web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/ Boçe dhe fara kanabisi në vazo, arrestohet 41-vjeçari

24 Mars 2016, 19:48, Aktualitet CNA

 

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Agim Bekaj, 41 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen ?Tepe? Shkodër, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i?u gjet dhe i?u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një kovë e mbushur me një sasi materiali bimor në formë boçe, në gjëndje të thatë, e llojit Cannabis Sativa me peshë 1 (një) kg e 353 gramë dhe një qese e mbushur me fara të dyshuara si ajo e bimës Cannabis Sativa me peshë 70 gramë. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga