Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
E sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rri vetëm pranë dritares ? Nëse të ka mbetur merak se s’ke parë kurrë një të tillë, që të lumturon ose të dëshpëron, të sëmur ose të shëron, të ngjall ose të vdes, ja ku e ke, ngopu duke e parë.
Në tavolinën ngjitur një djalë mikeshës së vet;
Unë i yti jam dhe i yti do jem. Por ti e sheh edhe vetë, ajo atje është tjetër gjë. Jo si unë e si ti. Vjen nga larg, nga tjetër botë. Nuk është “e këtejme”, është “e përtejme”.
Dy vajza pak më tutje:
Ne të dyja që e kemi problem ashpërsinë mashkullore mund ta gjykojmë me paanësi zeshkanen pranë dritares. Shih çfarë kryevepre. Ekuilibër, simetri, perfeksion, sinkron. S’i lypset të bëjë asgjë, vetëm të ekzistojë. S’ka rëndësi nga cili qiell ka rënë, është vetë qielli.
Shihja synë asaj atje, qafën, lëkurën, buzët, flokët, ballin, kurmin, po i thotë një mik mikut të vet, shihe atë ekstazë të përhershme, atë orgazëm të pafundme, atë pafundësi të mbyllur, atë kohë të ndalur.
Ca të tjerë me radhë;
Njëri ndjek bebzën e saj për të parë të pasqyruar brenda saj veten e vet.
Tjetri ja eksploron relievin e kurmit duke i udhëtuar me imagjinatë ngadalë nën fustanin e hollë.
Një i tretë, sa duket inxhinier, po mendon i trullosur për ngjajshmërinë e linjave të saj, me harqe urash, barqe avionësh, vargje kodrash.
Një i katërt, harruar i tëri pas gushës së saj, i hedh një pusullë;
O Perëndi, je ajo të cilën artistët nuk mund ta arrijnë sepse sa më tepër i afrohen aq më tepër u largohet. O perri’ e ujërave, o flu e mjegullave, o përgjakje e muzgjeve; Pa ty jam gur e lapidar. Me ty jam Krisht e Kryq.
Brunia tek dritarja, e lexoi, e grisi, e hodhi, buzëqeshi, tha me vete: Rri gjithmonë Kryq. Kurrë lapidar. Tjetri e kuptoi, dhe e falenderoi.
Një i pestë, që nuk ngopet me pamjen e saj statike, ka gjetur mënyrën për ta parë në lëvizje të pasqyruar në derën e xhamtë tek duket e zhduket sa herë dera e kafenesë hapet e mbyllet.
Një i vetmuar me gotë në dorë, i ka kthyer kurrizin. Preferon ta shohë mbi kristalin e gotës. Për ta bërë sa më eksituese pamjen hipnotike, tund lehtë gotën duke shkaktuar brenda saj një cunam të vogël. Mbi dallgët e cunamit të gotës së ëndërrtarit, morena zbret e ngjitet, zhytet e mbytet.
Ishte një magji të cilën të gjithë në kafene po e ndiqte me frymë të ndalur dhe do donin të vazhdonte me shekuj.
Por nuk zgjati.
Ajo së cilës, i dashuri guxoi t’i fliste për një tjetër, duroi sa duroi, dhe më së fundi ia flaku filxhanin surratit. Kafeja e filxhanit që përgjaku surratin e të dashurit, përfundoi mbi xhaketën e bardhë të ëndërrtarit të nënfustanit i cili ra i tmerruar nga karrigia,dhe, tek shembej në dysheme, përmbysi tavolinën e atij të pusullës pa përgjigje duke tmerruar ëndërrtarin tjetër, atë të cunamit të gotës, që uluriti në kupë të qiellit.
Kryqi që s’pranonte të ishte lapidar nxorri koburen nga brezi, e zbrazi kuturu duke bërë të përplasë kokën pas muri atë që e shihte nga dera e xhamtë, dhe vetë doli nga një dritare ku xhamat e thyer e mbytën në gjak.
Atij që kërkonte pasqyrimin e vetes brenda bebzës, duke parë tërë këtë batërdi, në fillim j’u errën sytë dhe i mbeti fryma, pas pak i ndali zemra.
Nga plumbat, përplasjet, shembjet, klientët, kamerierët, banakierët, bashkë me ta dhe ca të tjerë që në atë kafene kishin hyrë kot, mbetën të gjithë të vdekur.
Krejt e qetë, duke ecur ngadalë mes pellgjeve të gjakut, me kujdes për të mos shkelur kufomat, e fundit dhe e vetmja që doli e gjallë nga kafeneja, qe’ Ajo, morena e fundbotshme.
Të nesërmen gazetat dhe televizionet thanë; U vranë për motive banale.
Ish-Kryeparlamentarja, njëherësh deputetja demokrate Jozefin...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z...
Presidenti amerikan Barack Obama synon që me një njësi speci...
Kjo foto është shkrepur ditën e sotme gjate një mbledhje të ...
Skuadrat e posaçme policore “Shqiponja” nuk duhen konsiderua...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Komisionerin e Bash...
Emigracioni i lartë gjatë vitit 2015 ka nisur të japë efekte...
Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjsh...
Kur ai mbërrin pranë makinës, nuk shqetësohet fare por menjë...
Grisha Mamurin shihet teksa u jep para femrave që të zhvishe...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Policia ka arrestuar sot një person i cili ishte shpallur në...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta ka sulmuar sot...
Në qendër të Tiranës ndodhet një kënd lojërash për fëmijë th...
Partia Demokratike ka reaguar sot menjëherë pas konferencës ...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski ka kryer s...
Ky i fundit, as që konsiderohet sikur është në klasë, madje ...
Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin e 13 personave të arrest...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...