Ministri i jashtëm maqedonas në Pustec: Fati i emigrantëve duhet të zgjidhet në BE
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski ka kryer s...
Partia Demokratike ka reaguar sot menjëherë pas konferencës së përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit të BE për zgjerim, Johanes Hahn.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp deputeti Eduard Halimi u shpreh se kryeministri gënjeu Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë kur tha se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatet e deputetëve të tij, të kapur në shkelje të ligjit themelor.
Sipas Halimit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për interpretim, por për zbatim.
Deklarata e plotë e deputetit Eduard Halimi
Edi Rama gënjeu sot Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë sy për sy, kur tha se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatet e deputetëve të tij, të kapur në shkelje të ligjit themelor.
Ky është një mashtrim i turpshëm sepse vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ai refuzon ta zbatojë është interpretimi i qartë dhe detyrues i Kushtetutës.
Të kërkosh interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është përqeshje, tallje dhe dhunim i hapur i detyrimit kushtetues për ta zbatuar atë.
Ja cfarë thotë Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj që Rama refuzon ta zbatojë:
?30. Gjykata vlerëson se në të tilla raste Kuvendi nuk mund të vërë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk mund t`ia nënshtrojë atë debatit parlamentar…. Kuvendi në këto raste nuk mund t`i hyjë themelit të çështjes, pra vlerësimit nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij, sepse në të kundërt do të ndërhynte në kompetencat që kushtetutëbërësi ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese…Vlerësimi i meritës së çështjes, pra nëse me veprimet e tij deputeti ka shkelur ndalimin kushtetues të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, me pasojë konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese.
?Dispozitivi: Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.?
Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë. Me vendimin e saj, ajo thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë dhe jo Parlamenti.
Ky vendim detyron parlamentin që ti dërgojë rastet e oligarkëve-deputetë të Ramës, të kapur në shkelje të Kushtetuës, duke përfituar fonde publike e koncesione, në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm ajo vendos më pas për mandatet e tyre.
Por Edi Rama zgjodhi edhe sot të mbronjë oligarkët e tij, të mbrojë abuzimin, vjedhjen e parave të shqiptarëve, dhe të dhunojë Kushtetutën, gjykatën, shtetin ligjor.
Me mashtrimin e sotëm para Europës e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Edi Rama thelloi paligjshmërinë e tij duke pohuar publikisht se ai qëndron mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi gjykatat. Ai thelloi edhe më tej hendekun mes një populli të tërë në varfëri, papunësi, arrati dhe një grushti plackitësish të babëzitur që po pasurohen duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin.
Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për zbatimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese si themele të stabilitetit dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski ka kryer s...
Ky i fundit, as që konsiderohet sikur është në klasë, madje ...
Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin e 13 personave të arrest...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka thënë se...
Një nënë i ka kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj të heqë n...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ftuar sot opozitën për ...
Monitor ka mesuar se një kompani kineze, emri i të cilës mbe...
Alba Balla, motra e deputetit socialist dhe një prej drejtue...
Ministri i Brendshëm Samir Tahiri nëpërmjet një lertë e cila...
Partia Demokratike ka kërkuar më datë 17 dhjetor të vitit 19...
Ditën e djeshme janë publikuar disa mesazhe që kryeminsitri ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka folur sot për ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vend...
Duke qene se sot eshte nje dite e rendesishme per vendin per...
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka dorëzuar sot në polic...
Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Hah, nisi sot viz...
Porti i Sarandës është përfshirë nga paniku pas një alarmi p...
Një punonjës i policisë së Sarandës është arrestuar për vepr...
15 vjeçarët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...