web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mimoza Hafizi kundërshton refrendumin  e PS në 9 prill

25 Mars 2016, 11:03, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë socialiste Mimoza Hafizi ka kundërshtuar refrendumin që është parashikuar të zhvillohet nga kjo parti në 9 prill.

Hafizi ka thënë se në rendin e dites nuk ishte përfshirë zhvillimi i ndonjë referendumi në PS, për shkak se nuk kishte patur ndonjë iniciativë statutore për zhvillimin e ndonjë referendumi të tillë.

Sipas saj nisma për referendum nuk mund të merrej thjesht nga Edi Rama, por duhej të vendosej në Asamble.

?Ndryshimet në statut duhej të ishin votuar nen për nen në Kongres, ndërsa pyetja duhej të ishte vendosur po ashtu nga Kongresi.? ? ka argumentuar ajo.

Hafizi thekson se proçedurat që u ndoqën në Kongres i bëjnë të pavlefshme ndryshimet në Statut dhe për këtë ajo kërkon mbledhje të menjëhershme të Komisionit të Garancive Statutore.

Letra e plotë që Mimoza Hafizi i ka dërguar Komisionit të Garancive Statutore.

Objekti:

1) Interpretimin si të nenit 45 të Statutit të PS miratuar me 05.11.2011, ashtu edhe të nenit 72 të Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016, në lidhje me subjektet iniciuese dhe procedurën që duhet ndjekur për shqyrtimit e një iniciative që provokon vendimarrjen e Kongresit mbi zhvillimin e një referendumi në PS.

 

2) Shqyrtimin e inicimit, formës, rregullshmërisë e ligjshmërisë së procedurës dhe akteve që i paraprinë vendimit të Kongresit të PS për zhvillimin referendumit të datës 09.04.2016.

 

3) Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016.

 

4) Konstratimin si absolutisht të pavleshëm të Vendimit të zbardhur Nr…, datë 19.03.016, të Kongresit të PS datë 19.03.2016, nënshkruar nga Z. Gramoz Ruçi, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016, si një vendim që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresi në këtë datë, për zhvillimin e këtij referendumi.

 

Baza Ligjore:

 

Neni 32 i Statutit të PS, miratuar më 05.11.2011, neni 48 i Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016.

 

Drejtuar:

Komisionit të Garancive Statutore në PS

 

Të nderuar, anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore Më datë 19.03.2016 u thirr dhe u mblodh Kongresi i PS. Referuar rendit të ditës të propozuar për thirrjen e këtij Kongresi të PS, në këtë rend dite nuk ishte përfshirë zhvillimi i ndonjë referendumi në PS, për shkak se nuk kishte patur ndonjë iniciative statutore për zhvillimin e ndonjë referendumi të tillë. Edhe AK e PS e mbajtur më datë 09.03.2016 nuk vendosi mbi zhvillimin e ndonjë referendum në PS. Për shkak se Kongresi i PS, mbledhur më datë 19.03.2016, jashtë rendit të ditës së propozuar për thirrjen e tij, me iniciativën vetëm të një anëtarit të PS, delegat i Kongresit, z. Edi Rama, vendosi zhvillimin e një refendumi në PS më datë 09.04.2016, në një moment që Projekt Statuti i PS, ishte miratur vetëm në parim, dhe jo nen për nen dhe në tërësi, dhe pasqyrimi i propozimeve të ardhura nga delegatët e Kongresit, dhe formulimi përfundimtar dhe konkret i neneve të tij, iu la si detyrë grupit të punës, të caktuar për hartimin e tij,

 

2 Si anëtare e Partisë Socialiste;

Kërkoj:

1)        Interpretimin si të nenit 45 të Statutit të PS miratuar me 05.11.2011, ashtu edhe të nenit 72 të Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016, në lidhje me subjektet iniciuese dhe procedurën që duhet ndjekur për shqyrtimit e një iniciative që provokon vendimarrjen e Kongresit mbi zhvillimin e një referendumi në PS.

 

Sjell në vemendjen tuaj se, neni 45 i Statutit të PS, miratuar me 05.11.2011, dhe neni 72 i Projekt Statutit të PS, propozuar për miratim Kongresit të PS mbajtur më datë19.03.2016, parashikojnë se:

Neni 45 Referendumet në Parti

Neni 72

Referendumi dhe forma te tjera te konkurimit

Theksojmë se procedura që paraprin vendimarrjen për zhvillimin e një referendumi, si dhe aktet në të cilat konkretizohet ajo, janë të rëndësishëm pasi i mundësojnë Kongresit, delegatëve të tij, jo vetëm të njihen në kohë me një iniciativë konkrete referendare, por edhe të ushtrojnë të drejtat e tyre, për të diskutuar, ndyshuar, rregulluar, saktësuar, votuar pro, kundra, apo abstenuar, mbi një iniciativë të tillë. Në rastin e vendimmarrjes së Kongresit për zhvillimin e referendumit në PS më datë 09.04.2016, jo vetëm nuk pati ndonjë inicues nga ata që parashikon Statuti i PS, por edhe nuk pati asnjë akt, projektvendim konkret, mbi të cilën Kongresi, delegatët e tij, të mund të diskutonin dhe të vendosin për miratimin ose jo të përmbajtjes së tij.

Në vlerësimin tim forma, rregullshmëria dhe ligjshmëria e procedurës që i paraprin një vendimarrjeje të tillë dhe e akteve në të cilat formalizohet dhe konkretizohet ajo, është kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ushtrimin e të gjitha të drejtave të cituara më sipër të sanksionuara nga Statuti, të drejta të cilat duhet t?i garantohen anëtarit të PS, delegat i Kongresit.

Prandaj, duke qenë se procedura dhe aktet që paraprijnë një vendimarrje të tillë, të parashikuar nga Statuti i PS, janë qartësisht të veçanta nga vendimarrja e Kongresit, pa shqyrtuar dhe gjykuar vendimin e Kongresit për zhvillimin e referendumit në PS më datë 09.04.2016,

Kërkoj:

2)        Shqyrtimin e inicimit, formës, rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurës dhe akteve që i paraprinë vendimit të Kongresit të PS për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016.

Referuar si nenit 45 të Statutit të PS, miratuar më 05.11.2011, ashtu edhe nenit 72 të Projekt Statutit, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur me datë 19.03.2016, rezulton se Kongresi i PS jo vetëm është organi që ka të drejtën eskluzive për të vendosur për zhvillimin e një referendumi në PS, por edhe se është ky organ që ka të drejtën eskluzive për të vendosur mbi çdo element të një vendimarrjeje të tillë që përkthehet në elementë të formës dhe të përmbajtjes së një vendimi të tillë.

Për këtë arsye;

Kërkoj:

3)        Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, përzhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016.

4 )  Nëpërmjet mediave online jemi vënë në dijeni se është zbardhur një vendim Nr…, datë 19.03.016, i Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016, nënshkruar nga Z. Gramoz Ruçi, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016, me anëtarësinë e partisë, -me çështje që ushtrohet në Referendum ?Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër: A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?? -me formë të referendumit ?vendimmarrës?, -me pjesëmarrje në referendum ?anëtarët e Partisë Socialiste?

Theksoj se Kongresi i PS, mbajtur më datë 19.03.2016, edhe pse vendosi që më datë 09.04.2016, do të mbahet një referendum, nuk miratoi: – formulimin e pyetjes specifike të shtruar për referendum, si në variantin e vendimit të nënshkruar nga z. Gramoz Ruçi -formën e referendumit; -rregullin e pjesëmarrjes;

Për këtë arsye;

Kërkoj:

4)        Konstatimin si absolutisht të pavleshëm të Vendimit të zbardhur Nr…, datë 19.03.016, të Kongresit të PS datë 19.03.2016 nënshkruar nga Z. Gramoz Ruçi për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016, si një vendim që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresi në këtë datë, për zhvillimin e këtij referendumi.

Duke sjellë në vëmendjen Tuaj se vendimi i mësipërm cënon vendimin e Kongresit PS për referendumin e datës 09.04.2016, kërkoj që, për të evituar çdo pasojë negative që mund të shkakojë ky vendim, kërkesa ime të shqyrtohet, dhe mbi të, të ketë një vendimmarrje të KGS, përpara kësaj date. Tiranë më, 23. 03.2016

KËRKUESE

Mimoza Hafizi, delegate e Kongresit PS

 

 





Lajmet e fundit nga