtë mënyrë, kaq agresive. E kuptoj që Strazimiri do të përfaqësojë në partinë e tij njerëzit e paepur, qëndrestarët, të cilët kanë nevojë me pathos, gjuhë të mbushur me metafora ta tregojnë që do të rrinë përballë. Në një farë mënyre si Azemi dikur në vitet ?97-?98. Por, ndoshta nuk janë të njëjtat kohë? Një tjetër gjë që më habit në gjithë këtë lëmsh është fakti që Gent Strazimiri është i djathtë i kulluar, në parimet e tij për mbrojtjen e kapitalit, pronës, atdheut dhe padyshim është kundërevolucionar, si janë të gjithë konservatorët, etatist mund të them. Ndaj e shoh skiç të armatosur, skiç si njeri që nuk dorëzon koburen si Isa Boletini në Paris, skiç si shkelës i ligjit, skiç si njeri që frymëzoi dekriminalizimin e Kuvendit dhe skiç që nuk hedh poshtë rrenat e Ristanit dhe Lulit se çfarë ngjeshte pas rripit. Ka gjasa të ketë ardhur koha t?i rikthehem ?Metamorfozës? së Kafkës, se ka shumë vite pa e lexuar. Atje mund të gjej çelësin e enigmës, se kukuvajkat do i gjej në komentet poshtë shkrimit.
Tabloja e dytë
Gjatë ndeshjes miqësore me Luksemburgun tifozët e Kombëtares thirrën disa herë emrin e Ballist Morinës. Ky patriot i çuditshëm, i cili u bë shkak që Shako të thoshte atë shprehjen flamurtare që u shndërrua në këngë, tash është i kërkuar. E kapën me armë pa leje, e mbajtën do kohë në qeli, e çuan në arrest shtëpie dhe ai çau ferrën. Që Ballistin ta kapësh me armë nuk është kurrfarë çudie. Ai jeton në një realitet paralel, në të cilin e ndjek agjentura serbe, kurse njerëz me pare nga Beogradi kanë vënë çmim për kokën e tij. Mbante armë, sepse mendoi që në Shqipëri ia dinin kaq për nder atë punën e dronit sa do e mbyllnin njërin sy. Shteti atë ditë e kishte seriozisht punën e shtetit dhe e plasi brenda. Tani, nëse ligji është i barabartë për të gjithë, kërkesa e tifozëve të Kombëtares duhet të plotësohet pas ngjarjeve të fundit tek liqeni.
Tabloja e tretë
Me pak ditë vonesë Ben Blushi e kuptoi që armiku i tij kryesor nuk është as Çiftja i Elbasanit dhe as Ed? Rama, por Strazimiri. Ky i fundit i mori krejt skenën dhe e la pa punë rebelin e Partisë Socialiste. Prej ditësh nuk ia vë njeri në pullë, madje as Fevziu, sepse qëndresa e Strazimirit e ka nxjerrë fare nga lista e lajmeve. Ndaj Blushi bëri ç?bëri dhe u ankua fillimisht për deputetin e armatosur të opozitës, më pas për referendumin socialist. Ka gjasa që ajo pistoleta e Gentit pa shkrepur fare të ketë vrarë veç lëvizjen e Blushit, të cilën media po e dënon me heshtje që në Shqipëri do të thotë harresë./27.al
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara,...
Skemat e përfitimeve me barnat, nuk janë diçka që kanë preku...
Hilari Klinton ka premtuar të hapë dosjen e zonës misterioze...
Pas sulmeve ndaj gazetarit Blendi Fevziu kur intervistohet n...
Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme, në Komunën...
Interpoli thotë se nga inspektimet e ngarkesave ushqimore gj...
Mesazhi i plotë i Artan Lames:Në botimin e parë të romanit “...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar atë që citynews ka shkru...
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj pesë personave për...
Rendi i brendshëm në Egjipt po shpërbëhet dhe vendi ka marrë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tenderin ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit të protest...
Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë-Athinë janë arre...
Ka disa ditë që pas shkrimit tim në Facebook në lidhje me ‘i...
Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka vend...
“Put your money where your mouth is”! Bilal Kola, avokat dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një...
Vizita pesëditore e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llal...
E sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rri vetëm pr...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...