“Pop xhihadi”, terroristët që kanë më shumë njohuri për Tupac, sesa për Bin Ladenin
Luftëtarët e ISIS, ekspertët i cilësojnë ndryshe si “xhihadi...
Pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit të dy Gjermanive ishte e qartë për këdo se sistemi komunist kishte falimentuar dhe përfundimisht edhe transformimet demokratike filluan në të gjitha vendet e ish- lindjes komuniste. Ky proces i filluar nga Gorbaçovi në mëmëdheun e komunizmit me dy parullat emblemë : transparencë e pjesëmarrje, shkallë-shkallë preku të gjitha këto vende. Veç Shqipëria komuniste e Ramiz Alisë dhe Partisë së Punës, që nuk perëndon, nuk tundej nga istikami.
Kavaja mund të quhet me plotë gojën si djepi i parë i kundërshtimit masiv të shqiptarëve ndaj regjimit komunist, ku të gjithë banorët e saj, me kurajë dhe guxim, e në mënyrë spontane apo thuajse të paorganizuar, filluan rezistencën apo revoltën reale. Dy muaj më parë, në mes të janarit, ishin shkodranët, demokratë të kahershëm që tentuan të rrëzonin bustin e gjakësorit Stalin, babait shpirtëror të komunistëve shqiptarë, që mburreshin ato vite se ishin besnikë të stalinizmit dhe enveristë. E patën lënë për në 14 janar, por Sigurimi një natë përpara ditës së caktuar bëri dhjetëra arrestime, i torturoi e gjymtoi në qelitë e veta, i dënoi, e ndonjëri prej torturave, vdiq vite më vonë.
Filloi pra të frynte e të ndihej era e ndryshimeve edhe në qëndrimin e njerëzve.
Në fund të muajit ndodhi në Tiranë grumbullimi i heshtur në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, me pritjen se diçka do ndodhte. Pavarësisht kësaj, ajo prani e heshtur e banorëve të qytetit kryesor të vendit tregoi se njerëzit kërkonin e prisnin ndryshime. Pati dhe këtu arrestime e rrahje të të arrestuarve, duke i quajtur ata organizatorë, kur dihej mirë se të tillë nuk pati, por kuptohet mirë që për regjimin ata që dolën ishin kundërshtarë.
Ramiz Alia dhe të tijtë me raprezaljet që pasuan, treguan se nuk do të lejonin që ndokush të kërkonte demokratizimin e vendit si të tjerët, e aq më tepër largimin e komunistëve nga pushteti i dalë ?nga gryka e pushkës?.
Në Kavajë qysh nga fundi i vitit ?89 pati fillesa protestash nëpër mbledhje me punonjësit e të dërguar nga qendra, pati edhe trakte kundër regjimit. Tentativa organizimesh pati dhe para marsit. Kjo ishte klima antiregjim që parapriu e përgatiti protestën në stadium. Atë e nxiti dhe fjala e përhapur se ? 5 minuta para fundit të ndeshjes ngrini dy gishta lart?. Nën këtë lajm disa të rinj bënë një trakt me thirrjen ?Kushtrim? për t?u ngritur kundër regjimit e për ta rrëzuar atë me forcë.
Në mes të muajit mars në Tiranë erdhi lajmi se të dielën më 25, në ndeshjen e futbollit Besa me Partizanin do të ndodhte diçka, do të kishte një demonstratë. Pritëm, dhe të nesërmen lajmet erdhën, madje plot hollësira, pavarësisht heshtjes së mediave dhe institucioneve zyrtare. Për këtë ngjarje të pritshme regjimi nuk qëndroi indiferent, por dërgoi në qytet trupat speciale e sambistë. Kur ndeshja po mbaronte, tifozët kavajas që mbushnin krejt stadiumin filluan të hidhnin parulla kundër regjimit, libra të diktatorit në tokë dhe u përleshën me trupat e ardhur enkas, duke dhënë shembullin e një kuraje të vërtetë e vetëmohuese. Ishin parullat emblemë për ato vite: ?Liri Demokraci?, ?Enver Hitler?, ?Poshtë Komunizmi? ?Poshtë Diktatura? e të tjera me përmbajtje të qartë politike e kundër regjimit, të shoqëruara dhe me këngë patriotike.
Menjëherë ndërhyri policia e forcat speciale me të cilat u përleshën të rinjtë. Ndërkohë policia filloi të godiste pa dallim ata dhe të arrestonte disa prej tyre, at që ishin më aktivët dhe në krye të protestës.
Demonstrata pati dhe të nesërmen 26 mars për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga policia e Kavajës dhe të dërguar në Degën e Punëve të brendshme në Durrës. Duhet të shënojmë se në ato ditë në protesta ishin dhe gratë e vajzat e Kavajës.
Një protestë tjetër u zhvillua dhe më 29 mars kur u hap fjala se një nga të arrestuarit në Durrës, Ilir Rrugeja , kishte vdekur nga torturat, ndërsa vëllai i tij Rexhepi, ishte në gjendje të rëndë… Me atë rast gjithë qendrat e punës lanë punën dhe dolën në shesh, u shkua dhe në Durrës ku panë dhe dy djemtë që ishin gjallë, por me shenja të qarta të torturave.
Kjo gjendje tensioni politik e mosbindjeje ndaj regjimit në Kavajë vazhdoi gjatë gjithë vitit ?90 në qytetin e Kavajës, madje dhe vetë dokumentacioni i kohës e quan ?gjendje e rëndë?; pati edhe një të vdekur – dëshmori Josif Buda – pati të arrestuar e të torturuar barbarisht, por dhe të dënuari si Ilir Rrugeja me 1 vit burg, Qazim Karriqi dy muaj burg, Arjan Kazazi tre muaj burg, Fatmir Veliu dy muaj burg , Jak (Zija ) Shtini tre muaj burg, Selaudin Cara 6 muaj burg e shumë të tjerë që u ndaluan nga policia për disa ditë. Të gjithë ata iu nënshtruan terrorit psikik dhe torturave të egra nga hetuesit dhe sigurimsat, por nuk u përkulën.
Kjo frymë e një lëvizjeje antikomuniste për demokraci vazhdoi gjatë në Kavajë dhe sigurisht tërhoqi vëmendjen dhe simpatinë e shumicës së shqiptarëve. Shembulli i tyre i dha kurajë të tjerëve për të protestuar, i tregoi botës se shqiptarët duan ndryshime rrënjësore, çka rriti presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Partisë së Punës, që vazhdonte në rrugën e vet të gënjeshtrave mbi realitetin shqiptar. Ajo vazhdoi për muaj të tëra në forma të ndryshme deri sa u shpall pluralizmi dhe kulmoi më 25 dhjetor me mitingun e madh për të festuar themelimin e Degës së Partisë Demokratike në Kavajë, në prani të gjithë qytetit.
Ndodhitë e atij viti historik në qytetin e Kavajës mendoj se duhet të studiohen e të njihen me hollësi e saktësi, shkaqet e rrjedha e tyre, protagonistët, dhunuesit, dhe kjo jo vetëm mbi bazën e dëshmive të protagonistëve e të tjerëve që kanë dijeni, por edhe me paraqitjen e tyre në dokumentacionin zyrtar të regjimit, që flet qartë mbi to. Dhe kjo pa ndarë nga situata politike dhe ndodhitë në mbarë Shqipërinë.
Së fundmi një propozim personal për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe Këshillin Bashkiak : Stadiumit të qytetit t?i vihet emri ? Stadiumi 25 Marsi ?./respublica.al
Luftëtarët e ISIS, ekspertët i cilësojnë ndryshe si “xhihadi...
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla ka dhënë dy var...
Flavius Belisarius, ishte një gjeneral bizantin që jetoi gja...
Belgjika ka pranuar se janë bërë gabime në lidhje me një nga...
Prsidenti Bujar Nishani është shprehur se presioni politik i...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Ish zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës ...
Kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve të Lindjes...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se dobësia e Evopërs ës...
Vendimi që tashmë është zyrtarizuar edhe me hyrjen në fuqi n...
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevoku...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka nisur ditën e sotme semina...
Komisioni posaçëm për Reformën në Drejtësi e ka shtyrë mble...
Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit...
Mbështetësit e ISIS kanë festuar sulmet terroriste në Brukse...
Mediat belge kanë publikuar pamjet në 3D të lëvizjeve të ter...
Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në re...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...