web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Qeveria, fonde me pikatore për rrugët nacionale

25 Mars 2016, 11:09, Aktualitet CNA

Citynews solli disa ditë më parë fakte për disa rrugë të braktisura nga qeveria shqiptare si Tiranë-Elbasan, Kardhiq-Delvinë, rruga e Arbrit etj, të cilat nuk po njihnin asnjë investim.

Për këtë arsye bëmë edhe një investigim. Pse ishte kjo situatë me rrugët në Shqipëri.

Nga të dhënat që do të sjellim më poshtë duket qartazi se qeveria ?Rama? nuk ka prioritet investimet madhore në infrastrukturë, pra ndërtimin e rrugëve nacionale, por për kryeministrin të rëndësishme janë betonizimi i qendrave të qyteteve, palmat në ndonjë autostradë, ndonjë pallat i bojatisur diku dhe asgjë më tepër se sa kaq.

Nga të dhënat që ka siguruar citynews tregohet qartazi se për kryeministrin Edi Rama nuk kanë rëndësi infrastruktura nacionale rrugore në vend dhe këtë e tregon mjaft mirë buxheti i shtetit në vite i krahasuar.

Në vitin 2016 për infrastrukturën (për rrugët)  nga qeveria shqiptare janë vetëm 3.7 miliardë lekë të vjetra. Duke hequr TVSH-në, diferenca e ngelur është qesharake.

Në vitin 2015 në total janë 12 miliardë lekë të vjetra, e njëjta shumë është edhe për vitin 2014.

Nga një llogaritje e shumave të tre viteve, në total nëpërmjet ministrisë së transporteve, qeveria ka financuar për rrugët vetëm 26.6 miliardë lekë.

Duke bërë krahasimet me qeverinë ?Berisha? rezulton se në vitin 2010 janë 33 miliardë lekë investime në rrugë. Në vitin 2011 janë 31 miliardë lekë. Në vitin 2012 gjatë qeverisë të PD, investime në rrugë janë 26 miliardë lekë, sa totali i 3 viteve të qeverisë aktuale të marra së bashku. Në vitin 2013 janë 40 miliardë lekë të vjetra investime në infrastrukturën rrugore nacionale.

Në total, gjatë qeverisjes ?Berisha? investimet për tre vite në rrugë, përfshi edhe financimin e huaj, janë investuar 97 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në tre vite të qeverisë socialiste janë në infrastrukturën rrugore janë investuar vetëm 26.6 miliardë lekë.  Këto fonde që ne kemi krahasuar i përkasin buxhetit të dhënë për Ministrinë e Transporteve, në qeverinë dje dhe atë sot.

Kreu i qeverisë Rama, gjatë fushatës së vitit 2013 premtoi se infrastruktura do të ishte një nga prioritetet e qeverisë së tij, por faktet që vijnë nga shifrat flasin të kundërtën. Qeveria Rama ka prioritet betonizimin e qyteteve, vetëm në vitin 2014 dhe 2015 nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është investuar 2 herë më shumë në betonizim, se sa totali i investimeve në infrastrukturën rrugore nacionale të tre viteve të marra së bashku./citynews





Lajmet e fundit nga