Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Rendi i brendshëm në Egjipt po shpërbëhet dhe vendi ka marrë rrugën e anarkisë, thotë Michael Lüders në intervistë me DW. Pushtetmbajtësit ushtarakë në Egjipt gëzojnë mbështetjen e heshtur të Perëndimit.
DW: Aktualisht, trupa terroriste të afërta me Shtetin Islamik janë aktive para së gjithash në Sinai. A kërcënon rreziku që terrori islamik të jetë i pranishëm së shpejti në qytetet e mëdha egjiptiane?
Michael Lüders: Për momentin nuk duket kështu. Pushtetmbajtësit ushtarakë gëzojnë mbështetjen e heshtur të Perëndimit, sepse Presidenti al-Sisi konsiderohet si aleat besnik. Ai ka orientim pro-perëndimor. Kjo ka si pasojë, që politika e tij represive – dhe në fund të fundit vetëshkatërruese – të mos përballet me kritika të zëshme edhe në Berlin. Pra siç duket, presioni nga jashtë është i vogël. Prandaj është e vështirë që të ushtrosh ndikim në zhvillimet politike. Në thelb, Egjipti ndodhet në rënie të lirë drejt kaosit dhe anarkisë.
Edhe nëse rasti i fundit i rrëmbimit të avionit me sa duket nuk ka sfond terrorist, gjendja e sigurisë në Egjipt është e brishtë. Cilat janë arsyet kryesore për erozionin e rendit të brendshëm?
Shpërbërja e shtetit në Egjipt po avancon gjithnjë e më shumë. Forcat e sigurisë nuk e kanë më gjendjen plotësisht nën kontroll. Kemi pasur ndalimin e Vëllazërisë Myslimane si një organizatë terroriste. Njëkohësisht kemi miliona vetë, që jetojnë nën nivelin e varfërisë. Kjo sjell një situatë të konsiderueshme shpërthyese, sociale dhe politike. Njëkohësisht, qeveria nuk është në gjendje që të ndjekë një politikë ekonomike që krijon vende pune. Pra i gjithë vendi është në një situatë delikate ekonomike dhe politike. Në këtë sfond, natyrisht që fantazia nuk njeh kufij. Islamistë të dhunshëm mund të depërtojnë duke u nisur nga Sinai ose edhe nga Libia në drejtim të Egjiptit.
Regjimi në Egjipt i shkel me këmbë të drejtat e njeriut. A mund të justifikohet ende mbështetja perëndimore për Kairon?
Po të bësh Realpolitikë duhet të thuash natyrisht se të duhet të merresh vesh me çdo regjim. Ne nuk mund të përgatisim qeveritarë, që t’u përgjigjen më shumë përfytyrimeve tona. Por në lidhje me Egjiptin duhet të themi, po të kemi parasysh vizitën e al-Sisit në Gjermani, në fund të vitit të kaluar, se atij vërtet iu shtrua qilimi i kuq. U nënshkruan marrëveshje ekonomike me një vlerë prej miliarda eurosh. Në fund të fundit, në Berlin, Bruksel dhe diku tjetër, përballë Egjiptit ndiqet politika tradicionale e klientelizmit. Kjo do të thotë, që për sa kohë një regjim është properëndimor dhe e ka në njëfarë mase nën kontroll gjendjen e sigurisë, ai ka dorë të lirë të bëjë çfarë do brenda vendit. Ai mund të përdorë çfarëdo lloji represioni, pa ndeshur në rezistencë ose kritikë të konsiderueshme. Të paktën 40.000 vetë mendohet se ndodhen në burg në Egjipt për “shkak të shkeljeve që kanë të bëjnë me shprehjen e mendimeve”. Njerëzit i rrëmbejnë në mes të rrugës dhe ata zhduken. Vëmendje të madhe tërhoqi para pak kohësh rrëmbimi dhe vrasja e një studenti italian. Ky rast doli në medie, thjesht sepse ai ishte italian. Me egjiptianët, gjëra të tilla ndodhin përditë.
Kjo të kujton pak shpërbërjen e shtetit sirian. A kërcënon një përsëritje e këtij skenari?
Jo, këtë nuk mund ta krahasosh, sepse gjendja e brendshme politike në Siri është e ndryshme. Egjipti është homogjen, nëntëdhjetë përqind janë myslimanë sunitë dhe dhjetë përqind koptë të krishterë. Pra kemi një shtet pak a shumë homogjen, por që nuk njeh drejtësi sociale. Nga rreth 100 milionë vetët, gati gjysma jeton nën ose në buzë të kufirit të varfërisë. Këtu kemi natyrisht një rezervuar gjigand njerëzish të pakënaqur. Dhe duhet vetëm pak që të ndizet një revoltë. Represioni dhe stanjacioni ekonomik janë një recetë e sigurtë për një shpërthim, i cili duhet të ndodhë herët apo vonë.
Michael Lüders është publicist dhe ekspert i fesë islame. Ai punon edhe si këshilltar për çështje politike dhe ekonomike./DW
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tenderin ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit të protest...
Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë-Athinë janë arre...
Ka disa ditë që pas shkrimit tim në Facebook në lidhje me ‘i...
Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka vend...
“Put your money where your mouth is”! Bilal Kola, avokat dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një...
Vizita pesëditore e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llal...
E sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rri vetëm pr...
Ish-Kryeparlamentarja, njëherësh deputetja demokrate Jozefin...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z...
Presidenti amerikan Barack Obama synon që me një njësi speci...
Kjo foto është shkrepur ditën e sotme gjate një mbledhje të ...
Skuadrat e posaçme policore “Shqiponja” nuk duhen konsiderua...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Komisionerin e Bash...
Emigracioni i lartë gjatë vitit 2015 ka nisur të japë efekte...
Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjsh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...