Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Skemat e përfitimeve me barnat, nuk janë diçka që kanë prekur vetëm Shqipërinë. Një informator anonim ka akuzuar firmën zvicerane të barnave, Novartis, se ka paguar ryshfet në Turqi për të siguruar avantazhe biznesi me vlerë rreth 85 milion dollarë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila e ka parë emailin ku ngrihen akuzat, firma Novartis ka konfirmuar se është duke e hetuar çështjen. Dega turke e firmës Novartis akuzohet mes të tjerash se përmes rryshfeteve ka shtuar ilaçe në formularët e barnave të miratuar për t?u dhënë me recetë në spitalet qeveritare.
Dërguesi anonim i emailit drejtuar ekzekutivëve të firmës Novartis tha se kompania i kishte paguar firmës konsulente turke Alp Aydin 290 mijë dollarë plus shpenzimeve të tjera gjatë vitit 2013 dhe 2014. Më vonë, agjencia turke e Sigurimeve Shoqërore nisi një hetim rreth çështjes.
Novartis, e cila thotë se është e angazhuar për zbatimin e standardeve më të larta të etikës së biznesit, ka konfirmuar se firma Aydin kishte punuar për të si konsulente, por tani ky bashkëpunim është ndërprerë. Gjigandi farmaceutik tha gjithashtu se po hetonte rreth akuzave se firma Aydin u kishte dhënë para zyrtarëve turq të shëndetësisë.
“Akuzat janë shumë serioze. Ato duken shumë të detajuara në emailin që i është dërguar ekzekutivit të firmës dhe ata duhet të japin një përgjigje për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar, përfshirë autoritetet amerikane,? thotë James Bevan, i kompanisë CCLA të investimeve për bamirësitë.
Vështirësitë e firmës Novartis në Turqi nxjerrin në pah problemet me të cilat përballen kompanitë shëndetësore, ndërkohë që autoritetet e anti-korrupsionit në mbarë botën po hetojnë mbi praktikat e kësaj industrie.
Javën e kaluar Novartis ra dakord të paguajë më shumë se 25 milion dollarë për të zgjidhur një çështje gjyqësore të ngritur nga Komisioni amerikan për mbikqyrjen e tregut të aksioneve, SEC. Rasti kishte lidhje me ryshfete të dhëna në Kinë.
Në emailin e dërguar nga personi anonim, thuhej se Novartis kishte fituar 20 milionë dollarë nga fakti që firma konsulente Aydin kishte mundur të fuste në formularët e spitaleve publikë barna të reja për sklerozën e shumëfishtë, për sëmundjet kronike të mushkërive dhe artritin.
Në email thuhej gjithashtu se Novartis ka përfituar edhe nga vendimet për çmimet e barnave që favorizonin këtë kompani si dhe nga një leje e veçantë për importimin e një ilaçi me certifikatë të skaduar prodhimi.
Novarti, sipas këtij emaili, kishte përfituar sidomos nga fakti që zyrtarët turq lejuan firmën të riemërtonte dy barna, duke i hequr ato nga skedat ndërkombëtare të krahasimit me barnat e të njëjtit lloj.
Sipas emailit, veprime të tilla përbëjnë shkelje të ligjit amerikan për Praktikat e Huaja Korruptive. Ky ligj ndalon firmat amerikane apo ato të huaja si Norvartis, aksionet e të cilave tregtohen në SHBA, që t?u japin rryshfete zyrtarëve të qeverive të huaja./VOA
Hilari Klinton ka premtuar të hapë dosjen e zonës misterioze...
Pas sulmeve ndaj gazetarit Blendi Fevziu kur intervistohet n...
Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme, në Komunën...
Interpoli thotë se nga inspektimet e ngarkesave ushqimore gj...
Mesazhi i plotë i Artan Lames:Në botimin e parë të romanit “...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar atë që citynews ka shkru...
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj pesë personave për...
Rendi i brendshëm në Egjipt po shpërbëhet dhe vendi ka marrë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tenderin ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit të protest...
Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë-Athinë janë arre...
Ka disa ditë që pas shkrimit tim në Facebook në lidhje me ‘i...
Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka vend...
“Put your money where your mouth is”! Bilal Kola, avokat dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një...
Vizita pesëditore e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llal...
E sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rri vetëm pr...
Ish-Kryeparlamentarja, njëherësh deputetja demokrate Jozefin...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...